LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analiza dhe faktet/ Pse as Berisha nuk e reformon dot më PD-në?

19 Maj 2021, 09:37, Politikë CNA

Ka një artikulim publik, apo qëndrim, të shumë klritikëve të Lulzim Bashës të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij, por edhe zëra të ndryshëm që pas humbjes së katërt rrjesht të kreut të demokratëve në detyrë, kërkojnë largimin e tij dhe rikthimin e Berishës.

Sali Berisha e ka bërë të qartë se ai nuk kthehet, pra largimi i tij është pa kthim.

Ndoshta ka zgjedhur ta drejtojë në hije, ndoshta tashmë Luli nuk e pyet më, sepse për këtë të fundit dikush duhet të jetë i bindur që Jemin Gjana dhe disa personazhe të tjera në parti nuk do të ishin në ato pozicione, të paktën po të ishte Berisha.

Megjithëse ka të tjerë që thonë se vasalitetin në shumë fytyra të paduruara dhe të urryera në Partinë Demokratike, Berisha i përdor pikërisht për t?iu thënë zërave kritikë që ?sa më keq të silleni ju aq më të keqe do ta merrni edhe përgjigjen.?

Në fakt në situatën që ndodhet PD-ja, as rikthimi i Berishës nuk zgjidh asgjë. PD ka marrë një rrugë pa kthim e cila do ta çojë atë drejt një disfate tjetër në zgjedhjet e ardhshme, do ta çojë atë drejt një zvogëlimi të mëtejshëm ose katër vite të cilat nuk janë pak, me fitoren e Bashës me 13 qershor do të sjellin një rrjedhojë tjetër politike dhe ndoshta një ?rrufe në qiell të pastër?, mund ta bëjë Lulin kryeministër.Kur vërtet fajin e ka Saliu

Kjo e fundit nuk duket e pamundur, por edhe e mundur duket të jetë mjaft e vështirë.

Sali Berisha nuk e reformon dot më Partinë Demokratike, me situatën që ndodhet ajo. Pasi ka pësuar disa dallgë çarje, goditje të thella të cilat nuk i ngjit dot më. Gjithçka ka filluar nga gara Basha-Olldashi, e cila dha edhe goditjen e parë ndaj Partisë Demokratike pas pushtetit. Kuptohet edhe me kontributin e madh të Sali Berishës. Ndarje në një proces ku u hoqën njerëz nga listat e votimit, fletë votimi me numër serie, etj etj.

Një dalje hapur e Sali Berishës në mbështetje të Sokol Olldashit, e më pas një fitore e Lulzim Bashës. Një luftë e këtij të fundit ndaj njerëzve të Olldashit dhe një përçarje e partisë.

Më pas vjen goditja e dytë. Sulmi ndaj Majlinda Bregut, përplasjet e atëhershme me Mesila Dodën në parlament, e më tej shkojmë tek 2017-ta, tek listat e Lulzim Bashës i cili me një të rënë të lapsit fshiu të gjithë senatorët e kontribuesit në PD, dhe i zëvëndësoi ata me një tufë palaçosh dhe sharlatanësh që ishin thjeshtë dhe vetëm servilë të oborrit të tij, ku shumica e tyre janë ende në parliament, por një pjesë tjetër i ?vrau? dhe vetë në vazhdim.

Goditja e 2017-ës solli mungesën e dytë të një gare në Partinë Demokratike. Pra, nuk pati më një garë. U zhvillua vetëm një garë formale, Luli luante me lojën ngriva-shkriva, dhe sot jemi përballë faktit se ende nuk garë në PD. Pra, nuk ka demokraci në Partinë Demokratike.

Dhe është e treta garë që ndodh së shpejti, që nuk ka demokraci. Një garë pa garë. Si mund të kërkosh që të kesh barazi dhe një garë të barabartë me kundërshtarin politik, kur ti nuk e garanton atë brenda partisë tënde.

Pas, mungesës së garës në vitin 2017, ndodhi një tjetër përçarje e madhe. Largimi i Patozit, Topallit dhe shumë emrave të tjerë.

Majlinda Bregu shkon në institucione ndërkombëtare, të tjerët vazhdojnë të përballen me Bashën.

Në atë kohë u shkëput edhe një grup tjetër, që në vitin 2013 kishte mbështetur Lulzim Bashën. Janë këtu disa personalitete të Partisë Demokratike, si Edith Harxhi, Gent Malko, Edvin Kulluri, etj. Por, edhe emra si Arben Imami, Ibsen Elezi, të cilët në momente të caktuara kishin qënë luajal me Lulzim Bashën. Dhe në 2017-ën pati një qëndrim ndryshe nga linja që mbajti Astrit Patozi dhe disa emra të tjerë, sepse kërkonin një reformë statusore, ndërsa grupimi i Patozit dhe shumë demokratëve të tjerë, kërkonte dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Kuptohet pati disa mbledhje kryesie. Disa përplasje të vogla dhe Lulzim Basha nuk bëri asgjë. Ai mblodhi rreth vetes së tij një pjesë të mbështetësve që i kishte pasur, përfshiorë këtu Enno Bozdon, Fatbardh Kadillin etj, emra të cilët nuk i kishte kandiduar për deputetë, por ishin sekretarë dhe drejtues qendrorë të Partisë Demokratike, sërish duke i gënjyer dhe lufta vazhdoi.

Përçarja u bë më e thellë, Astrit Patozi u largua dhe krijoi Bindjen Demokratike me një grup të rinjsh të cilët kishin vite kontribute në PD.

Më pas vjen 2019-ta, djegia e mandateve, një tjetër përçarje brenda PD-së. Kishte shumë zëra kundër, të cilët thoshin se dalja nga institucionet do të ishte katastrofike, do të kishte pasoja të rënda. Por, Basha djeg mandatet, del nga parlamenti, shpall fitoren dhe rrëzimin e Edi Ramës.

Zgjedhjet lokale afrohen pas disa muajsh protesta, ndërkombëtarët japin mesazhin e qartë: ?zgjedhjet do të bëhen qoftë edhe me një parti?.

PD nuk hyn në zgjedhje, ato janë thjeshtë dhe vetëm formale. Në garë është Bindja Demokratike, socialistët marrin bashkitë, dhe opozita ndodhet në katastrofë.

Zgjedhjet lokale njihen dhe PD-ja është më e përçarë se kurrë. Pavarësisht se shpresohet se linja radikale po ecte, nga brenda kishte zhgënjim, strukturat ishin të lodhura, partia ishte e përçarë dhe ndoshta edhe më keq pas fenomenit që ndodhi në çadër në 2017-ën, ku u dha një krisje e bazës me Lulzim Bashën. Sepse pas tre muajsh rezistencë në çadër, një marrëveshje me Edi Ramën, e dyshimtë dhe e pasqaruar kurrë publikisht, prodhoi atë listë që përmendëm më lart, por edhe një ndarje të madhe të strukturave të demokratëve me kryetarin e tyre dhe një mosbesim thelbësor.

Një ndjenjë tradhëtie e qartë. Kjo po përsëritej edhe në 2019-ën, por në një formë tjetër. Radikalizmi i zgjedhur nga Basha sërish ishte i gabuar, në momentin e gabuar dhe i sulmuar nga ndërkombëtarët.

Është tërmeti i nëntorit 2019 dhe ndryshimi i menjëhershëm strategjik i Lulzim Bashës. Këshilltarët izraelitë zgjedhin ta paraqesin si lider, me një formë tjetër artikulimi dhe kështu vijoi të ecte pas tërmetit, gjatë pandemisë, deri në zgjedhjet e fundit, ku sërish rrugës gaboi.

Gaboi duke përplasur sërish strukturat e partisë me kandidatët për deputetë, duke i gënjyer se do të ishin ata që do të propozonin kandidatët për deputetë, do të ishin ata që do t?i zgjidhnin, dhe do të bënin listat. Por, nuk bëri asgjë. Ata që u votuan negativisht nga strukturat sërish u vunë në listë.

Ata që u hoqën nga Komisioni i famshëm i Vettingut sërish u kandiduan dhe vetë anëtarët e Komisionit u futën në lista.

Sërish situata e 2017-ës, sërish përplasje me bazën.

E pra, gjithë kjo histori dhe fushata e dështuar e Lulzim Bashës, humbjet e tanishme në zgjedhje dhe situata e zgjedhjeve brenda PD-së, tregojnë se as Berisha nuk zgjidh dot më asgjë.

Ata që shpresojnë se rikthimi i Berishës do të zgjidhte gjithçka, ose jane infantilë politikë, ose nuk kanë sy të shikojnë e veshë të dëgjojnë, ose nuk kanë mendje të mendojnë. Tjetër rrugë nuk ka.

Ka edhe një tjetër strategji politike të stilit, ?po e mbrojmë Berishën si ikonë, sepse ai ka shumicën e njerëzve në parti?.

Në fakt, këtu i bëjnë llogaritë gabim. Shumicën e njerëzve në parti tashmë i ka Lulzim Basha. Aq shumë njerëz ka në PD Lulzim Basha, sa ditën që humbi askush nuk i tha ik. Por, shkuan turpësisht strukturat e PD-së në Tiranë dhe e duartrokisnin humbjen e tij. Megjithëse Basha i kishte tallur për 48 orë. Kishte shpallur fitoren, kishte dalë sërish më vonë dhe kishte thënë që votat e fitores së tij ishin në kuti, edhe pse po humbiste. Dhe po iu fliste përballë duke iu thënë se zgjedhjet ua kishin vjedhur.

Pra, Lulzim Basha e ka tashmë partinë e tij. Ka mundur ta bëjë partinë si vetja. Ka mundur ta sjellë në formën, dhe ka një lloj amalgame që ndoshta nuk është ajo PD-ja e vjetër, por një PD më e keqe se kurrë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga