LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy opsionet/ Kush mund të marrë mandatin e Berishës

20 Maj 2021, 12:13, Politikë CNA
Dy opsionet/ Kush mund të marrë mandatin e Berishës

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha dje ka marrë një ndëshkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, ndalimin e hyrjes në atë vend, nëpërmjet një publikimi të bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe më pas publikuar edhe në faqen zyrtare të DASH.

Pas këtij vendimi, janë shumë zëra që thonë se Sali Berisha do të dalë sot në një konferencë shtypi dhe nuk do ta marrë mandatin e tij të deputetit dhe se do të vazhdojë betejën e tij për ta sqaruar këtë situatë deri në fund.

Ai ka njoftuar edhe një konferencë për shtyp sot në orën 18:00, në hotel Rogner.

Nga ana tjetër në rast të mos marrjes së mandatit nga Sali Berisha shihet se kush janë emrat që shpresojnë të marrin mandatin.

Aldo Bumçi është parë sot duke ruajtur pemën në Selinë e PD-së.

Por, edhe kjo çështja e mandateve duket se ka dy versione.

Së pari, në rastin e marrjes së një mandati nga lista ekzistuese, kur vazhdojnë emrat sipas radhës.

Pra, Sali Berisha nuk merr mandatin, por radha në listë nuk ka rivendosje, atëherë emri i radhës në listë është Aldo Bumçi me vetëm 2139 vota.

Një rast tjetër është rivendosja e listës.

Pra, rasti kur Sali Berisha e merr mandatin dhe e dorëzon atë, ka një rirenditje të listës, dhe e merr personi që ka më shumë vota. Pra me një rivendosje të pjesës së poshtme të listës deri tek mandatet fituese dhe humbëse, është Petrit Doda me 5988 vota.

Dy janë opsionet. Një opsion është ai i rivendosjes së listës, ku e fiton Petrit Doda dhe në rast se KQZ do të vazhdojë listën sipas emrave, e merr Aldo Bumçi.

CNA.al ka mësuar nga dy burime zyrtare se në rastin e Zotit Bumçi nuk ka një rivendosje të listës. Pra, nuk do të konsiderohet që Sali Berisha nuk e merr mandatin, pasi ai mund të mos e pranojë atë fare. Bën një shkresë dhe nuk ka një rivendosje të listës.

Nga ana tjetër një tjetër burim i tha CNA.al se nuk mund të konsiderohet mosmarrja e mandatit. Në momentin që ai shpallet dhe është fituar, personi fitues duhet ta marrë mandatin nga KQZ dhe pasi ai të mandatohet jep dorëheqjen dhe e lëshon atë. Çka detyrimisht bën që lista të rivendoset. Që do të thotë se në këtë rast është Petrit Doda ai që merr mandatin e Sali Berishës. Gjithmonë nëse ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Republikës do ta lërë mandatin, pas ndëshkimit të dhënë dje publikisht nga Sekretari Amerikan Antony Blinken, i cili njoftoi ndalimin e hyrjes në SHBA të Berishës dhe familjarëve të tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga