Connect with Us

Në Spanjë projektohet Real Madridi i ri

La Liga

Në Spanjë projektohet Real Madridi i ri

Publikuar

-

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është favoriti për ta zëvendësuar Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, nëse tekniku francez vendos të largohet. Raul Gonzalez, momentalisht trajneri i Real Madrid Castilla gjithashtu mbetet kandidat.

Lojtarët si Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema do i japin mundësi lojtarëve të talentuar si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe David Alaba, me “Los Blancos” që synojnë ta dominojnë Evropën sërish.

Prioriteti kryesor i Realit mbetet Mbappe dhe Erling Haaland. Ndërkaqq, Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin, me kontratën që i skadon në verë dhe thuhet se do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Camavinga, talenti i Rennes gjithashtu shihet si lojtari i duhur për ta përforcuar qendrën e mesfushës. Ndërkohë, Real Madrid është duke vëzhguar edhe situatën e Paul Pogbasë, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 dhe United është i hapur ta shesë. Reali i sezonit tjetër do jetë shumë ndryshe nga ky i sotmi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Real Madridi hidhet në sulm për Robert Levandovskit

Publikuar

-

Nga

Real Madrid do të ketë si synim të përdorcohet në sulm këtë merkato verore. Trajneri Karlo Ançeloti dhe presidenti Florentino Perez janë në një mendje kur vjen puna për Robert Levandovskin.

Sulmuesi i Bajern Mynih së fundmi e ka theksuar disa herë se do ta mendonte largimin nëse do të kishte një ofertë serioze dhe joshëse.

Këtë duket se po e përgatisin te madrilenët, edhe pse nuk do jetë e lehtë të binden gjermanët të cilët e kanë polakun nën kontratë deri në vitin 2023.

Megjithatë, spanjollët do të provojnë dhe më pas nga dëshira e lojtarit do të tentojnë të thyejnë Bajern. Nga ana tjetër, ky vendim vendos në rrezik statusin e titullarit në skuadër të Karim Benzema, me francezin që duket se ka humbur në hierarki pas largimit të Zidan.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Nuk ka fund makthi te Real Madridi/ Pas Ramosit, drejt largimit edhe Varane

Publikuar

-

Nga

Real Madrid dhe trajneri Karlo Ançeloti do të detyrohen të rikompozojnë mbrojtjen e tyre sa i përket sezonit të ardhshëm. Kjo sepse Serxho Ramos dhe Rafael Varan janë shumë pranë largimit.

Nëse kapiteni është pa kontratë, mbrojtësi francez ka edhe një vit në kontratë, mirëpo deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit nga drejtuesit e Los Blancos.

Kështu, për të mos e humbur me parametër zero në merkaton e ardhshme, te Reali po mendojnë ta largojnë tani në mënyrë që të përfitojnë një vlerë monetare të kënaqshme.

Të interesuarit për Varan nuk mungojnë si nga Premier League, por edhe në Itali. Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të vazhdojë lno situatë me Realin, të cilët do të bëjnë edhe një përpjkje për të mos e humbur futbollistin.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Coutinho “fshesë” parash, Barcelona e do jashtë ekipit me çdo kusht

Publikuar

-

Nga

Phillipe Coutinho është padyshim një nga lojtarët e parë që Barcelona mendon t’i largojë. Braziliani është jashtë që nga dhjetori, kur pësoi një dëmtim në menisk dhe që nga atëherë vazhdon rikuperimin, pa mundur ende të jetë i gatshëm për rikthimin në fushë.

Në këto kushte shitja e tij do ishte e pamundur për Barcelonën, që është dakord edhe me huazimin e tij, me qëllim heqjen dorë nga paga e brazilianit, që është një nga më të paguarit te Barcelona, megjithëse kontributi i tij është minimal.

Për Coutinhon ka pasur interes nga klubet e Premier League, me Everton, që ofroi javë më parë 40 milionë euro. Barcelona nuk ka në plan ta rikthejë në fushë Coutinhon, pasi atij i duhen edhe 10 ndeshje për të përmbushur klauzolën, përmes së cilës katalanasit duhet të paguajnë 20 milionë euro te Liverpool.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: