LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Shkodër/ I ati i autorit të dyshuar akuza ndaj policisë, bashkëshortja e viktimës: Duam drejtësi

18 Maj 2021, 16:12, Kronika CNA
Vrasja në Shkodër/ I ati i autorit të dyshuar akuza ndaj

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Endri Mustafës, policia ka shpallur më kërkim Ibrahim Licin si të dyshuar kryesor të vrasjes si dhe ka vënë në pranga të miturin E. M., 15 vjeç si dhe Edison Arazin të dyshuar si bashkëpunëtorë. Por menjëherë pas deklaratës së policisë ka reaguar Mustaf Lici, babai i autorit të dyshuar për vrasje.

?Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është skenar i përgatitur nga policia por është një blof i radhës që do dështojë?, deklaroi Mustaf Lici.

Ai ka nënvizuar se të përfshirë në krim janë persona që nuk kanë lidhje me familjen e tij ndërsa ka shtuar se vetë familja e viktimës e di se kush e ka kryer vrasjen. Madje, Mustaf Lici akuzon edhe vetë policinë.

?Më datë 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë se vrasjen e kane bërë Ibrahimi Lici por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtorë të Bajrave. Familja e di shume mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerr jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty?, ka shtuar ai.

Sipas tij, kanë pamje filmike ku dëshmohet se i biri nuk ka gisht në vrasjen e 32-vjeçarit Mustafa, fqinj i tyre.

?Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar. Kam qenë tek familja e viktimës për t?u pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thane se e dimë se kush na e bëri?, përfundon ai.

Në banesën e Endri Mustafës janë hapur dyert e mortit. Bashkëshortja e tij tregon momentet e fundit me bashkëshortin si dhe shprehet e bindur që vrasësi nuk ka lidhje me familjen Lici.

?Ata janë komshi këtu nuk kemi pasur asgjë problem me ta, unë kam dhënë deklaratën time për të. Habitem se si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje, ne jemi 100% të sigurt se ngjarja nuk ka ndodhur me ta, ne jemi kojshi me ta nuk i kemi pasur asnjë lloj problemi me ta?, shprehet Ingrid Mustafa.

E veja duke rrëfyer për ngjarjen thotë se Endriti kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje rreth orës 22:00 pasi kishte komunikuar me telefon me të miturin e arrestuar tashmë.

?I kishte bërë disa muhabete, por i thash që mos u merr me të, jo po ai është fëmijë nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t?i bënte. Ka ik në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë fjalë nga ai. Iku me atë 15-vjeçarin nga shtëpia?, shprehet nëna e dy fëmijëve.

Në fund, ajo bën thirrje për drejtësi për vrasjen e bashkëshortit. Ingrid Mustafa pranon se bashkëshorti i saj ishte person në kërkim nga policia dhe qëndronte i fshehur dhe sipas saj ishte rikthyer në shtëpi për të takuar fëmijët pas një periudhe të gjatë, gjatë festës së Fiter Bajramit./euronews

Lajmet e fundit nga