Connect with Us

Gjonaj për zgjedhjet e 25 prillit/ “Nuk e përdorëm administratën publike, as burgjet”

Politikë

Gjonaj për zgjedhjet e 25 prillit/ “Nuk e përdorëm administratën publike, as burgjet”

Publikuar

-

Gjonaj për zgjedhjet e 25 prillit/ “Nuk e përdorëm administratën publike, as burgjet”

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i hodhi poshtë gjetjet paraprake të OSBE-ODHIR për përdorimin e administratës publike në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk di t’ju them ekzaktësisht se ku janë këto kontestime, qoftë nga raporti i OSBE -ODHIR por di t’ju them me përgjegjësinë më të madhe personale që në asnjë moment nuk është përdorur administrata publike. Jo vetëm njësia 7 por edhe si minister Drejtësie që kam një administratë në përgjegjësi e cila nuk është e vogël.  Në asnjë moment administrata publike nuk është shfrytëzuat apo nuk është përdorur dhe nuk është gjendur asnjëherë nën tensionin për të votuar apo për tu angazhuar në zgjedhje. Po flasim për të gjithë administratën por unë ndërkohë po flas specifikisht. Jap një dëshmi reale për administratën që është në ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh ajo,

LEXO EDHE:  Seanca plenare/ Tahiri: Po gënjehet për hir të politikës së ditës

Sipas Gjonajt, dëshmia më e mirë e mospërdorimit të administratës në këto zgjedhje ishte rezultati në sistemin e burgjeve.

Më herët janë përdorur lejet shpërblyese dhe lejet e vecanta në atë kohë nga ministrat e Drejtësisë për të lejuar që subjekte me rrezikshmëri të lartë kriminale të diktojnë dhe të ndikojnë për të ushtruar preison ndaj votuesve jashtë. Një akuzë shumë e rëndë si për zotin Basha dhe për zotin Alibeaj që ishte ministër Drejtësie. E njëjta situatë është përsëritur në 2013. Sot nuk ka asnjë akuzë për sistemin e burgjeve. PS është e humbur në sistemin e burgjeve. Edhe unë vet përsonalisht në sistemin e burgjeve kam marrë zer vota në burgjet e sigurisë së lartë, edhe individualisht. Kam marrë vetëm një votë në burgun e Rogozhinës”, deklaroi ministrja në Përballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj paralajmëron Bashën/ Po humbe zgjedhjet, do jem i pari që do të akuzoj

LEXO EDHE:  “Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  “Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

LEXO EDHE:  24 orë lajme në 7 ditë të javës/ Starton Klan News

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha zbulon “skenarin” e Bashës: Ja pse do hyjë në Kuvend

Publikuar

-

Nga

“Demokratët kanë ngelur pa përfaqësim 12 vjet”/ Lisandër Hoxha: Ja pse Basha pranoi të hyjë në Kuvend

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh se nuk do e njohë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër pranon se do të hyjë në Kuvend.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Basha do e njohë Parlamentin në shtator, pasi u ka premtuar ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se elektorati i djathtë është i zhgënjyer për shkak se prej 12 vitesh kanë ngelur pa përfaqësim.

Argumenti i përdorur pas humbjes së zgjedhjeve ishte alibia për të vazhduar qëndrimin në krye të PD. Sigurisht që Basha i ka premtuar ndërkombëtarëve njohjen e Parlamentit dhe vazhimin e jetës politike në institucione. Kjo do të thotë se PD do jetë në Parlament në Shtator.

Ajo që e kam paralajmeruar që prej herës së parë është se, idea e parealizueshme dhe jo e vërtetë e mosnjohjes së zgjedhjeve do të shkaktonte zhgënjim të madh tek elektorati i djathtë në Shtator. Kjo sepse elektorati ynë mbeti për 12 vite në opozitë dhe u kap pas kësaj fije bari me shumë nga dëshira për të besuar se sa nga mundësia që kishte për të ndodhur një 2019 e dytë.

Z.Basha ka menduar të prodhojë një rezolutë të Kuvendit Kombëtar të PD, që do e paraqesë më 17 Korrik, se nuk i njeh zgjedhjet, por nëse vendos kështu pasoja e futjes në Parlament, pasi deklarohesh se nuk njeh zgjedhjet, do jetë shkatërrimtare për imazhin e PD.

Unë shpresoj shumë që të thuhet e vërteta dhe të mos krijojmë shpresa të fiktive tek ndjekësit tanë sepse situata post 25 Prill nuk toleron asnjë të pavërtetë. Fitorja jonë fillon nga sinqeriteti i marrëdhënieve tona me qytetarët dhe ndjekësit tanë”, u shpreh Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE