Connect with Us

Plagosja e të riut që ruante kanabisin/ Zbardhen të tjera detaje

Kronika

Plagosja e të riut që ruante kanabisin/ Zbardhen të tjera detaje

Publikuar

-

SHÇBA ka zbardhur trë tjera detaje në lidhje me ngjarjen në Fier, ku u plagos një person, i cili dyshohet se ruante parcelat me kanabis.

Në një deklaratë për mediat  SHÇBA sqaron se në vendin e quajtur pylli i fshatit Gjorgoz, në Njësinë Administrative Cakran, Grupi i Monitorimit dhe Kontrollit të Territorit gjatë ushtrimit të detyrës bazuar mbi planet për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka kapur në flagrancë një person të panjohur, të armatosur.

Grupi i Kontrollit të policisë mbështetur në Planin e Veprimit të DVP Fier dhe në Urdhërin “Për ngritjen e Grupit të Kontrollit të territorit për kultivim të bimëve narkotike”, në bashkëpunim me Rojtarin e Pyllit, përfaqësues i Institucionit të pushtetit vendor, janë ndeshur me një person i cili ka drejtuar armën automatike.

Në këtë moment, pasi punonjësit e policisë kanë parë veprimin e tij, i kanë bërë disa herë thirrje të ndalonte, por personi ka shfaqur rezistencë duke mbushur armën për të qëlluar në drejtim të tyre.

Në kushtet e një situate të tillë, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të personit të armatosur duke e plagosur atë në shpatull.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u arrestua në flagrancë shtetasi G. Sh., 29 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit uftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

LEXO EDHE:  Propozimi i Ramës për kanabisin/ Politikanja e njohur ngre alarmin

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim bashkautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos.

Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet proceduriale, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

-1 automatik me dy krehëra të lidhur me natriban, të mbushur me nga 30 fishekë secili. Automatiku në vendngjarje u gjet në gjendje të gatshme për të realizuar qitjen;
-rreth 180 fishekë me pako të cilat u gjetën në çadrën e vendstrehimit;
-çadër strehimi i tipit alpin me tesha për fjetje dhe ushqime.
-rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë;
-1 telefon celular.

Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësit të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Publikuar

-

Nga

“Miqësi me djalin e një bosi droge”/ Mediat italiane zbardhin përgjimet, del emri i Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjareve te tij.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, qe rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

LEXO EDHE:  Fier/ Bashkëshorti plagos me thikë 53-vjeçaren
LEXO EDHE:  Fier/ Ndalohen 25 klandestinë, arrestohet transportuesi

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë./ CNA.a

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngacmoi seksualisht tre të mitura/ 61 vjeçari humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Publikuar

-

Nga

Seanca gjyqësore ndaj 61 vjeçarit, Vasil Mulla, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me tre minorene,  është shtyrë.

Shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi ka humbur ndjenjat, në sallën e gjyqit në Gjirokastër.

Mullaj u arrestua para 2 ditësh, ndërsa sot do të njihej me masën e sigurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Goditet një rast i trafikut të drogës në Korçë/ Prangoset poseduesi, e pësojnë dhe blerësit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Policia e Korçës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke bërë të mundur prangosjen e një personi, dhe procedimin penal të tre të tjerëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

LEXO EDHE:  Fier/ Ndalohet 39 vjeçari, pa leje drejtimi
LEXO EDHE:  Debati/ Fico: Mos i trajtoni shqiptarët si injorantë Açka: Bëni detyrat e shtëpisë

Nga veprimet e mëtejshme procedurale,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis, si dhe konstatuan dy shtetasit R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, duke kryer punime pa leje në banesën e tij, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE