Connect with Us

Vrasja në Shkodër/ Elton Qyno zbulon detaje të reja

Kronika

Vrasja në Shkodër/ Elton Qyno zbulon detaje të reja

Publikuar

-

Vrasja në Shkodër/ Elton Qyno zbulon detaje të reja

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në zonën e Livadheve.

Sipas tij, mënyra e ekzekutimit tregon se viktima ka ditur një sekret dhe për këtë arsye mund të jetë vrarë. I ftuar në emisionin “Open” Qyno shtoi se nuk përjashtohet fakti se mund të jetë ekzekutuar për arsye hasmërie.

Viktima ka ditur një sekret dhe nëse do të fliste do ta nxirrte atë sekret. Nuk dihet nëse ka folur diku, por ishte një person problematik dhe kundërshtarët mund t’i druheshin dhënies së informacionit në polici dhe prokurori. Nga mënyra e ekzekutimit është një mesazh i qartë që ai kishte një informacion të rëndësishëm dhe nuk duhet ta tregonte atë.

Ngjarja ka ndodhur në 14 maj. Mua nuk më rezulton që personi të ketë qenë në kërkim. Bashkëshortja është ndodhur nën presionin e dy grupeve në Shkodër që i thonë mos fol për mua dhe prandaj sot ka dhënë ato deklarata.

Viktima është tërhequr zvarrë. Ka një pozicion  shumë të çuditshëm në krahasim me vrasjet e tjera. Është tërhequr nga një ose dy persona dhe është pozicionuar mbrapa një ferre që të mos dukej. Zona e Livadhit njihej nga viktima, nga Ibrahim Lici dhe Ismer Bilali.Është një vrasje që ka ndodhur brenda llojit të vetë dhe të dyja palët kanë dijeni. Viktima dhe personi që është në kërkim janë persona që janë kurriz më kurriz me njeri-tjetrin.

Është nipi i Admir Aliaj, i vrarë në 21 dhjetor 2014. Admiri është ekzekutuar bashkë me Edmond Batrën ku ka ngelur i plagosur edhe një person dhe ka shumë gjasa që vrasja e nipit të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë”, është shprehur Qyno./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE