Connect with Us

Humbjet e Bashës/ Kadilli: Le të ikë se e marr unë përsipër mbojten e votës

Politikë

Humbjet e Bashës/ Kadilli: Le të ikë se e marr unë përsipër mbojten e votës

Publikuar

-

Kadilli “kryqëzon” Lidhjen Demokratike të Gruas/ “Nuk diskutuan vizionin tim”

I vetëshpallur kandidat për kreun e PD Fatbardh Kadilli ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit ku i cilëson të pa drejta dhe të pa barabarta. Sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka humbur shumë beteja dhe nuk mund të fshihet pas manipulimit të zgjegjjeve që ka bërë Rama herë pas here.

Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në “A Show” Kadilli kërkoi përsëri largimin e Bashës ku shtoi se mbrojtjen e votës do ta marrë vetë përsipër ai.

Në mënyrë absolute këto janë zgjedhje të padrejta, të pabarabarta, por legalisht janë të certifikuara. Proceset janë në vazhdim, por nuk shikoj që do të ndryshojë diçka. Unë shpresoj shumë që këtë radhë të ndëshkohet krimi elektoral, blerja e votës dhe shumë shkelje ligjore.

E ka fajin ai që ka vjedhur por nëse mua më vidhet lopa e ka fajin dhe ai që nuk ruan lopën.  Aq më tepër kur e ka të përsëritur. Le të ikin Basha se e marr unë përsipër mbrojtjen e votës. Dhe nuk fshihem pas faktit që më kanë vjedhur. 

Nuk mund të mos jetë Basha përgjegjës, e para që nuk ngriti dot frymë dhe e dyta që lejoi që të vidhen zgjedhjen”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashës nuk i del inati/ Humbi dhe sulmon Topallin

Publikuar

-

Nga

Bashës nuk i del inati/ Humbi dhe sulmon Topallin

Sot kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me studentët ekselentë, të cilët kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të zbatojnë në vend.  Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, një e re, e cila ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe dhe që tani punon në një projekt në ambasadën britanike në vendin tonë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Xheleshi kandidoi për deputete mes të rinjëve ekselentë të Lëvizjes për Ndryshim. Por mesa duket Lulzim Bashës nuk po i del inati me ish numrin dy të PD Jozefina Topalli.

Zyra e propagandës së kunatit ka përgatitur një video për të sulmuar jo vetëm kandidaten, por edhe ish drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli.

Kreshnik Çollaku, anëtari i Kryesisë së PD dhe kandidati i zgjedhur i PD ka nxjerrë në faqene  tij të Facebook-ut video të montuar të Xheleshit gjatë fushatës elektorale dhe nga komunikimi i sotëm me Ramën.

Po ashtu, edhe anëtarja e PD dhe deputetja e zgjedhur e kësaj force politike në qarkun e Fierit  Eralda Tase Bano ka nxjerrë të njëjtën video në rrjetin e saj social me mbishkrimin “Mashtimi i rradhës”.

Saimir Korreshi është një tjetër deputet i zgjedhur në këtë qark, që ka vendosur të shpërndajë videon që ka dalë nga zyra e propagandës së Lulit për të sulmuar të rinjët ekselentë.

LEXO EDHE:  Basha deklarate ne mesnate/Funderrinat po shesin informacionin sekret
LEXO EDHE:  Ilir Meta sulmon Edi Ramën/Jep dorëheqjen! Duhet të jesh më i përmbajtur!

Edhe Xhelal Mziu, ish kryebashkiaku i Kamzës që mori mandatin e deputetit në Dibër ka “marrë urdhra” për të shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut këtë video.

Të gjithë këta emra të sipërpërmendur për një mandat deputeti, tashmë janë kthyer në lëpirësa të pështirë të akullores Luli.

Arjan Llanaj, një tjetër anëtar i PD i ka konsideruar të rinjtë ekselentë si persona në shërbim të qeverisë, duke e cilësuar edhe Xheleshin se po merr shpërblimin e rradhës.

Për Lulin po të jesh ekselent e të marrësh oferte nga kryeministri je armik i blerë nga Rama.

Në vend që të qajë hallet e humbjes së turpshme dhe shërbimit që i bëri Ramës apo vjedhjes së votave në PD, Basha sulmon të rinjtë ekselentë  pse marrin oferta nga kryeministri.

Vetëm një si Luli mund ta bëjë këtë. Ndoshta e ka dhe nga xhelozia se Ramën e do vetëm për vete. Video është shpërndarë nga zyra e propagandës së Lulit, zyra më e dështuar mediatike në politikën shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez/ Xhaçka jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë. Ministrja ka bërë të ditur se Parlamenti Holandez ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Përmes një njoftimi, Xhaçka ka bërë të ditur se Holanda i ka dhënë “Po”-në Shqipërisë për hapjen e negociatave për integrimin e saj në BE, duke shtuar se janë përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

LEXO EDHE:  Basha deklarate ne mesnate/Funderrinat po shesin informacionin sekret

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Rama kërcënon drejtuesit e universiteteve

Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës”, shkruan Xhaçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pamje nga fushat e Malësisë së Madhe/ Rama: Shëmbëlltyrë frymëzuese

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fushat piktoreske të Malësisë së Madhe. Në një postim në rrjetet sociale Rama është shprehur se falë punës së palodhur dhe financave të qeverisë përmes AZHBR dhe programit të ndihmës evropiane për bujqësinë, këto fusha mund të bëhen prodhuesit kryesor të bimëve medicinale në rajon.

Shihni këto qindra hektarë fusha piktoreske në Malësi të Madhe të familjes Skora dhe fermerëve të zonës, shembëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë që duam, ku falë punës së palodhur e mbështetjes së merituar financiare edhe nga qeveria shqiptare, përmes AZHBR dhe programit të ndihmës europiane për bujqësinë, kjo kompani synon të bëhet prodhuesja më e madhe e bimëve medicinale në rajon”, ka shkruar Rama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE