Connect with Us

Misteri i fotos me kalë/ Flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk na e bënë Liçët, u nxor në pritë

Kronika

Misteri i fotos me kalë/ Flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk na e bënë Liçët, u nxor në pritë

Publikuar

-

Edhe pse policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Liçin si të dyshuar kryesor për vrasjen e 32-vjeçarit, Endri Mustafa, bashkëshortja e këtij të fundit ka deklaruar se nuk është Liçki vrasësi.

Ingrid Mustafa bashkeshortja e Endri Mustafës në një deklaratë drejtuar mediave është shprehur se bashkëshorti i saj nuk ka pasur konflikt me familje Liçi.

“Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemte e tij. Une e kam thene edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kane nxjerre sepse nuk ka asnje lidhje dhe jemi 100% te sigurte se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurre asnje problem me ata. Ate nate ne 10 te darkes Endri kerkoi te dilte nga banesa dhe me tha me jep nje xhakovento dhe me tha po shkoj deri ne livade dhe po vij per 10 minuta, nuk po vonoj tha. Une i thashe te lutem mos del se eshte nate por me tha nuk vonoj dhe vij menjehere. Doli me kete djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kerkonte qe nga mesdita. I kishte bere disa muhabete 15 vjeçari por nga qe ishte ne ate moshe nuk ia kemi vene veshin dhe i thash mos u merr me te sepse e njihnim çfare femije eshte dhe se me ke merrej ai. Burri e anashkaloi ate dhe iku ne 10 te darkes dhe nuk u kthye me. Nuk me ka thene se as se per çfare po shkonte dhe as se çfare do bente. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnje konflikt me askend dhe nuk i ka bere askujt keq. As nuk ka patur kercenime dhe as nuk ka kercenuar kend. Ai 15 vjeçi erdhi per qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashte sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeci i ka thene burrit qe nuk po te shkruaj mesazhe por dije qe kur te dergoj nje fotografi te nje kali dil jashte. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me te. Qe kjo ka lidhje me Lict nuk eshte e vertete dhe une e kam deklaruar edhe ne polici sepse kemi shkuar shume mire.”-tha bashkëshortja e viktimës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri në Shëngjin aktiv prej orësh/ Era e fortë përhap flakët me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Zjarri në Shëngjin aktiv prej orësh/ Era e fortë përhap flakët me shpejtësi

Një zjarr i rënë që prej mesditës së sotme në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, ka qenë e pamundur për ta vendosur nën kontroll, pasi përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era.

E gjithë zona është e mbuluar nga tymi, ndërkohë që nga flakët vijojnë të digjen shkurre dhe bimësia përreth.

Me rritjen e temperaturave, ditët e fundit ka pasur disa raste të zjarreve në vend. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër e Fier/ Aksion për kapjen e personave të lidhur me krimin

Publikuar

-

Nga

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër e Fier/ Aksion për kapjen e personave të lidhur me krimin

RENEA dhe FNSH kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme kontrollet e befasishme në qytete të ndryshme të vendit.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina përplas kalimtaren dhe ikën nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.11, në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një kalimtare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se kalimtarja ka marrë disa plagë në trup dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku po merr shërbimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe identiteti të plagosurës, por dëshmitarët kanë deklaruar se ajo fliste italisht.

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE