Connect with Us

Maliqi i del krah Berishës/ “Qesh mirë kush qesh i fundit”

Politikë

Maliqi i del krah Berishës/ “Qesh mirë kush qesh i fundit”

Publikuar

-

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me shpalljen non grata nga SHBA të Sali Berishës dhe familjes së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale Maliqi ka shprehur mirënjohje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe për të gjitha të mirat që ka bërë për vendin tonë. Sipas tij, Berisha mbetet njeri human, njerëzor dhe njeri i fjalës dhe veprave.

Ai është shprehur se dardha e ka bshtin mbrapa duke e mbyllur postimin me qesh mir kush qesh i fundit.

Mirenjohje: Futi vendin ne Nato,liberalizoj vizat me BE,bashkoj Kombin me tynelin e Kalimashit,dyfishoj pensionet dhe pagat,investoj ne arsim,kultur,shendetesi e kudo,priti ish Presidentet Bush e Klinton.Mbetet human e njerzor,njeri i fjales e veprave.Tao-t,konet,ajdutet e kryeajduti i taksave te shqiptareve i blerjes,manipulimit,deformimit te votes dhe demokracise,gezohen nga lajmet ditore,nderkohe DASH ka akuzuar per 200 milion euro gruan e Bilalit ,nderkohe qe vendi u mbush me droge,avion te rrezuar ne Divjak,kudo pasiguri,kriminel,banda,varferi,shpopullim,institucione te kapura,zgjedhje lokale moniste etj etj. Dardha e ka bishtin prapa, qesh mire kush qesh i fundit”, ka shkruar Maliqi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Kufijtë e Kosovës/ Ngjela zbulon prapaskenat e Thaçit

LEXO EDHE:  Zhduken 28 dokumente super sekrete në Ministrinë e Brendshme/Ja kush i ka vjedhur

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Korrupsion dhe manipulim në provimin e policisë për “thesin e votave”

LEXO EDHE:  SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, vriten 3 policë

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Favorizohen farmacitë me ilaçe të skaduara

LEXO EDHE:  Basha flet me emigrantin/ Kuksiani i bën premtim: Mezi po pres të vij atje

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE