LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Facebook merr vendimin e papritur/ Ndryshon foton tuaj të profilit nëse shkel këtë rregull

18 Maj 2021, 12:04, Tech CNA
Facebook merr vendimin e papritur/ Ndryshon foton tuaj të profilit

Fotografitë e profilit tuaj në Facebook mund të ndryshohen pa pëlqimin tuaj nëse shkel disa rregulla.

Masa është pjesë e goditjes së Facebook ndaj lajmeve të rreme dhe deklaratave anti-vaksinat.

Një raport nga gjigandi i teknologjisë zbuloi se si po lufton për të hequr fotografitë e profilit që promovojnë një mesazh anti-vaksinë.

Ato lloje të fotografive të profilit, të cilat mund të shfaqin fytyrën e një personi të rrethuar nga një citim anti-vaksinë, shkelin udhëzimet e Facebook.

Në një postim në blog shkruhej: “Një pjesë e rëndësishme e punës sonë për të rritur vaksinimet është adresimi i përmbajtjes që shkel rregullat tona mbi COVID-19 dhe dezinformatave të vaksinave.

“Gjatë pandemisë, ne kemi hequr më shumë se 16 milion pjesë të kësaj përmbajtje nga aplikacionet tona për shkeljen e rregullave tona mbi COVID-19 dhe dezinformimin e vaksinave?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga