Connect with Us

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Politikë

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Publikuar

-

Test psiqik për presidentin/ Zbulohet lëvizja e radhës e Komisionit Hetimor

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Komisionit Hetimor lidhur me ftesën për tu paraqitur në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në letrën e tij, presidenti Meta thekson se kërkesa, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Sipas tij Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret , i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”, thuhet në shkresën e Presidentit Meta.

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:

 

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

 

Pas komunikimit të fundit përmes shkresës me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, me lëndë “Mbi njoftimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të datës 5 maj 2021”, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me shkresat përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë dërguar bashkëlidhur këto akte të Kuvendit:

 

1.Shkresa me nr. prot. 1131, datë 10.5.2021, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1610, datë 11.5.2021, me anë të së cilës, janë përcjellë disa vendime të Kuvendit për rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për kthimin e ligjeve për rishqyrtim. Ndërkohë që, në këtë shkresë mes këtyre vendimeve, gjenden dhe janë përcjellë:

 

– Vendimi nr. 44/2021, datë 7.5.2021, “Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për ngritjen e një Komisioni Hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës””; dhe

 

– Vendimi nr. 45/2021, datë 7.5.2021, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë””.

 

2.Shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/3, datë 10.5.2021, me anë të së cilës është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Njoftim i Presidentit të Republikës në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor, objektin e hetimit, si dhe të drejtën për t`u shprehur në Komision”.

 

3.Shkresa me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1533/4, datë 11.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Kërkesë për informacion”.

LEXO EDHE:  “Nanë, un nuk i tradhtova shokët!”/ Zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori

 

4.Shkresa me nr. prot. 1081/23, datë 14.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/5, datë 14.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Thirrje për seancë dëgjimore”, të Presidentit të Republikës e që përmban bashkëlidhur edhe Vendimin e ndërmjetëm nr. 4, datë 14.5.2021, “Për miratimin e Planit të Hetimit”, që gjendet po bashkëlidhur saj.

 

Para së gjithash evidentoj se, në dy shkresat e para të sipërcituara, nuk parashtrohet ndonjë qëllim i veçantë, përveç atij informues dhe për të cilat Institucioni i Presidentit të Republikës i ka administruar, ndërkohë që në shkresën me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, parashtrohet kërkesa për informacion ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, duke kërkuar:

Titujt/dekoratat e akorduara nga Presidenti i Republikës, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021, personat që u janë akorduar, si dhe procedura e akordimit dhe dhënies së tyre.

Aktivitetet protokollare, vizitat, si dhe takimet e organizuara, nga Zyra e Presidentit me individë, institucione apo subjekte të ndryshme, në të cilat ka qenë pjesëmarrës Presidenti, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021.

Madje, citohet se ky informacion, me dokumentacionin justifikues, kërkohet brenda datës 17.5.2021.

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

I nderuar zoti Kryetar,

Nëse Kuvendi i Shqipërisë, dëshiron të njihet apo konsultohet për qëllime studimore, me aktivitetin që Presidenti i Republikës realizon në përmbushje të rolit, funksionit, dhe përgjegjësive të tij kushtetuese, ju bëj me dije se, i gjithë aktiviteti i Presidentit, që prej fillimit të ushtrimit të funksionit më 24 korrik 2017 e në vijim, është i publikuar në faqen zyrtare të institucionit “https://president.al/”, ku në mënyrë kronologjike, janë të pasqyruara të gjitha aktivitetet e Kreut të Shtetit, nga aktivitetet, vizitat dhe takimet e organizuara, deri te aktet, dekretet, vlerësimet me tituj e dekorata, vendimmarrjet dhe arsyetimet e tyre, përfshirë këtu edhe qëndrimet publike të Tij.

Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.  / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Gara për drejtimin e KLSH-së/ Cili është emri që ka propozuar Meta

LEXO EDHE:  “Nanë, un nuk i tradhtova shokët!”/ Zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Intervista e Fatos Nanos/ Revoltohet Spahiu: O zot, sa kanë paguar Berisha dhe Meta

LEXO EDHE:  Ariana Grande paska shkruar një letër pas sulmit në Manchester, që të copëton zemrën!

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Intervista e Fatos Nanos/ Revoltohet Spahiu: O zot, sa kanë paguar Berisha dhe Meta

LEXO EDHE:  “Nanë, un nuk i tradhtova shokët!”/ Zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE