Connect with Us

Maqedonia e Veriut shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus, në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati mund – në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim – të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafi diplomatik i misionit është persona ‘non grata’ [i padëshirueshëm] ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshirueshëm”.

LEXO EDHE:  Apelet e Uashingtonit për Maqedoninë

“Shteti që ka bërë akreditimin do të vendosë ta tërheqë personin në fjalë ose do të konstatojë përfundimin e funksionit të tij”, thotë neni 9 i Konventës së Vjenës. Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin. Sipas mediave, arsyeja për shpalljen e tij person ‘non grata’ ka të bëjë me veprime që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj, që shërben në një vend mikpritës./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.

Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.

“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor.

Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.

Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.

Maqedonia e V. në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.

LEXO EDHE:  Greqia jep ok: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

LEXO EDHE:  Tërheqja e diplomatëve/Vjen reagimi urgjent nga Serbia

“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave – për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar – qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.

Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin, të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.

“Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.

Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orë 15 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infektuar me koronavirus.

Rastet e reja pozitive, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezultuan pas testimit të 1,713 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 67 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107,610, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,174.

Raste aktive aktualisht janë 186.

Të martën në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Pranimi i Maqedonisë në NATO/ Kur nisin procedurat

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, deri të mërkurën janë dhënë 110,097 vaksina. Të vaksinuar me dy doza janë 13,149 qytetarë. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e Covid në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

Situata e Covid në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Në Kosovë u raportuan të marten 12 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,668 mostrave, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 119 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107,595, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,107.

LEXO EDHE:  Tërheqja e diplomatëve/Vjen reagimi urgjent nga Serbia

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë

Raste aktive aktualisht janë 238.

Të martën, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se mbi 320,000 qytetarë pritet të vaksinohen brenda një muaji.

Sipas IKSHPK-së, prejse ka nisur vaksinimi në fund të marsit, në Kosovë janë vaksinuar 102,598 persona. Prej tyre, 11,019 janë vaksinuar me dy doza./rel

LEXO TE PLOTE