Connect with Us

“Muri 5 metra i lartë dhe shtëpia e rrethuar me tela”/ Klodiana Lala zbulon ku jeton familja Lici

Kronika

“Muri 5 metra i lartë dhe shtëpia e rrethuar me tela”/ Klodiana Lala zbulon ku jeton familja Lici

Publikuar

-

Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ Prokurorinë: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ekzekutimin e Endri Mustafës, ngjarjen e ndodhur në Shkodër. E ftuar në emisionin “Open” ajo u shpreh se Mustafa Lici, babai i të shpallurit në kërkim Ibrahim Lici, i cili sot ka hedhur akuza në drejtim të fisit kundërshtar për vrasjen e Mustafës jeton në një banesë njëkatëshe që vetëm zogjtë mund ta shohim, pasi është e rrethuar me një mur 5 metra të lartë.

Sipas saj, për aq kohë sa policia nuk dëshmon lidhjen e Licit me ngjarjen do të thotë që i jep mundësinë Mustafa Licit që të hedhë akuza ndaj grupit kundërshtar.

Gjejmë elementë mafioz në këtë ngjarje. E dini si jeton sot Ibrahim Lici. Ata kanë një banesë një katëshe që vetëm shqiponjat ose zogjtë mund ta shohin nga lartë, sepse rrethohet nga një mur 5 metra i lartë, ka kamera sigurie të vendosura gjithandej dhe tela me gjemba.

Pozicioni që është lënë viktima dhe fakti që ka filluar tregon se në këtë ngjarje ka elementë të një organizimi mafioz.Edhe në Shkodër ka elementë mafioz. Ai që konsiderohej si kumbari, Bardhok Pllanaj është qëlluar duke e ndjekur autorët në distancë 150 metra dhe kanë qëlluar të paktën 70 plumba. Aty agresiviteti dhe elementët janë të tipit mafioz.

Dy fiset Lici dhe Bajraj janë në një konflikt të hapur dhe të vazhdueshëm që po prodhon viktima pafund. Fakti që policia nuk jep disa të dhëna që të dëshmojnë lidhjen e Licit me ngjarjen do të thotë që i jep mundësinë Mustafa Licit që të hedhë akuza ndaj grupit kundërshtar.

Në disa qytete të vendit grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në parlament, bëjnë transferime, bëjnë emërime në fushatë, ndërhyjnë në emërimin e drejtorëve dhe shefave të Komisariateve”, u shpreh Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Një aksidnet ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, në Tiranë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J.

Blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përkrahu bashkëmoshatarin me precedentë penalë/ Arrestohet në Durrës 22-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

policia durres

Policia e Durrësit ka arrestuar një vajzë 22-vjeçare gjatë ditës së sotme.

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.B., e cila ka përkrahur një bashkëmoshatar të sajin me precendetë penalë.

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Sipas BW, vajza është e dashura e të riut.

LEXO EDHE:  Viktimat e rrëzimit të helikopterit/ Familjet përfitojnë nga sigurimi i jetës

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Shkodër/ Vasili sulmon mediat

Ndërkohë, kujtojmë se 22-vjeçari përplasi dy ditë më parë një çift bashkëshortësh në qytetin bregdetar dhe u largua nga vendngjarja, por policia bëri të mundur vënien e tij në pranga sot kur ai ishte duke bërë plazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit  

Publikuar

-

Nga

“Arrest me burg” është masa e sigurisë, e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Besian Xhixha dhe Enver Diva dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Kujtojmë këtu se Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

LEXO TE PLOTE