LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha shpallet “non grata” nga SHBA/ Reagon çuni i Fahri Balliut

19 Maj 2021, 17:42, Politikë CNA
Berisha shpallet “non grata” nga SHBA/ Reagon çuni i Fahri

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar për shpalljen ?Non Grata? të ish kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Balliu e cilëson ish kryeministrin Sali Berisha si histori të vendit tonë. Sipas tij, Sorosis nuk mund të arrijë të bind njëri që Berisha është vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane dhe roja i çështjes kombëtare.

?Nuk shpallet non grata historia. Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit. E sjelljes së demokracisë. E antarësimit të vendit në NATO. E liberalizimit të vizave dhe e orintimit Euroatlantik të politikës shqiptare.

Ai është mbrojtësi i Kosovës dhe vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane. Sali Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm. Lobingu Sorosis nuk ja arrin dhe kurrë nuk do tja arrijë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën?, ka shkruar Balliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga