LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte dënuar në Itali për trafik droge/ Prangoset në Durrës 31-vjeçari

18 Maj 2021, 11:26, Kronika CNA
Ishte dënuar në Itali për trafik droge/ Prangoset në

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Policia bën të ditur se është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari F. I.

?Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Last Step?, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.?-thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit nga