Connect with Us

Tronditëse/ E mitura përdhunohet në grup

Kronika

Tronditëse/ E mitura përdhunohet në grup

Publikuar

-

Lushnje/ 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me 12-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë ku një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur.

Policia njofton sejanë prangosur  pesë persona nga mosha 17 deri në 44-vjeç,  pasi dyshohen se me anë të shantazheve kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Durrës/ Policia jep detajet

Të arrestuarit janë A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet i mbytur me duar të lidhura/ Zbardhen lëvizjet e fundit të 25-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë u raportua për një ngjarje të ndodhur në Korçë ku një 25 vjeçar ishte dhunuar dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Sot janë zbuluar lëvizjet që 25 vjeçari dhe autorët e krimit kanë bërë. Mësohet se ata janë takuar në Elbasan dhe kanë qëndruar bashkë në Korçë një hotel për katër ditë.

Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë me dije se viktima, i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person i shpallur në kërkim tashmë, dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Durrës/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Durrës/ Policia jep detajet

Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të vrasjes me dashje.

Pas datës 27 policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhen detajet, si u arrestua subjekti i OFL-së

Publikuar

-

Nga

Aksioni i djeshëm i forcave Renea në Vlorë, është zbardhur sot nga Policia.

Policia thotë se këtë aksion e ndërmorën  për të vënë në pranga personat në kërkim që ishin të dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Durrës/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Aksioni “Anti-KÇK”/ Bllokohen 32 makina luksoze në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë. i arrestuari që policia e identifikon me iniciale, është subjekt i OFL-së, Edision Begaj, ndaj të cilit pak ditë më parë iu bë një atentat/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërtimet pa leje/ Arrestohet pronarja me dy punonjësit

Publikuar

-

Nga

Ndërtimet pa leje në Jalë e Dhërmi/ Nën hetim tre pronarë biznesesh

Ndërtimet pa leje kanë “çuar” në pranga tre persona.

Sipas Policisë, në fshatin Cerkovicë në Finiq, janë arrestuar pronarja e një objekti dhe dy punonjësit, pasi janë zënë në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në tokë publike.

Bëhet fjalë për 65-vjeçaren E.K. dhe dy punonjësit 60-vjeçarin I. I. dhe A.O., 62-vjeç, të tre banues në Sarandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE