LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi mes trafikantëve”/ Gazetarja bën deklaratën e fortë: Përmbysim Europën me kanabis

18 Maj 2021, 07:23, Kronika CNA
“Jemi mes trafikantëve”/ Gazetarja bën deklaratën e

Gazetarja Anila Hoxha ka folur mëngjesin e sotëm, për operacionin e realizuar nga Policia e Kosovës ajo shqiptare dhe italiane me DEA amerikane, ku edhe u kapën 400 kg lëndë narkotike, e llojit kokainë.

E ftuar në studion e Abc News, Anila Hoxha ka bërë deklarata të forta, ndërsa theksoi se Shqipëria është kthyer në një vend burimi për kanabisin dhe se jemi mes më të mirëve trafikantë.

Po ashtu ajo tha se fillimisht informacioni për këtë operacion ishte tepër i rezervuar, ndërsa shtoi se aktualisht po kryhen ende kontrolle.

?Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar. Duhet të kemi parasysh që edhe aktualisht ky operacion vazhdon dhe po kryhen disa kontrolle. Është e konfirmuar që tashmë Shqipëria po përdoret rëndom nga trafikantët e Amerikës Latine. Tani jemi mes më të mirëve trafikantë.

Trafikantë të rëndësishëm kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta. Ne jemi vend burimi për kanabisin, e përmbysim Europën me kanabis. Nga ana tjetër trafikantët dorëzojnë kanabis dhe marrin heroinë për të furnizuar sërish tregun. E rëndësishme është që ndërkombëtarët po arrijnë të kenë deri diku besim sepse ne kemi pasur operacione ku të huajt nuk na kanë besuar?, tha Hoxha./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga