LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Sali Berisha tek Lulzim Basha/ Kush e ka PD dhe ku gabojnë kritikët?!

19 Maj 2021, 10:01, Politikë CNA

Ka shumë argumenta pse Lulzim Basha humbi zgjedhjet, ja vodhën ja blenë, dikush si beson këto. Por askush nga ata që është brenda PD nuk analizon thelbin, masakrën që i është bërë strukturave të PD për kapjen e partisë nga Luli dhe njerëzit e tij në bazë. Gjithçka me konflikte, përplasje e deri në armiqësi ku shumë njerëz shihen armiq sa edhe kundërshtari politik apo edhe më keq.

Degë me kryetarë në pension

Lulzim Basha ka zgjedhur që të ketë të njëjtët emra në degët e PD, emra që kanë nga 8, do shkojnë 12, ndonjë ka edhe më shumë si kryetar apo të tjerë që do dalin në pension në drejtim të strukturave lokale nga seksioni në drejtimin e degës.

Mban bazën nën kontroll në degë me emra që kanë gjithë jetën atje, tetë vite kryetari i PD-së së Korçës, ai i Fierit, ai i Durrësit etj, ka të tjerë që riciklohen. Emra të cilët vërtiten sipas interesit të Lulzim Bashës, të cilëve nuk ka çfarë iu bën Sali Berisha, edhe sikur të shkojë në PD. Tani ata janë Luli në parti, disa janë deformuar nga Berishjanë janë bërë Lulzimsa.Kryesia miraton datën/ Zgjedhjet për kryetar të PD mbahen më 13 qershor

Sot problemi në Partinë Demokratike nuk është thjeshtë dhe vetëm se kush shkon kryetar dhe pse ka një debat nga kritikë apo kundërshtarë të Bashës brenda PD-së.

Problemi është një hapje e saj poshtë. Atje poshtë ka ndodhur çarja, e cila është aq e madhe sa Berisha nuk e bashkon më dot.

Përkundrazi rikthimi i Berishës mund të sillte një çarje tjetër të brendshme. Ndaj, të gjithë ata që mendojnë rikthimin e Berishës e kanë gabim. Ata që mendojnë se Lulzim Basha nuk e ka PD-në partinë e tij, tani sërish e kanë gabim.

Sot PD-ja është më shumë se kurrë partia e Lulit. Dhe ndoshta ka ardhur koha që të gjithë ta pranojnë. Ajo është partia e tij. Nuk është më një Parti Demokratike, është më e ngurtë se kurrë, është më e ndarë se kurrë, është më e përçarë se kurrë, por ka një mbështetje dhe trupë elektorale për shkak të kundërshtisë që njerëzit kanë ndaj Edi Ramës.

Socialistët kanë një oponencë, dhe kjo ka ngelur nën logon PD. Dhe gjithçka, çdo pakënaqësi apo çdo vërejtje ndaj Ramës në opinionin publik shqiptarë, fatkeqësisht perceptohet se ka përfaqësim vetëm logon e PD-së kundër Edi Ramës.

Çdo logo tjetër nuk perceptohet si një forcë e madhe opozitare kundër kryeministrit. Ndaj ky është problemi politik sot në Shqipëri.

Çfarë ka parasysh Rama kur kërkon Bashën në bashkëqeverisje?Shqipërisë i mungon opozita e vërtetë përballë Edi Ramës. Nuk i duhet as Sali Berisha në krye të PD-së. Lulzim Basha duhet lënë me atë parti që ka dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka më zgjidhje dhe se zgjidhja e vetme është krijimi i një opozite, i një force të re politike opozitare, me një bashkim vlerash dhe parimesh, me një garë duke dhënë leksionin e asaj që nuk bën dot PD-ja, me apo pa Sali Berishën, me apo pa Lulzim Bashën. Të bëhet ndryshe, në një formë ndryshe, me një stil European, jashtë Partisë Demokratike.

E në rast se do të bëhet kjo, nuk ka nevojë njeri as të thërrasë Sali Berishën në ndihmë sikur ky i fundit të ishte Zoti, kur në fakt është një njeri dhe është një mëkatar (huazuar nga një kritik i dështuar i Bashës). Dhe as Lulzim Bashën sikur ky është një njeri që ka marrë peng një pasuri të madhe që i duhet gjithëkujt.

Hapet gara për kreun e PD-së/ Kandidaturat pranohen deri më 22 maj, kriteret që duhet të plotësojnëKontributet mund të vazhdojnë në një forcë të re politike, e cila mund të jetë zgjidhja.

Sali Berisha dhe koha e tij tashmë ka kaluar. Vlerat dhe kontributet e tij do të jetë historia që do t?i vlerësojë, kurse qurravitjet dhe lutjet ?Sali kthehu?, duken si ato thirrjet e qëmotshme, që i përdorte historia për Haxhi Qamilin, me thirrjet ?Duam babën?.

Ndaj dhe do të ishte mirë që kritikët e Bashës duhet të jenë të qartë. Lëvizja nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm një qasje kritike ndaj Lulit, apo një sy shkelur ndaj Berishës.

Akti i tyre duhet të jetë një kalim në një front opozitar, tek hapësira e lënë bosh nga Partia Demokratike.

Sa më shpejt ta bëjnë, aq më mirë do jetë. Ndoshta një lëvizje, me një bord drejtues, me një grup drejtues me shumë kontribute, duke thirrur çdo emër dhe duke qënë një forcë e hapur dhe duke krijuar një bazë të vërtetë politike jashtë Partisë Demokratike dhe një opozitë të vërtetë. Jo një logo e cila tenton të quhet opozita, por thjeshtë dhe vetëm po dekanton si një mbetje e keqe e pushtetit të Edi Ramës, që kërkon një opozitë fasadë të përdorur dhe keqpërdorur./ CNA.al

Analiza dhe faktet/ Pse as Berisha nuk e reformon dot më PD-në?

Lajmet e fundit nga