LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

18 Maj 2021, 07:18, Politikë CNA
Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

?E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,?- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s? mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ?ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s?ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s?ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s?kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

Lajmet e fundit nga