Connect with Us

Gent Malko: Fraksionet shihen si të rrezikshme për liderin, i fundit për PD ishte në 92-shin

Politikë

Gent Malko: Fraksionet shihen si të rrezikshme për liderin, i fundit për PD ishte në 92-shin

Publikuar

-

Gent Malko: Fraksionet shihen si të rrezikshme për liderin, i fundit për PD ishte në 92-shin

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko,  kritik ndaj Lulzim Bashës ka folur ditën e sotme për situatën në parti ku u shpreh se do të kishte qenë ideale që gjithë ai numër njerëzish me linjë kritike pas 2017 të ishin mbledhur së bashku, pasi sipas tij kjo do të ishin më imponues brenda PD-së.

I ftuar në ‘Absolut 4’, Malko tha se ‘fakti që jemi fragmentizuar sjell edhe pamundësinë për t’u imponuar’.

Por pse ndodh kjo?

“E kam vrarë mendjen edhe vetë, dhe besoj se ka të bëj pak me mentalitetin e popullit dhe partisë, ku ne lidhemi më shumë me liderin, ndërkohë që nuk e kemi të fortë idenë e përbashkët”, shton ai.

Fraksionet në partitë shqiptare sipas tij shihen si element për t’u shkatërruar.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD jep rrogën për 6 motrat jetime

Pasja e fraksioneve nuk është në mentalitetin e partive tona. Fraksionet janë një element shumë i rrezikshëm për liderët tonë. Në teorinë politike fraksionet janë pjesë të partisë që kanë një qasje ideologjike të ndryshme mbi çështje të caktuara. Ata mund të shuhen brenda partisë ose mund të krijojnë ndarje. Eksperimenti i 92 brenda PD ishte i fundit në PD, pikërisht sepse u pa si i rrezikshëm”, nënvizon Malko.  

Sipas tij, “për Topallin dhe Patozin, në një parti që drejtohet me këtë qasje, nuk mund të ketë vend. Ishte frika e Bashës që ata mund të ishin konkurrentë të fortë për lidershipin,  ndërkohë që ata kishin dyshime që gara zgjedhore do të kishte qenë e ndershme”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Publikuar

-

Nga

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka dalë sërish me një reagim në rrjetet sociale, teksa na ndajnë vetëm pak orë para zgjedhjeve brenda partisë.

Pasi denoncoi më herët se nuk i është vënë në dispozicion lista e anëtarëve të partisë, ka bërë një rezyme të gjithë takimeve me antarësinë gjatë këtyre diteve, ku falenderon demokratet.

Gjithashtu Harxhi, vë në dukje faktin se si Basha bëri thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm, ndërsa fshehu listat e anëtarëve dhe u mundua të manipulojë procesin.

Përshtypje nga takimet me antarësinë e Partisë Demokratike

Të nderuar miq anëtarë, qëndrestarë dhe themelues të Partisë Demokratike,

Që në fillim të kësaj përshendetje dua t’ju drejtohem duke ju shprehur falenderimin tim të madh e të përzemërt për kohën, respektin, dashamirësinë dhe mbështetjen që më dhatë gjatë kësaj përpjekjeje të përbashkët për Partinë Demokratike, për njëri tjetrin, për brezat dhe për vendin tonë.

Edhe pse koha ishte e pamjaftueshme për të takuar sa më shumë nga miqtë e bashkëudhëtarët e mij, qëndrestarët dhe të rinjtë e partisë tonë të madhe, në një nga fushatat më të shkurtra për drejtuesin e partisë në historinë e një partie perëndimore dhe njëkohësisht antarë të familjes së Partisë Popullore Europiane, është gjithmonë kënaqësi e krenari e veçantë të kesh mundësinë të qëndrosh përkrash jush, siç kemi qënë bashkë, që prej ditëve të para të themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e Partisë Demokratike, m’u dha mundësia të ndjej energjinë më të mirë, të dëgjoj mendimet dhe vërejtjet tuaja, të bëj reflektimet për atë që ka ndodhur me ne dhe me partinë tonë. Njëherazi kam ndjerë dhe gjithë përkushtimin për të çuar përpara projektin tonë, për të rikthyer organizatën tonë politike në një instrument demokratik e moral, në funskion të qeverisjes më të mirë të vendit.

Kudo ku pata mundësinë dhe fatin të vij për të bashkëbiseduar me ju, kam pohuar se megjithë kushtet aspak të barabarta në garë midis kryetarit në detyrë të PD dhe garuesve të tjerë, vendosa të marr pjesë në garë, për të treguar se pavarësisht gjëndjes ku ndodhet sot partia, kjo parti që lindi nga një ide e madhe si liria, ende nuk është mpakur nga humbjet e shumta të drejtuesve të saj të tanishëm. Vendosa me vetëdije të futem në këtë garë të pabarabartë edhe për t’i treguar njëri tjetrit, se demokracia nuk është vetëm cilesori i partisë tonë, por gjithashtu dhe shpirti i saj.

Pavarësisht ndjenjës të dëshperimit, të cilën askush prej nesh nuk e fsheh dot, pavarësisht zhgënjimit për mospërmbysjen e regjimit më të papërgjegjshëm që ka qeverisur ndonjë herë vendin tonë, të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët; atë për t’u kthyer sa më parë në alternativën qeverisëse të vendit.

Përqasjet për ringritjen e domosdoshme të partisë tonë mund të jenë të ndryshme, por padyshim secila prej tyre duhet të nisë nga demokratizimi i partisë, modernizimi dhe moralizimi i saj. Ndërkohë të gjithë, me keqardhje, bashkëndajmë bindjen se procesi nga i cili duhet të fillojë ringritja, nuk mund të bëhet duke afruar datën, duke keqinformuar apo mos informuar strukturat e partisë, duke hermetizuar dhe manipuluar procesin, duke fshehur listat te antarëve dhe duke bërë thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm nga kryetari në detyrë.

Unë gjatë këtyre ditëve pata nderin të ndaja me të gjithë ju një projekt, nëpërmjet së cilit mund të përballojmë, të gjithë bashkë, këtë gjëndje të vështirë, në të cilën ndodhet familja jonë politike.

Është një projekt në të cilin do të përfshihen, të vleresuar dhe të angazhuar, të gjitha grupimet që përbëjnë të djathtën tradicionale shqiptare, të përndjekurit, ose familjarë të tyre; pronarët e ligjshëm, njërëzit e shkolluar, profesionistë të lirë, të rinjtë, etj. Ky është një projekt, i cili ka në thelbin e vet demokratizimin e partisë, përfaqësimin, meritokracinë dhe mirënjohjen ndaj të shkuarës tonë, që, më së shumti, na bën krenare të gjithëve. Është një projekt i cili 13 qershorin nuk e ka datë përmbyllëse, por datë të fillimit të madh për të gjithë ne.

Unë do të jem me ju deri në mundësimin e ëndrrës tonë të përbashkët, atë që na shoqëron që nga themelimi i Partisë Demokratike: T’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mandati tretë/ Kushi: Nga shtatori anglishtja që në klasë të parë, fund shkollave me dy turne

Publikuar

-

Nga

Mandati lll/ Kushi: Nga shtatori anglishtja që në klasë të parë, fund shkollave me dy turne Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nw fjalwn e saj nw Mbledhjen e Asamblesw sw PS u shpreh se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë. Sipas saj, wshtë bërë një përgatitje e madhe më parë në arsim që të zbatohet kjo politikë ambicioze. Gjithashtu Kushi tha se duhet pranuar që reforma në Arsimit e Lartë s’ka dhënë ende rezultatet e pritshme. ”Reformat në arsim dhe rezultatet pozitive na bëjnë të besojmë se jemi në rrugën e duhur dhe baza të shëndosha. Me mandatin e ri sistemi ynë arsimor hyn në fazë të re zhvillimi. Në focus arsimi i lartë, duhet ta pranojmë, reforma ende s’ka dhënë rezultatet e pritshme. Ne sot kemi shumë të dhëna, madje edhe të çertifikuara ndërkombëtarisht, që flasin për rritje të arsimit parauniversitar. Ndihemi keq që rruga e shumë të rinjve ndërpritet kur duhet të vazhdojnë studimet e larta. Një pjesë e tyre, më të mirët, me rezultatet të shkëlqyera duhet të largohen jashtë Shqipërisë në universitetet më prestigjioze europiane. Do të ketë disa student ekselentë që do të ikin, por nuk duhet të pranojmë që kjo është zgjedhje e detyrueshme për ta. Mos pranojmë që ata të mos kenë zgjedhje alternative këtu. Do të sjellim eksperiencat më të mira europiane. Të ngremë struktura ekselence, si programe studimesh të përbashkëta, por universitete, departamente. Një tjetër shembull që ska nevojë për komente, por që duhet të na bëjë bashkë e të na motivojë është fakti që renditemi ndër vendet e fundit për aplikime për kërkime shkencore. Duam të bëhemi shembull pozitiv, siç kemi arritur të renditemi të parët në rajon për të tjera, por mund të bëhemi të parët për thithjen e fondeve të BE për arsimin dhe kërkimet shkencore. Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze. Mandatii t retë shënon fundin e shkollave me dy turne. Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit”, tha Kushi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nw fjalwn e saj nw Mbledhjen e Asamblesw sw PS u shpreh se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë.

Sipas saj, wshtë bërë një përgatitje e madhe më parë në arsim që të zbatohet kjo politikë ambicioze.

Gjithashtu Kushi tha se duhet pranuar që reforma në Arsimit e Lartë s’ka dhënë ende rezultatet e pritshme.

”Reformat në arsim dhe rezultatet pozitive na bëjnë të besojmë se jemi në rrugën e duhur dhe baza të shëndosha. Me mandatin e ri sistemi ynë arsimor hyn në fazë të re zhvillimi.

Në focus arsimi i lartë, duhet ta pranojmë, reforma ende s’ka dhënë rezultatet e pritshme. Ne sot kemi shumë të dhëna, madje edhe të çertifikuara ndërkombëtarisht, që flasin për rritje të arsimit parauniversitar. Ndihemi keq që rruga e shumë të rinjve ndërpritet kur duhet të vazhdojnë studimet e larta. Një pjesë e tyre, më të mirët, me rezultatet të shkëlqyera duhet të largohen jashtë Shqipërisë në universitetet më prestigjioze europiane. 

Do të ketë disa student ekselentë që do të ikin, por nuk duhet të pranojmë që kjo është zgjedhje e detyrueshme për ta. Mos pranojmë që ata të mos kenë zgjedhje alternative këtu. Do të sjellim eksperiencat më të mira europiane. Të ngremë struktura ekselence, si programe studimesh të përbashkëta, por universitete, departamente.

Një tjetër shembull që ska nevojë për komente, por që duhet të na bëjë bashkë e të na motivojë është fakti që renditemi ndër vendet e fundit për aplikime për kërkime shkencore.

Duam të bëhemi shembull pozitiv, siç kemi arritur të renditemi të parët në rajon për të tjera, por mund të bëhemi të parët për thithjen e fondeve të BE për arsimin dhe kërkimet shkencore.

Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze.

Mandatii t retë shënon fundin e shkollave me dy turne. Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit”, tha Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE