LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

18 Maj 2021, 21:25, Politikë CNA
Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

?Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh?, u shpreh ai në emisionin ?Përballë? të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

?Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë?, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga