LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kejn nuk i durohet më te Totenhen, kërkon të largohet/ Mundësia e ribashkimit me Poçetinon

18 Maj 2021, 10:36, Sport CNA
Kejn nuk i durohet më te Totenhen, kërkon të largohet/

Herri Kejn ka shënuar mbi 200 gola me fanellën e Totenhem, por fatkeqësia e sulmuesit është se realizimet e tij nuk janë përkthyer në trofe. Sezonin tjetër, Totenhem nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe në këtë formë 27-vjeçari ka vendosur të lajmërojë drejtuesit e Spurs se në verë do të bëjë çmos për të gjetur një tjetër destinacion.

Kështu, Kejn e vendos veten në qendër të merkatos teksa shumë klube do të synojnë të bëjnë të tyrin një nga më të mirët në Europë. Në Britani flasin se Çelsi është një nga klubet që dëshiron më shumë Kejn, por skenari tjetër është ai i ribashkimit me ish-trajnerin e tij te Totenhem, Mauricio Poçetino.

Në kohën e argjentinasit, sulmuesi ishte në kulmin e tij dhe ndoshta ideja për ta rigjetur te PSG do të ishte gjeniale. Francezët nga ana e tyre do të bëjnë disa spastrime në ofensivë dhe nëse Poçetino do të bënte kërkesë për Kejn atëherë do të futeshin në garë. Tashmë, pritet nisja e merkatos teksa në horizont duket se do të jetë një verë e nxehtë me lëvizje të mëdha.

Lajmet e fundit nga