LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qesharake/ Basha mbledh Komisionin zgjedhor të PD në restorant

18 Maj 2021, 11:47, Politikë CNA
Qesharake/ Basha mbledh Komisionin zgjedhor të PD në restorant

Më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Dy ditë më parë u konfirmua një vendim i tillë dhe u ngrit komisioni zgjedhor me drejtues Jemin Gjanën, ky propozoi edhe kandidatët për komisionin zgjedhor.

Por, se sa i pavarur është ky komision e shikojmë sot, kur janë mbledhur në një restorant pas piramidës, të quajtur B.Vita, i njohur dhe si restoranti i njerëzve që qëndrojnë pranë LSI-së.

Pikërisht në këtë vend Lulzim Basha ka mbledhur Komisionin e Zgjedhjeve në PD. Kaq i pavarur është ky komision saqë tashmë mblidhet nga Luli  në një restorant, për të diskutuar në lidhje me çështjet e partisë dhe rivalët e Bashës.

Komisioni zgjedhor i një partie , duhet të garantojë procesin zgjedhor për kandidatin dhe jo të hajë e të pijë me kryetarin e partisë në detyrë, një veprim i tillë tregon se zgjedhjet që pritet të mbahen me 13 Qershor janë thjesht një farsë.

Basha është zgjedhur me vota të manipuluara në krye të PD, dhe po kërkon sërish të mbaje këtë pozicion, pavarësisht humbjes me 25 Prill për herë të katërt.

Këtë radhë pret të rizgjidhet kryetar, nga restoranti pas piramidës. Ka filluar festa pa u bërë votimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga