Connect with Us

Kapja e kamionit me drogë/ Sekuestrohen pistoleta, para, makinë dhe telefona

Kronika

Kapja e kamionit me drogë/ Sekuestrohen pistoleta, para, makinë dhe telefona

Publikuar

-

Ditën e djeshme në Kosovë u kapën 400 kilogramë kokainë që dyshohej të ketë ardhur nga Brazili e fshehur në pakot e produkteve të mishit.

Detaje të reja janë zbuluar ku sipas të dhënave thuhet se janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, veturë e telefona.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe para të gatshme në euro e në denarë, revole e fishekë. Përveç këtyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe gjashtë telefona celularë e gjashtë kompjuterë.

Njoftimi i policisë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit te pules.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

LEXO EDHE:  Foto-Laboratori i drogës në Has/ Hoxha zbulon detajet tronditëse

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit.Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë se Kosoves mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.

Këto burime kanë bërë të ditur se shtatë të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mashtronin turistët dhe u merrnin para/ Prangosen tre persona në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, pasi kanë mashtruar përmes letrave turistët dhe u merrnin para.

Sipas uniformave blul, kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Të arrestuarit janë B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.

LEXO EDHE:  “Subjekt i OFL-së”/ Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua me breshëri plumbash

LEXO EDHE:  Falsifikimi i parave/ 250 raste në 6 muaj

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet një banesë me drogë/ Arrestohen dy punonjës të OSSHE

Publikuar

-

Nga

Përndiqte çiftin e bashkëshortëve në Durrës/ Arrestohet 38 vjeçari

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, është zbuluar nga efektivët e antidrogës.

Në zonën e Shijakut, një banesë ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Në kërkim nga Policia janë shpallur tre autorë të dyshuar, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike.

Sipas Policisë, në kërkim janë shpallur shtetasin V. G., 32 vjeç, A. D. (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. G., 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.D.(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Basha vizitë dy ditore në Kosovë/ Zbardhet axhenda

LEXO EDHE:  Largimi ambasadorëve politikë, “vendim i domosdoshëm”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërsa në arrest për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kanë përfunduar shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, sipas Policisë në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Një aksidnet ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, në Tiranë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J.

Blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE