LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjonaj: 35 mijë dosjet e Gjykatës së Lartë do të mbyllen për 3 vjet

18 Maj 2021, 21:19, Politikë CNA
Gjonaj: 35 mijë dosjet e Gjykatës së Lartë do të

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se 35 mijë dosjet e Gjykatës së Lartë do të mbyllen për 3 vjet, kur kjo e fundit të jetë funksionale.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Gjonaj nuk dha afat për vënien në funksion të Gjykatës së Lartë por e drejtoi gishtin tek institucionet e reja të drejtësië.

?Janë disa sfida që tashmë përtej faktit të mbështetjes që ne dhe partnerët ju kemi dhënë institucioneve të reja të drejtësisë do të duhet që prozhektorët qoftë të rezultateve të drejtohen tek institucionet e reja të drejtësisë. Kjo jo për ta hequr nga vetja, por në fakt ky është ai sistemi që ne kërkuam që të ishte tërësisht i pavarur dhe i ka të gjitha mundësitë të prodhojë rezultate. Tashmë Këshlli I Lartë Gjyqësor I ka të gjitha mundësitë të emërojë të gjitha kandidaturat, gjyqtarët e tjerë që presin në radhë për tu emëruar sipas vakancave?, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë u ndal edhe tek rezultatet e punës së SPAK mbi dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

?Tashmë SPAK ka filluar një sërë hetmesh edhe për gjyqtarët duke sekuestruar apo duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të tyre. Ashtu siç besoj që do të vijojë me dosjet e atyre rasteve që ata kanë për korrupsionin e nivelit të lartë. Por na duhet pak kohë të presim për sa kohë që ka një strukturë e cila bashkëvepron që është Byroja Kombëtare e Hetimit që për fat të mirë është zgjedhur 28 hetuesit dhe është garantuar financimi i tyre. Është e nevojshme t?i lëmëpak kohë dhe tashmë që do fillojë funksionimin edhe me Byronë i ka të gjitha mundësitë që të merren më cështje të korrupsionit të nivelit të lartë?, theksoi Gjonaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga