Connect with Us

Rriten temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sociale

Rriten temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Publikuar

-

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar, sipas MeteoAlb.

 

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi  deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, ndërsa mund të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Mësoni çfarë parashikojnë sinoptikanët

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Irritimi i qytetarëve/ Bashkia Tiranë rikthen abonetë e përgjithshme

Publikuar

-

Nga

Një muaj më parë abonetë e përgjithshme u hoqën nga qarkullimi për shkak të verifikimit të fluksit të linjave të transportit publik.

Për këtë pati shumë ankesa nga qytetarët të cilëve ju duhet të lëvizin çdo ditë, me disa autobusa.

Ditën e sotme Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar rikthimin e aboneve të përgjithshme, si dhe ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat dy ditët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Vendi ynë do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme (e Enjte) ashtu dhe për ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Për ditën e nesërme në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër. Gjithashtu temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Këtë fundjavë hiqini xhupat, ja sa do të shkojnë temperaturat

Shërbimi Meteorologjik raporton se në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius.

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE