LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Naftë falas për punët bujqësore-traktore/ Braçe: Nuk ishte zgjedhje por zhvillim

18 Maj 2021, 18:30, Politikë CNA
Naftë falas për punët bujqësore-traktore/ Braçe: Nuk

Zv kryeministri Erion Braçe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije se bujqit po marrin naftë falas për punët e tyre mekanike bujqësore-traktore. Sipas tij,nafta falas nuk ishte për zgjedhje por për zhvillim. Gjithashtu Braçe shtoi se bëhen rreth 750 mijë litra naftë për gati 9000 hektare tokë të punueshme.

?Nafta falas nuk ishte per zgjedhje, ishte per zhvillim! Po funksionon! Bujqit po marrin naften falas per punet e tyre me mekanike bujqesore-traktore etj, punet me token ne fushe te hapur apo ne sere!

2600 bujq kane marre karten e naftes ne myzeqe. 900 bujq te tjere do marrin karten deri ne fund te javes tjeter.Behen rreth 750 mije litra nafte per gati 9000 hektare toke te punueshme! Kurre me pare nuk ka ndodhur kjo!

Jam i bindur qe do jap efektet e veta ne kostot e punes me token, siperfaqen e punuar e mbjelle, sasine e prodhimit. Te ardhurat e bujkut ne fund?, ka shkruar Braçe.

Lajmet e fundit nga