Connect with Us

Ledio Braho i KAS: Vendimi për pavlefshmëri të zgjedhjeve kërkon 4 vota pro

Politikë

Ledio Braho i KAS: Vendimi për pavlefshmëri të zgjedhjeve kërkon 4 vota pro

Publikuar

-

Ledio Braho: Vendimi për pavlefshmëri të zgjedhjeve kërkon 4 vota pro

Ledio Braho, anëtar i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave thotë se deri tani KAS ka rrëzuar tri kërkesa të bërë nga LSI dhe PD për të administruar prova që sipas tyre do të faktonin manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas z. Braho neni 137 i Kodit Zgjedhor u jep mundësi palëve që KAS të administrojë prova që palët nuk janë në gjendje t’i sigurojnë dhe vendimi mund të merret me shumicë nga pesë anëtarët e KAS.

Por për të shpallur pavlefshmërinë e një qarku të caktuar siç kanë kërkuar PD dhe LSI, ligji parashikon që vendimi merret vetëm me katër vota pro.

“Për pavlefshmëri të zgjedhjeve duhen 4 vota pro, nuk mjafton një votimi 3 me 2”, tha z. Braho.

Ai thotë se partitë kanë paraqitur disa prova dhe kërkojnë që KAS të mundësojnë sigurimin e provave të tjera pasi kishin vetëm 5 ditë kohë për të ankimuar rezultatin dhe kjo kohë nuk mjaftonte për të siguruar prova.

LEXO EDHE:  Trazira, dhunë dhe tubime gjatë zgjedhjeve/ Ambasada e SHBA apel të fortë qytetarëve

Kandidati i LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela pretendon se në shumë qendra votimi ka mos përputhje shifrash.

Sipas tij nëse KAS do të marrë një vendim të pandikuar politik, atëherë LSI do të duhet të marrë një mandat në Berat.

“Nga këqyrja rezultojnë shkelje dhe mospërputhje të rënda. Në shumë kuti votimi ka më shumë vota nga procesverbali. Janë hapur 24 qendra votimi dhe ka mospërputhje të mëdha”, deklaroi ai.

Greta Meta, Shoqata për Kulturë Demokratike thotë se ka vërejtur që deri tani LSI ka paraqitur prova ndërsa PD ka më shumë perëndime të përgjithshme./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

I ftuar sonte në ABC news ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

“Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  Niko Peleshi, më i votuari nga socialistët pas kryeministrit/ I pari deputet që thyen herësin

LEXO EDHE:  Sot zgjedhjet në Gjermani/ Angela Merkel drejt sfidës së katërt

Që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues.

PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është i ftuar sonte në ABC news ku po diskutohet për situatën paszgjedhore ku Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të PD, dhe se sot përfaqëson minorancën.

“Ka marrë më pak se 30% të votave të antarsisë. Lulzim Basha kur ka kandiduar për herë të parë në 2013, gjëra e parë që ka kërkuar kanë qene listat e antarsisë dhe i janë dhënë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ PS depoziton kërkesën për regjistrim në KQZ

LEXO EDHE:  Procesi i legalizimit/ Balla: Nëse nuk do kishte ikur Berisha, do ishte kthyer në bombë sociale

Janë 30 mijë anëtarë të Forumit Rinor që nuk janë përfshirë në lista, se nuk i konsideron anëtarë të PD.

E dyta, PD ka organizim zyrtarë e në Diasporë, as ata nuk u përfshinë.

Numri real i anëtarëve është 10-15 më shumë se ata që u përfshinë.

Zoti Basha përfaqëson minorancën e antarësisë, shumica nuk e ka votuar, ka pas një proces bojkoti”, shtoi Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Publikuar

-

Nga

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim me tre vjet burg, në mungesë, në Greqi.

Konkluzionet e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cilëson të vonuara.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se prokurorisë iu desh plot një vit për të verifikuar një informacion që PD e kishte që në janar të 2020-s.

Doli nga një analizë e thjeshtë e formularit të dekriminalizimit. Ne jemi shoqëri e vogël. Ishin këto indiciet e para që erdhën që në janar të vitit 2020. Si ka mundësi që, që nga janari 2020, institucionet shqiptare nuk arritën të verifikojnë atë që ne bëmë në janar 2020”, tha ai.

LEXO EDHE:  Sot zgjedhjet në Gjermani/ Angela Merkel drejt sfidës së katërt

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu bën deklaratën e papritur/ Nuk njoh njeri më adhurues të Serbisë sesa Ilir Meta

Alibeaj tha se edhe në këto zgjedhje të 25 prillit, me kalimin e kohës priten jo pak surpriza./CNA.al

LEXO TE PLOTE