Connect with Us

Ekzekutimi i Taulant Gjikës në Vlorë/ Dorëzohet njëri nga autorët e dyshuar

Kronika

Ekzekutimi i Taulant Gjikës në Vlorë/ Dorëzohet njëri nga autorët e dyshuar

Publikuar

-

Ekzekutimi i Taulant Gjikës në Vlorë/ Dorëzohet njëri nga autorët e dyshuar

Është vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Vlores Skerdian Gabrani.

Gabrani është një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Beqirajt, i cili ka mbajtur edhe mbiemrin Gjika.

Në momentin e dorëzimit ai ka qenë i shoqëruar nga avokati I tij, ku dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur atë ditë.

Grabani është dorëzuar pas më shumë se dy muaj nga ngjarja qe ndodhi në datë 3 mars në rrugën Transballkanike në Vlorë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Krimi i rëndë në Gjirokastër/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Arrestohen grabitësit e bankës në Shijak

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Vatër zjarri edhe në Tiranë/ Garda shuan flakët tek Kodrat e Liqenit 

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë mjaft kritike, ku zyrtarisht njoftohet për 13 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Por, ditën e sotme edhe në Tiranë është raportuar për një vatër zjarri.

Zjarri ka rënë tek Kodrat e Liqenit në park, por fatmirësisht shuarje e tij është bërë e mundur nga efektivët e Gardës së Shqipërisë.

Ndërkohë, CNA.al ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shikohen efektivët e Gardës ne “luftë” me flakët.

LEXO EDHE:  Krimi i rëndë në Gjirokastër/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Po kalonte rrugën/ Automjeti përplas këmbësoren

Sikurse shikohet edhe në videon më poshtë, zjarri ka dëmtuar disa pemë, por tashmë fatmirësisht situata është vënë nën kontroll dhe flakët janë shuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka dhënë lirinë, ish zëvendës-Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Apeli ka pranuar kërkesën e Vodës, dhe ka marrë vendim, duke i ndryshuar masën e arrestit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Vlorë/Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

LEXO EDHE:  Sherr me thika/ Plagoset një 20 vjeçar

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk./CNA.al

LEXO TE PLOTE