Connect with Us

Pastrimi i parave rrit çmimet e pronave në Ballkanin Perëndimor

Blog

Pastrimi i parave rrit çmimet e pronave në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Pastrimi i parave rrit çmimet e pronave në Ballkanin Perëndimor

Nga Clare Nuttall “Intellinews”

Sektorët e pasurive të patundshme dhe ndërtimit, po përdoren për të pastruar paratë e fituara në mënyrë ta paligjshme nga tregtia e drogës dhe trafikimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor, duke çuar në një rritje të çmimeve të pronave.

Në këtë përfundim mbërrin një raporti i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Raporti thekson se pastrimi i parave përmes ndërtimit dhe pasurive të patundshme “është i popullarizuar, pasi sepse mbetet një mënyrë relativisht e lehtë, dhe mund të thithë sasi të mëdha kapitalit”.

Raporti ndalet në disa nga vendet kryesore të pastrimit të parave në rajon, të cilat kanë pësuar një rritje të fuqishme të çmimeve të pronave në vitet e fundit. Në Shqipëri, raportet ndalet kryesisht tek rritja e ndjeshme e çmimeve si në kryeqytetin Tiranë – që ka përjetuar një bum në ndërtime por edhe një rritje të çmimeve të pronave – ashtu si edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku çmimet gjithashtu janë rritur.

Ndërsa ekonomia e Shqipërisë në tërësi, sidomos sektori i turizmit, u godit nga pandemia, aktiviteti i pasurive të patundshme u zgjerua me 5.5 për qind në vitin 2020. “Në Vlorë, mendohet se grupet kriminale kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë në hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600-700 euro për metër katror në vitin 2017 buzë  bregut të detit në 1.000-1.200 euro në fillim të këtij viti.

Ekspertët kanë argumentuar se kjo rritje nuk mund të shpjegohet me një kërkesë më të lartë nga ekonomia reale apo rritja e të ardhurave zyrtare, por përkundrazi diktohet kryesisht nga paraja që buron nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, e cila është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme. Në Tiranë, po zbatohen aktualisht projekte luksoze në qendër të qytetit, të cilat nuk pasqyrojnë forcat e tregut”- thekson raporti.

Dokumenton citon një agjent të shitjes së pronave në Shqipëri, që thotë se një përqindje

e madhe e njerëzve që blejnë apartamente luksoze “përdorin para që vijnë nga burime të paligjshme, dhe paguajnë me para në dorë”. Edhe kur pagesat nuk bëhen kesh por përmes bankave, verifikimi i burimit të fondeve nga bankat është “shumë sporadik”.

Edhe industria e pasurive të patundshme në Serbi, përjetoi një “rritje jashtëzakonisht të lartë” midis viteve 2018-2020, edhe pse shumë prej pallate të reja mbeten bosh. “Ngjashëm me Shqipërinë, industria e ndërtimit vazhdoi të rritet gjatë pandemisë së Covid-19, pavarësisht tkurrjes së tërësi të ekonomisë.

Një shembull është punësimi në rritje dhe blerja e materialeve për projektin ujor të Beogradit. Çmimet për metër katror, kanë vazhduar të rriten në një treg që cilësohet si i ngopur. “Ekspertët argumentojnë se kjo rritje, ka shumë të ngjarë të jetë pasojë e një sasie të konsiderueshme fondesh të paligjshme që po injektohen në treg. Ata sugjerojnë që tregu serb i pasurive të patundshme, është bërë qendra rajonale për pastrimin e parave përmes pasurive të patundshme”- vijon më tej raporti.

Në Malin e Zi, Nisma Globale vlerëson se klanet mafioze Kavac dhe Skaljari, zotërojnë pronë me një vlerë minimale 27 milion euro. Edhe tregu i pasurive të patundshme në Bosnje, dhe sidomos në Sarajevë “ka tërhequr jo vetëm ka tërhequr kriminalët e zonës, por edhe grupe të trafikut të drogës dhe investitorë arabë që veprojnë ndërkombëtarisht… dhe kjo konfirmon faktin që Ballkani Perëndimor, përbën një vend tërheqës për pastrimin e parave të kompanive të huaja”.

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Shqiptarët, “mbretër” të rrjeteve të prostitucionit në Itali

Edhe Kosova përjetoi një bum në sektorin e ndërtimit në disa qytete në vitet 2016-2019. “Një pjesë e madhe e këtyre, investimeve pretendohet se janë realizuar përmes fondeve të gjeneruara nga aktiviteteve kriminale, përfshirë korrupsionin, evazionin fiskal dhe trafikun e drogës nga njerëz pranë elitës në pushtet”-pretendon raporti.

Pas një bumi të ngjashëm edhe në Maqedoninë e Veriut, në vend janë hapur disa hetime mbi pastrimin e parave përmes industrisë së pasurive të patundshme, përfshirë një hetim ndaj ish-kryeministrit tashmë në arrati Nikola Gruevski.

Duke parë mënyrën se si pastrohen paratë përmes sektorit, raporti vëren se në disa vende në të gjithë rajonin, kompanitë që aplikojnë për leje ndërtimi, nuk janë të detyruar me ligj që të tregojnë prova të kapitalit të tyre apo origjinës së tij. Mjafton që ato të paguajnë taksën e infrastrukturës, e cila varet nga vlera e ndërtimit.

Dokumenti përmend praktika të shumta, të cilat krijojnë hapësirë ​​për fshehjen e parave

të paligjshme, siç janë parapagimet e apartamenteve nga klientët, detyrimet e larta ndaj furnitorëve, deklaratat e kredive të mëdha nga palët e tjera (përveç bankave apo institucioneve financiare) dhe transaksione të drejtpërdrejta ndërmjet blerësve dhe investitorëve ose ndërtuesve.

“Këto metoda, u japin mundësi kompanive të pretendojnë se i gjithë investimi kryhet bazuar

në pagesat nga klientët, nga furnitorët dhe huatë nga palët e treta, duke lejuar kështu përfundimin e ciklit të pastrimit të produkteve kriminale”- thekson raporti.

Gjetja e mënyrave për të pastruar shuma më të mëdha parash, është bërë më e ngutshme në kushte kur po shtohen flukset e fondeve nga aktivitetet e paligjshme, të tilla si tregtia e barnave dhe kontrabanda e njerëzve. Vlerësimi i Nismës Globale për vlerën totale të tregut të kontrabandimit të emigrantëve në rajon (me një marzh gabimi prej 20 për qind) është midis 33.7 milion 50.6 milion euro për tre zonat kryesore të tranzitit, ndërsa totali për Ballkanin Perëndimor është disa herë më i lartë.

Ekziston gjithashtu një trafik i konsiderueshëm i drogave në rajon, që është njëkohësisht një burim dhe një rrugë tranziti për narkotikët. Shqipëria ka qenë prej kohësh një vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit, me gjithë përpjekjet e qeverisë për ta zhdukur këtë fenomen, dhe sasi gjithnjë e në rritje të drogës prodhohen tani në Bosnjë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Për më tepër, Ballkani Perëndimor është një rajon kryesor tranzit për trafikimin e kanabisit, heroinës, kokainës dhe drogave sintetike. Sipas një vlerësimi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), pastrimi i parave përbën rreth 2.7 për qind të PBB-së globale, ose 1.6 trilionë dollarë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, flet për 2-5 për qind të PBB-së globale. Duke i përkthyer  këto përqindje për Ballkanin Perëndimor, atëherë rezulton se çdo vit në rajon pastrohen midis 1.8 miliardë dhe 4.6 miliardë euro. “Këto shifra janë të jashtëzakonshme, veçanërisht kur vihen në perspektivë. Për shembull, për këtë vit, buxhetet e Ministrive të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishin secila 168 milion euro; ndërsa ai i Kosovës vetëm 87 milion euro”- thotë raporti.

Raporti thekson se bankat “luajnë një rol kryesor në pastrimin e parave, pasi ato shërbejnë shpesh si porta hyrëse drejt sistemit financiar”. Një mënyrë tjetër e pastrimit të parave është përmes blerjeve të aseteve luksoze, të tilla si veprat e artit, bizhuteritë, makinat dhe jahtet,

apo investimet në tregjet në rritje në kriptomonedhat dixhitale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Frikërat, pseudonimi, marrëdhënia me një të mitur/ Legjendat dhe të vërtetat mbi Stalinin

Publikuar

-

Nga

A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 faqe në ditë? Dhe a është e vërtetë që la shtatzënë një vajzë fshatare 14-vjeçare, që lindi një fëmijë me të? Le të shohim se cilat nga këto janë të vërteta dhe cilat prej tyre nuk kanë ndodhur kurrë.

Legjenda nr.1:Stalini kishte frikë nga fluturimi, ndaj ai i ndaloi të gjithë zyrtarët e lartë të partisë të udhëtonin me avion

Kjo është e vërtetë, pasi gjatë gjithë jetës së tij, Stalini udhëtoi vetëm 2 herë me avion. Në nëntor 1943, ai udhëtoi nga Bakuja në Teheran për të takuar Ruzveltin dhe Çërçillin, dhe në dhjetor të atij viti kur u rikthye në Moskë.

Në të gjitha rastet e tjera, ai preferonte transportin në rrugë tokësore ose ujore, pavarësisht

se sa kohë zgjaste ai. Megjithatë, frika e tij nga fluturimi ishte e justifikuar. Në ato kohë, përplasjet e avionëve ndodhnin rregullisht, dhe 2 inxhinierët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Stalinit kishin humbur jetën në to.

Legjenda nr.2:Stalini përdorte një glob kur drejtonte luftën, pasi nuk dinte t’i lexonte hartat

Kjo tezë u përhap për herë të parë nga Nikita Hrushov, i cili erdhi në pushtet pas Stalinit. Duke iu drejtuar Kongresit të 20-të në shkurtin e vitit 1956, Hrushovi përveç denoncimit të kultit të personalitetit të ish-udhëheqësit dhe krimeve të tij, u tha të pranishmëve se Stalini kishte qenë plotësisht injorant në çështjet ushtarake. Por shumë bashkëkohës të Stalinit e hodhën poshtë këtë gjë.

Legjenda nr.3:Stalini nuk fliste rusisht deri në moshën 10 vjeçare, por mësoi rusisht për t’u bërë prift

Stalini ishte me origjinë nga Gjeorgjia, ndaj gjuha e tij amtare ishte gjeorgjishtja. Nëna e Stalinit dëshironte që djali i saj të bëhej prift, ndaj vendosi ta dërgonte në një shkollë fetare të Kishës Ortodokse. Por ai u refuzua, pasi nuk dinte rusisht. Më pas ajo i bindi fëmijët e priftit të zonës që t’i mësonin gjuhën ruse djalit të saj.

Legjenda nr.4:Pseudonimi ‘Stalin’ do të thotë ‘çelik’

Josif Xhugashvili e zgjodhi pseudonimin e tij kryesor, gjatë kohës kur vendosi të dalë përtej kufijve të politikës rajonale të Kaukazit. Për shkak se emri duket rrjedh nga fjala ruse “stal” që do të thotë çelik, shumë njerëz besuan se kjo nofkë ishte një aludim i qëllimshëm ndaj këtij metali që simbolizon fortësinë.

Por shumë studiues thonë se termi Stalin nuk kishte asnjë lidhje me çelikun. Teoria më kurioze është se Stalini i vuri këtë emër vetes për nder të gazetarit liberal Evgeni Stalinski, që botoi në rusisht një përkthim të poezisë së famshme gjeorgjiane “Kalorësi në lëkurën e panterës” të Shota Rustavelit. Stalini ishte një admirues i madh i Rustavelit.

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Shqiptarët, “mbretër” të rrjeteve të prostitucionit në Itali

LEXO EDHE:  Sa kanë ndikuar gjyshet në evolucionin njerëzor?

Legjenda nr.5:Ai pati një fëmijë me një vajzë fshatare 14-vjeçare

Emri i saj ishte Lida Pereprigina dhe në kohën e lidhjes së saj me Stalinin 37-vjeçar, ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Gjatë viteve 1914-1916si i mërguar në Siberi, Stalini banonte në shtëpinë e prindërve të saj. Lida kishte dy fëmijë me të. I pari vdiq, ndërsa i dyti lindi në prillin e vitit 1917, dhe u regjistrua si Aleksandër Xhugashvili (me mbiemrin e vërtetë të Stalinit).

Ai pati telashe me fshatin që e akuzoi për marrëdhënie me një të mitur. Ndaj u detyrua të premtonte se do të martohej me Lidën, por sapo mbaroi periudha e mërgimit, ai u largua. Më vonë Lida Pereprigina i shkroi Stalinit duke kërkuar ndihmën e tij, por nuk mori asnjë përgjigje. Gjatë viteve 1930, ajo u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje për të mos zbuluar “sekretin e babait” të djalit të saj.

Legjenda nr.6:Stalini ishte një asket

Miti popullor se Stalini jetoi vetëm me një pallto ushtarake gjatë gjithë jetës së tij, se

nuk la asnjë kursim kur vdiq, dhe se pati një stil jetese prej asketi, është plotësisht i pavërtetë. Në fakt, ai ishte jashtëzakonisht i pasur, pasi kishte qasje të pakufizuar në të gjitha avantazhet dhe privilegjet e detyrës.

Makina, vila, mjekë privatë, ushqim cilësor, dhe një staf të madh shërbëtorësh në secilën prej vendbanimeve të tij. Gjatë kohës që drejtoi Bashkimin Sovjetik, për të u ndërtuan rreth 20 rezidenca zyrtare jashtë qyteteve në pjesë të ndryshme të vendit, dhe të gjitha ishin të pajisura me pajisjet më të fundit moderne. Paga e tij zyrtare ishte 10.000 rubla në muaj me kursin e kohës. Por ai nuk kishte nevoje për to.

Legjenda nr.7:Stalini ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e tij, dhe ruhej personalisht nga disa mijëra njerëz të shërbimeve sekrete

Stalini ruhej në kohë të ndryshme nga disa dhjetëra dhe dhjetëra mijëra burra, si për shembull  gjatë udhëtimit të tij në Potsdam në verën e vitit 1945. Sipas kujtimeve të truprojës së tij Vladimir Vasiljev, edhe kur mbaheshin koncertet zyrtare në Teatrin Bolshoi, përveç rojeve përreth ndërtesës, në hyrje-dalje dhe prapaskena, salla ishte e mbushur me pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë të veshur me rroba civile. Kishte një agjent për çdo 3 të ftuar. Stalini nuk i zinte besë askujt, madje as kuzhinierëve të tij personalë. Ai niste të hante vetëm pasi ushqimin e kishte provuar dikush tjetër më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Publikuar

-

Nga

Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemisë, kampionati evropian i futbollit “Euro 2020” çeli siparin të premten. Ndërsa futbolli mund të jetë spektakolar –në të marrin pjesë 7 skuadrat më të mira në botë, dhe do të ketë tifozë në tribuna pas një viti heshtjeje për shkak të Covid– edhe politika mund të jetë po aq interesante.

Nuk ka shumë ndeshje të tensionuara (Serbia nuk u kualifikua, duke shmangur kësisoj një përplasje të mundshme me Kroacinë, dhe as Bjellorusia, duke mos e sikletosur shumë UEFA–n se çfarë duhej të bënte me të). Gjithsesi ka ende shumë burime të mundshme të tensioneve. Ja cilat mund të jenë disa prej tyre:

FrancëGjermani

Kjo ndeshje përfaqëson më shumë sesa krenaria kombëtare. Pas Brexit, ekuilibri i fuqisë midis Francës dhe Gjermanisë është nën vëzhgim të madh. Ka zëra në Francë, sidomos në të djathtën ekstreme, për një dominim në rritje të Gjermanisë brenda BE-së. Ndeshja e së martësdo të shikohet nga afër, edhe si një tregues kush nga partnerët është më i fortë.

Belgjika e brishtë

Futbolli është një nga mënyrat e fundit, përmes së cilës belgët e tregojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë. Prandaj nëse Djajtë e Kuq do të jenë sërish një nga ekipet më të mira të turneut, Belgjika do përjetojë me siguri një valë tjetër të rrallë të nacionalizmit, duke lënë mënjanëdallimet e forta gjuhësore midis nacionalistëve flamandë dhe pjesë tjetër të vendit.

FinlandëRusisë

Është si një ndeshje klasike:Davidi kundër Golias. Finlanda, për herë të parë pjesë e një turneu të madh futbollistik, do të përballet me Rusinë, që ka marrë pjesë në 11 kampionate Evropiane, e dyta vetëm pas Gjermanisë.

Një ish-ministër i Mbrojtjes në Finlandë, thoshte dikur se 3 kërcënimet më të mëdha për mbrojtjen e vendit ishin “Rusia, Rusia, Rusia”. Kjo moto dominon edhe sot. Ndërsa një humbje do të ruante statuskuonë, një fitore kundër fqinjit të saj imponues do t’i jepte vendit prej 5 milionë banorësh një moment të fortë krenarie.

Ukrainë – Rusi

Ndërsa këto 2 vende janë të përfshira në një konflikt të armatosur, një ndeshje e mundshme midis tyre tej fazës së grupeve,mund të bëjë që policia të jetë më e shqetësuar për përleshjet në fushë sesa në tribuna. Dhe tensionet janë që tani të larta.

Zyrtarët rusë u zemëruan me uniformën e ekipit të Ukrainës, që përmban një hartë të vendit ku përfshihet edhe Krimeja, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe territoret e Donjeckut dhe Luhanskut, që të dyja të kontrolluara nga separatistët pro-rusë. Të enjten, Ukraina u urdhërua nga UEFA të ndryshojë uniformën e saj. Presidenti ukrainas VolodimirZelenski deklaroi se uniforma është “padyshim e veçantë”, por ajo afirmon sovranitetin territorial të vendit.

Bakuja bën të ndihet prania e vet

Ndër kuriozitetet e turneut të këtij viti është prania e Bakusë, kryeqytetit të Azerbajxhanit, midis 11 qyteteve pritëse. Ndërsa as Azerbajxhani dhe as Armenia nuk u kualifikuan në finalet e evropianit, konflikti midis dy fqinjëve vazhdon.

Në fillim të kësaj jave, Azerbajxhani refuzoi akreditimin e gazetarit rus me origjinë armene Nobel Arustamjan, duke përmendur si arsye vizitat e tij të kaluara në rajonin e Nagarno–Karabakut, ku vitin e kaluar pati një luftë të dytë mbi rajonin e kontestuar. Vendimi shkaktoi shumë zemërim në Rusi dhe Moska tha se po kërkonte një zgjidhje.

Ulja në gjunjë

Luftërat kulturore do të jenë të pranishme edhe në “Euro 2020”. Futbollistët janë ulur shpesh në gjunjë muajt e fundit përpara fillimit të ndeshjeve,për të treguar mbështetjen e tyre për lëvizjen “Black Lives Matter”, dhe për të protestuar kundër racizmit dhe padrejtësive sociale.

Por kjo ka ndodhur kryesisht në stadiume bosh gjatë pandemisë.

Por tifozët do të jenë të pranishëm për “Euro 2020”, dhe ata nuk janë që të gjithë të lumtur për këtë. Lojtarët anglezë dhe irlandezë tashmë janë tallur gjatë ndeshjeve miqësore, ndërsa skuadra të tjera si Kroacia po planifikojnë të qëndrojnë në këmbë. Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka përshkruar gjunjëzimin si një “provokim”.

Skoci-Angli

Një fitore e papritur ndaj Anglisë në Uembli në ndeshjen 18 qershorit, diçka që Skocia nuk e ka arritur që nga viti 1999, ka të ngjarë të rrisë ndjenjën nacionaliste në veri të kufirit. BorisXhonson – kryeministri anglez i Mbretërisë së Bashkuar – ka nevojë për një fitore të lehtë të Anglisë për të shuar entuziazmin separatist që do të nxitej nga një fitore e skocezëve. Përkryeministren skoceze, Nikola Starxheion, kjo ndeshje përfaqëson një shans që futbolli tëçojë përpara kauzën e saj të pavarësisë. /Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Luftën ndaj korrupsionit Xho Bajden duhet ta fillojë nga njerëzit e stafit të tij

Publikuar

-

Nga

Nga Jonathan Guyer “American Prospect”

Përmes një direktive të firmosur javën e kaluar, presidenti amerikan Xho Bajden u ka dhënë ekipeve të tij të sigurisë kombëtare, shërbimeve sekrete dhe të zbatimit të ligjit 200 ditë kohë për të bërë rekomandime se si të ndalohet korrupsioni brenda dhe jashtë vendit.

“Lufta ndaj korrupsionit, nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen e mirë. Ajo është një vetëmbrojtje. Është patriotizëm dhe thelbësore për ruajtjen e demokracisë dhe të ardhmes sonë”- u shpreh Bajden në një deklaratë. Një nga institucionet ku agjencitë që do të luftojnë korrupsionin nuk ka gjasa që të investigojnë është:midis ekipit të vetë presidentit.

Dhjetëra zyrtarë të lartë në hapësirën e sigurisë kombëtare, vijnë nga një numër kompanish konsulente,të cilat kanë përfituar nga lidhjet politike gjatë presidencës së Donald Trump. Konfliktet e mundshme të interesit në fushat kyçe të sigurisë kombëtare, si politika e Lindjes së Mesme, shitja e armëve dhe programi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike hedhin dyshime mbi aftësinë e Amerikës për të udhëhequr globalisht përmes etikës dhe qeverisjes së mirë.

Administrata e Bajden nuk duket se e kupton faktin që lobimi i saj në hije, i minon përpjekjet globale anti-korrupsion. Partnerët në biznes të diplomatit të lartë, Sekretarit të Shtetit Entoni Blinken, vazhdojnë të zënë poste të fuqishme në administratën Bajden.

Shembulli më i fundit është Den Shapiro, që po diskutohet të caktohet si i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shapiro ka shërbyer si ambasador i presidentit Obama në Izrael. Ai ka punuar në Izrael si konsulent për kompaninë “WestExec Advisors”, të cilën zoti Blinken e themeloi para se t’i bashkohej administratës Bajden si Sekretar i Shtetit.

Nëse emërohet,Shapiro do të ishte këshilltari i 12-të nga bashkëpunëtorët e Blinken që merr një post lartë në administratë. Në Uashington do të cilësohej si e tepruar të thuhej se këto lidhje përbëjnë korrupsion. Roli i madh i kompanive konsulente, është një formë e lejuar e depozitimit, e cila do të ishte e papranueshme në shumë vende të tjera.

Por në Uashington ajo është bërë një praktikë e zakonshme. Emri i Blinken shfaqet ende në faqen e internetit të “WestExec”, së bashku me dhjetëra ish-konsulentë të tjerë, që janë tashmë pjesë e administratës. Kjo e forcon faktin që kompania vazhdon që të përfitojë ndikim në një konflikt të hapur interesi.

Ne dimë ende pak gjëra mbi kompanitë me të cilat bashkëpunonte Shapiro në Izrael apo gjetkë gjatë punësimit të tij në“WestExec”. “American Prospect” zbuloi verën e kaluar se “WestExec” këshilloi “Windward”, një kompani dixhitale survejimi e themeluar nga oficerët izraelitë të inteligjencës, dhe në bordin e saj bën pjesë edhe ish-shefi i ushtrisë izraelite Gabi Ashkenazi.

LEXO EDHE:  Sa kanë ndikuar gjyshet në evolucionin njerëzor?

LEXO EDHE:  Si u shpikën maskat kundra gazit

Progresistët në Partinë Demokratike e kanë kritikuar Shapiro se mban shumë anën e Izraelit. Ai ka një fëmijë në radhët e ushtrisë izraelite, dhe ai mbajti një fjalim miqësor me të djathtën Shurat HaDin, një organizatë që mbron aneksimin izraelit të tokës palestineze dhe që organizon procese gjyqësore farsë.

Bizneset e tij në organet izraelite të sigurisë, sugjerojnë ekzistencën e një lloji më delikat të konfliktit të interesit, ku interesat e korporatave mund të ndikojnë shumë tek politikë-bërja në Uashington. Pastaj është Sekretari i Mbrojtjes i presidentit Bajden, Lloid Ostin, që para se të merrte këtë detyrë, ishte drejtor bordi i kompanisë së madhe amerikane të prodhimit të armatimeve “Raytheon Technologies”.

Ostin u detyrua të hiqte dorë nga më shumë se gjysmë milioni dollarë aksione në këtë kompani. Në mars të këtij viti, ai i shpërndau departamentit një memo me titull “Riafirmimi i Vlerave tona dhe Sjellja Etike”. “Kjo do të thotë të dëshmojmë me gjeste konkrete dhe kuptimplota shkallën në të cilën ne e marrim seriozisht rolin tonë si kujdestarë të mirë të dollarëve të taksapaguesve dhe besimin e tyre”- shkruan ndër të tjera Ostin. Por fakt është që me dhjetëra miliarda dollarë kontrata brenda dhe jashtë vendit, kompania “Raytheon”hedh një hije të fortë mbi çdo aspekt të punës së Ostin.

Është e pamundur që çdo sekretar mbrojtjeje, të shkëputet realisht nga të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me “Raytheon”. Kjo u pa kohët e fundit me sistemin anti-raketor izraelit të quajtur “Kupolae Hekurt”, të cilin Izraeli e përdor për të neutralizuar raketave e lëshuaranga Hamasi.

Është pikërisht kompania “Raytheon” që prodhon pjesë përbërëse të sistemit, dhe në konferencat e tij për mediat gjatë vizitës së fundit në Izrael, Ostin u përpoq në çdo rast të lavdëronte sistemin e bashkë-prodhuar nga kompania izraelite“Rafael” dhe ish-kompania e drejtuar prej tij.

E gjithë kjo do të thotë se interesate korporatave ndikojnë çdo ditë në punën e administratës Bajden. Është e vërtetë që kjo tendencë brenda radhëve të ekipit Bajden është më pak e keqe sesa nepotizmi i Donald Trump.

Por gjithsesi ajo mbetet e dëmshme. Duke i parë këta shembuj, shumëkush e kupton se problemi themelor me nismën anti-korrupsion të Bajden, është që administrata nuk e ka përcaktuar ende se çfarë është ky fenomen. Ja një përgjigje e mundshme:Korrupsioni është ajo që bëjnë njerëzit e tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE