Connect with Us

Berisha ‘përballë Amerikës’/ Analistët komentojnë lëvizjen e ish kryeministrit: Do jetë betejë e vështirë

Politikë

Berisha ‘përballë Amerikës’/ Analistët komentojnë lëvizjen e ish kryeministrit: Do jetë betejë e vështirë

Publikuar

-

Berisha ‘përballë Amerikës’/ Analistët komentojnë lëvizjen e ish kryeministrit: Do jetë betejë e vështirë

Analisti Andi Bejtja, ka komentuar lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha  i cili paralajmëroi padi ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken, me akuzën e shpifjes, pasi e shpalli “Non Grata”.

I ftuar në Syri tv, Bejtja tha se Berisha ka përpara një rrugë të vështirë përballë Amerikës, por akti I tij duhet përshëndetur.

“Ndarja që bëri me Amerikën, është figurative, sepse kur ka hedhur personin në gjyq, ka hedhur institucionin.

LEXO EDHE:  Në PD s’ka më garë/ Zgjidhen “Enveristët” e Republikës së Re

Berisha ka përballë një mal të madh, sepse ka përballë Amerikën dhe Shqipërinë e Edi Ramës. Prandaj ky akt duhet përshëndetur.

Por Berisha nuk mori ngarkesë politike në këtë vendim. E la PD të lirë në rrugën e saj. Tha se fati im është fati im,” tha Bejtja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të shpëtojë PD, duke u larguar

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “Foltorja” e krijuar vetëm 3 javë më parë nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ia ka arritur qëllimit të saj.

I ftuar në Syri TV, Manjani ka theksuar se lëvizja e Berishës, po rikthen institucionin e shenjtë të votës.

Ai ka nënvizuar se lëvizja po shkon drejt synimit të saj, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e cila tashmë është në kolaps.



“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar.

“Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa. 

Hapi i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e Lulzim Bashës, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria nuk rrit çmimet”/ Deputeti socialist për krizën ekonomike: Do paraqesim paketë masash

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur rritjen e çmimeve  që u paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e “Fax News”  ai tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e tregut të lirë, ndërsa theksoi se qeveria do të paraqesë një paketë masash për të lehtësuar pasojat e kësaj krize ndaj familjeve dhe shtresave në nevojë në Shqipëri.

“Qeveria ka anonçuar dhe do të paraqesë një paketë masash për situatën që është në vijim e sipër. Kemi parë situatën në Britani, kemi reduktim të furnizimit me gaz të Rusisë drejt Europës që ka rritur çmimet dhe do të ketë pasoja edhe në tregun tonë.



Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet.

LEXO EDHE:  Plas në PD/ Basha sherr me Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin

LEXO EDHE:  Amerika paralajmëroi për trazira në veri, dy ditë para se të vritej Ivanoviq

Nuk është qeveria që ngre çmimet, nuk ka përcaktime për rritje çmimesh, qeveria nuk shet naftë apo ushqime. Qeveria nuk ka lidhje me shitjen është rregulli i tregut që po ndodh. Reshjet e shiut të krijojnë një rezervë të mirë ujore në Shqipëri në mënyrë që të kemi mundësi për ta balancuar me prodhimin vendas. Energjia nga era dhe diellore është duke u punuar, shumë subjekte private janë duke përdorur energjinë diellore kanë marrëveshje me OSHEE që mos paguajnë. Këto biznese kanë lehtësinë për të mos harxhuar nga energjia që blihet.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mban në gojë gratë e botës si “k”, kur ke plot “ k” brenda familjes”/ Deklarata e fortë e Murrizit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Agron  Gjekmarkaj sot në Kuvend.

Ky i fundit i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të largojë nga administrata dhe Akademia e Shkencave punonjësit që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Murrizi shkruan se një kërkesë të tillë Gjekmarkaj duhet ta bënte në Grupin Parlamentar të PD. Sipas tij nëse 140 deputetëve do i kërkohej të shkojnë të marin çertifikatën e pastërtisë së figurës, 30 prej tyre nuk do kishin këllqe.

Ky shtet prej 31 vitesh postkomunizëm është drejtuar vetëm nga ish komunistë, bijtë e tyre dhe ish spiunë të sigurimit. 234 janë në policinë e Shtetit, 73 në SHISH, të tjerë në ushtri e ministri shton Murrizi.

“E pershendes deklaraten e deputetit Gjekmarkaj sot ne Kuvend ku i kerkoi Rames te largoj ish sigurimsat dhe spiunet e tyre nga akademia e shkencave dhe nga administrata e Shteterore

Por do ishte mire qe nje kerkese te tille ta bente ne grupin parlamentar te PD, kerkese te cilen une e kam bere disa here ne vitin 2017 e qe Basha heshte sepse shihte fytyra te nxira e te verdha ne salle

Kembengul Agron dhe do te shohesh qe pothuajse ne çdo qark ke deputet qe kane perveç emrit qe Ti ju therret, edhe emra me iniciale nga ata qe ka botuar dje gazeta afer qeverise

Te rrekomandoj ti hedhesh nje sy librit te Aleksander Meksit “ DHJETOR 90” dhe do shikosh se ish funksionare te ppsh, te rinise komuniste, te frontit demokratik, etj i ke aty ne krahun Tend ne salle e rrotull Teje ne çdo institucion te ketij Vendi

Kerkojua te 140 deputeteve te shkojne te marin çertifikaten e pastertise se figures Agron dhe do shohesh qe rreth 30 “ cope” deputet nuk kane kellqe te shkojne

Kerkoja Bashes Agron qe tua kerkoj Deputeteve te PD dhe do te shohesh qe mbi 17 “ cope” nuk kane kellqe



LEXO EDHE:  Berisha: Rama nuk kursen as të vdekurit për leverdi politike!

LEXO EDHE:  Plas në PD/ Basha sherr me Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin

Do te thote ndonje mender demutkrat ne komente qe pse thua qe ka spiune ne PD e jo ne PS

Ne PS e kane per nder kush ka qene sigurims e spiune sigurimi se nostalgjia per rregjimin dhe origjina nga vijne, i ben krenare pse kane qene sigurimsa e ish spiune sigurimi

Po ne PD pse duhet te kete akoma sigurimsa, ish spiune sigurimi, ish komuniste dhe ish funksionare te ppsh e te rinise, frontit, bashkimeve profesionale etj , sot 31 vite neokomunizem????

Sa per ne Shtet ke plot Agron se ky Shtet prej 31 vitesh postkomunizem eshte drejtuar vetem nga ish komuniste, bijte e tyre dhe ish spiune te sigurimit

Ke plot 234 ne policine e Shtetit, ke 73 ne shish, ke ne ushtri, ke tek dsik, ke ne çdo ministri

Madje edhe ai qe leshon çertifikaten e sigurise per Ty Agron apo per çdo Deputet, Minister, President etj, per te gjithe pushtetin gjygjesor per trupin diplomatik Shqiptare e per çdo funksionare te ketij shteti eshte nje ish sigurims nga nahia Jote Agron dhe quhet Mark Ndreca

Prandaj qe te jesh korrekt ne kerkesen tende sot ndaj Rames, duhet qe mese pari te luftosh qe ti largosh nga PD, nga kryesia e PD nga keshilli kombetar, nga grupi yt parlamentare, nga drejtues te degeve te PD e pastaj te gjithe se bashku te luftojme qe te kemi nje Qeveri dhe nje administrate Shteterore pa ish komuniste, pa ish sigurimsa e pa ish spiune sigurmi

Se ndryshe i bie qe te mbash me goje grate e botes si “ k” kur ke plot “ k” brenda familjes“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE