Connect with Us

Finalja në Portugali, Man. City paguan shpenzimet e udhëtimit për tifozët

Sport

Finalja në Portugali, Man. City paguan shpenzimet e udhëtimit për tifozët

Publikuar

-

Përkundër vështirësive të pandemisë, Manchester City po bën një sezon në kufijtë e perfektes, pasi ka siguruar titullin kampion në Angli, ka fituar Carabao Cup dhe do të provojë të ngrejë lart për herë të parë në histori edhe Ligën e Kampionëve.

“Citizens” ia kanë dalë të kalojnë në finale, ku do të diskutojnë trofeun me Chelsean në stadiumin “Da Luz” të Benfikës, ndërsa pronari i klubit nga Manchesteri, sheiku Mansour u ka bërë një dhuratë tifozëve të skuadrës.

Kështu në një komunikatë të shpërndarë në faqen zyrtare, klubi ka marrë përsipër të gjithë shpenzimet e tifozëve që do të udhëtojnë për të ndjekur finalen në Portugali, që nga biletat e avionit e deri te testet PCR e të tjera.

Nga ky gjest i bukur pritet të përfitojnë mijëra tifozë të klubit, që kanë planifikuar të ndjekin live finalen e “Da Luz”-it, teksa në komunikatë evidentohet fakti që edhe fansat e skuadrës kanë vuajtur jo pak gjatë periudhës së pandemisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Menduat se harroi zakonin? Trajneri i Gjermanisë del në vetvete, nuhat gishtat dhe kujton gjestet “e shpifura”

Publikuar

-

Nga

Gjermania nuk arriti dot që të triumfonte në përballjen e parë të Europianit teksa mati forcat me Francën. Megjithatë pancerat kanë bërë paraqitje të nivelit të lartë dhe kanë shuar të gjitha dyshimet që mund të ishin për ta, teksa në nisje të kampionatit nxirrej tërësisht jashtë garës për të fituar Europianin.

Ky tension i madh në fushën e lojës ka bërë që trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, të dalë në huqet e vjetra. Tekniku i njohur është parë teksa nuhat sërish gishtat e tij duke na sjellë në rikujtesë imazhet e së shkuarës. Pikërisht atëherë kur Loë bënte në pavetëdije gjeste të shpifura për t’u parë në ekran nga shikuesit. Kompeticion i ri, por trajneri i Gjermanisë mbetet i njëjti!

LEXO TE PLOTE

La Liga

Atletico “lë me gisht në gojë” italianët, arrin marrëveshjen me De Paul

Publikuar

-

Nga

As Inter, as Milan dhe as Juventus. Rodrigo De Paul do të transferohet në kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm, pasi garën për blerjen e kartonit të tij e ka fituar pikërisht Atletico Madrid, që ka bindur drejtuesit e Udineses.

Kapiteni i friulianëve ndiqej nga skuadrat më të mira të Serisë A, por asnjëra prej tyre nuk ishte gati të ofronte 40 milionë euro kesh për kartonin e futbollistit, gjë që e bëri menjëherë Diego Simeone, i cili do ta ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes Atleticos dhe Udineses është arritur për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme, për të plotësuar 40 milionët e kërkuar nga klubi friulian.

Në të njëjtën kohë edhe De Paul ka arritur marrëveshjen me Los Colchneros, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 3.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Aktualisht futbollisti është i angazhua me Argjentinën në Copa America dhe vetëm në muajin korrik pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij te Atletico e Madridit, ndërsa klubet e Serisë A “mbeten me gisht në gjë”, pasi nuk arrijnë të blejnë një nga mesfushorët më të spikatur të sezoneve të fundit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Stadium me 1500 vende dhe president mesfushorin, kundërshtarët e Partizanit një ekip… fshati

Publikuar

-

Nga

Partizani “peshkoi” dje për Conference League skuadrën e FC Stintful Gheorghe Suruceni nga Moldavia. Si fitues të Kupës së Moldavisë këtë vit, Stintful ishte edhe sezonin e shkuar pjesë e kualifikueseve të Europa League, duke u eleminuar nga Partizani i Beogradit.

Ekipi është vendosur në rrethinat e Chisinau, kryeqytetit moldav. Zona ku zhvillon aktivitetin kundërshtari i Partizanit ka një popullsi prej 3 mijë banorësh, ndërsa stadiumi ku zhvillohen ndeshjet mban 1500 spektatorë. Vështirë se UEFA do lejojë që sfida e Conference League të luhet në atë stadium.

President i ekipit është Petru Ojeg, që luan edhe si mesfushor i ekipit. 30 vjeçari investon në klub, teksa pronar është Valeriu Renita, biznesmen i njohur në Moldavi. Klubi është fitues në fuqi i Kupës dhe para dy viteve nënkampion i vendit. I themeluar në 2003, kundërshtarët e Partizanit vetëm në sezonin 2008-09 luajtën në elitën e vendit. Ndeshjet e Conference League luhen në 8 dhe 15 korrik. Sfida e parë luhet në Moldavi.

LEXO TE PLOTE