LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfaqësuesi i PD flet me emra/ Kush janë të përfshirë në shitblerje votash

18 Maj 2021, 10:29, Politikë CNA
Përfaqësuesi i PD flet me emra/ Kush janë të

KAS po vijon mbledhjen për shqyrtimin e ankesave të PD dhe LSI, për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës.

Gjatë mbledhjes së sotme përfaqësuesi i demokratëve, Marash Logu ka folur me emra, duke drejtuar gishtin atyre që sipas tij janë përfshirë në shitblerje votash.

Ai ka akuzuar se Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Afrim Qendro, Vilma Bello dhe drejtorët Klodian Troci e Erion Osmanaj janë përfshirë në shitblerjen e votave ose ndikimin tek votuesit me qëllim deformimin e vullnetit të tyre për 25 prillit.

?Është qëlluar në Selenicë në një lokal me simpatizantë të PD, nga një simpatizant i PS, çka bëri që demokratët mos marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. U pa dhe në rezultat ku kjo zonë ishte dobët për PD.

Arjan Shabanaj nga Selenica pas vizitës së kryetarit të PD në këtë zonë rezulton i humbur. Mund të jetë për aktivitetin politik të tij pasi ishte kërcënuar disah erë për aktivitetin politik të tij.

Sa i përket denoncimeve.

Më 2 prill 2021, PD ka kallëzuar në SPAK shtetasin Afrim Qendro, nënkryetarin e Vlorës, Klodian Trocin e Kadastrës dhe Erion Osmanaj, drejtorin e OSHEE që ngritën strukturë kriminale për blerjen e votës.

Të tre këta shtetas duke përdorur funksionet publike dhe financimet e jashtëligjshme për blerjen e votave dhe dhënien e legalizimeve.

Ne vlerësojmë se shitblerja e votave përbën shkelje të rëndë të nenit 78, mjaftueshëm për të shopallur të pavlefshme.

Blerja e votave nuk u realizua vetëm me të holla, por dhe bonuse, të mira materiale.

Në Vlorë janë konstatuar ndihma ushqimore për qëllime zgjedhore, është përdorur nga disa figura.

Vilma Peto, kandidate e PS, bashkë drejtuesin politik, 13 dhe 30 dhjetor dhurata e ushqime, me qëllime thelbësit elektorale.

Vullnet Sinaj, 2 janar 2021

Alket Hyseni në 27 dhjetor 2020.

Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, në datën 25 shkurt 2021 Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar një vendim për dhënien e kredive të buta në kundërshtim me nenet që në  periudhën 4-mujore para zgjedhjeve ia ndalon.

Edhe në seancat e mëparshme kemi relatuar vendime të Këshillit të Ministrave.

Më 24 prill 2021, Agjencia në Vlorë ka shpërndarë tollona nafte për të ndikuar vullnetin e zgjedhësve.

Vendosja e shtetit në shërbim të partisë duke përdorur burimet shtetërore, administrata publike u vendos

Gjiknuri, drejtues politik i PS i shoqëruar nga Afrim Qendro dhe prefekti Flamur Mamaj zhvilluan takime në OST në Pallatin e Kulturës. Ka funksionuar si zyrë elektorale të PS. Iu është kërkuar punonjësve të OST të angazhohen për vota për PS.

Së pari janë përdorur asete publike në dispozicion të PS, godina e Pallatit të Kulturës.

Sa i përket punësimeve në administratë, kemi apsur mundësi të parashtrojmë shtimin prej rreth 13 mijë punonjësish në një periudhë 4-mujore. Kemi referuar se vetëm shpenzimet për paga u rritën në mars-prill me 63 milion euro më shumë se në 2020. Punësimet në administratë u përdorën masivisht nga partia në pushtet që kontrollonte gjithçka. Përktheheshin në vota për PS.

Dhënia e lejeve të legalizimit dhe ndërtimit gjatë fushatës zgjedhore, kanë të bëjnë në fakt me tenderat dhe koncesionet në periudhën e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.

24 dhjetor, Alket Hyseni ka publikuar një veprimtari publike me drejtorin Artan Lame duke shpërndarë legalizime për qytetarët e Vlorës.

Vullnet Sinaj shihet pranë Drejtorisë së Kadastrës duke shpërndarë leje legalizimi.

Po ashtu kemi pasur mundësi të relatojmë se më 21 prill u publikua audipërgjimi i Artan Lames që u kërkonte vartësve të mbanin të pezulluara 100 mijë leje legalizimi, se në të kundërt votat shkonin për palët kundërshtare.

Qindra qytetarë në Vlorë kanë marrë këto ditë njoftime nga IKMT për prishje banesash e biznesesh, qartazi pas fushatës duke iu premtuar më parë se nuk i prishej.

Shteti përdoret si mekanizëm për të qenë në funksion të plotë të partisë.

Ministria e Infrastrukturës shpalli në 6 janar tenderin me objekt për projektin e portit turistik në Vlorë. E njohim vendimin që ndalon shprehimisht 4 muaj para zgjedhjeve të bëhet publikimi.

Po ashtu në kërkesën tonë, vihet dhe përdorimi i të dhënave personale, jo vetëm në Tiranë e Durrës, por edhe në Vlorë dhe gjithë SHqipëinë.

Kjo dihet dhe nga deklaratat e Edi Ramës, Taulant Ballës e Damian Gjiknurit që falenderojnë patronazhistët për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Vlorës.

Po ashtu edhe mohimi i votimit të emigrantëve. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për të ndaluar hyrjen për 500 mijë shqiptarë nga Greqia e Maqedonia e Veriut është kundër, kishte për qëllim të ndalonte mbështetësit e opozitës të votonin në 25 prill. Sepse ata të PS jo vetëm erdhën e votuan, por ishin edhe pjesë e administratës zgjedhore.

Vlora kishte 4.43% vota të pavlefshme nga totali i votuesve. Po ashtu edhe në Vloër u konstatua votimi i dyfishtë. Do kërkojmë të dhënat nga kryqëzimi i pajisjeve PEI. Kemi të bëjmë me raste të shumta të votimit më shumë se sa një herë.?-tha Marash Logu.

Ndërsa përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i kërkoi opozitës mos vijonte më me kërkesat e tjera ankimore pasi nuk po sillte asnjë gjë të re teksa i kërkoi KAS të refuzojë shqyrtimin e ankesave për Vlorën.

Lajmet e fundit nga