Connect with Us

Berisha flet për fëmijët/ “Nuk kanë përfituar nga sektoret publike, djali s’ka lidhje me Gërdecin”

Politikë

Berisha flet për fëmijët/ “Nuk kanë përfituar nga sektoret publike, djali s’ka lidhje me Gërdecin”

Publikuar

-

Berisha flet për fëmijët/ “Nuk kanë përfituar nga sektorët publike”

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në deklaratën e tij për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, kishte ngritur akuzat se ish-lideri i PD-së ka pasuruar familjen me fondet publike.

Por Berisha ka hedhur poshtë këto akuza, teksa ka folur për fëmijët e tij. Ish-kryeministri deklaroi se bashkëshrtoja e tij prej vitesh ka punuar në të njejtën lagje, ndërsa për djalin tha se në gjithë jetën e tij ka marrë vetëm 3 ose 4 muaj rrogë publike.

“Marrim fëmijët, djali në jetën e tij ka marrë 3 ose 4 muaj rrogë publike dhe nuk ka marrë kurrë më në jetën e tij asnjë rrogë dhe nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga partnertitet publike, ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektorët publike”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Si e ka përndjekur mallkimi familjen e famshme Kenedi në SHBA

Moderatori Blendi Fevziu e pyeti edhe për akuzat ndaj djalit të tij, Shkëlzenit, se ka lidhje me shpërthimin në Gërdec.

“Aq sa ke ti lidhje, aq ka dhe djali im me Gërdecin. Janë të gjitha trillime, të faktuara me çdo gjë. Kurrë s’ka patur lidhje”, u përgjigj ish-kreu i PD-së, ndërsa foli edhe për vajzën e tij, Argita.

“Vajza ime ka bërë bilancin, ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicione të mira me burrin e vet. Ata kanë fituar 1 milion e 400 mijë dollarë, kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion”, theksoi Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Si e ka përndjekur mallkimi familjen e famshme Kenedi në SHBA

LEXO EDHE:  VIDEO/ Prindërit marrin në pyetje djalin e tyre 3 vjeçar për të “dashurën” e tij



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Lirimi i Orest Sotës/ Berisha: Vendimin e mori Rama dhe këshilltari i tij

LEXO EDHE:  Si e ka përndjekur mallkimi familjen e famshme Kenedi në SHBA

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar, shkeljen e statutit dhe përjashtimet jane tiparet diktatoriale të Lulzim Bashës skane asnje lidhje me Amerikën.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE