LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/ Kërkon të shesë sapunin për djathë

18 Maj 2021, 09:00, Politikë CNA
Evi Kokalari zbulon “strategjinë” e Grida Dumës/

Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari, ka komentuar debatin e mbrëmshëm në një studio televizive, me deputeten e zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Grida Dumën.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se debate me Dumën i ka lënë një shijë jo shumë të mirë. Sipas Kokalarit, Grida Duma e ka styrategji që të mjundohet të intimidojë oponentin.

?Debati me Grida Dumën sot me la shije jo shumë të mirë. Kur e pyeta nëse PD-ja është Parti e djathtë, mbas 20 minutash teori mbi Bashën dhe Berishën që nuk janë të korruptuar, m?u pergjigj kështu:

?Nëse më pyesni përse në programin e Partisë Demokratike ka pasur një fash të qëndrës së majtë, kjo ka të bej me faktin që 52% e Shqipërise është nën minimumin jetik. Si e tillë, Shqipëria NUK MERITON ta vendosim plotësisht në normativën e rregullave të ekonomisë së tregut kur konkurrenca shtyp gjithçka, kur nuk kemi dhënë mundësinë sepse konkurrenca është mundësi, pastaj garë. 51% e popullsisë janë të pamundur të hyjë në garën aktuale të një Shqipërie që nuk i ka të stabilizuara rregullat e lojës, ne jemi të detyruar që brënda programit tonë të kemi disa fasha (?) që duhen të mbrohen dhe të avantazhohen.?

Domethënë, PD-në e ka detyruar varfëria e popullit të jetë e Qëndrës së Majtë. Kësaj i thonë të të shesin sapunin për djathë.

Gjithashtu prisja debat më të sinqertë. Kofidenca e saj e tepruar është metodë për ti dhënë drejtim debatit ashtu siç e sheh ajo të arsyeshme, ndërkohë që mundohet të intimidoj/frikësoj oponentin. E keqja në këtë rast qe se ajo nënvlerësoj aftësitë e mia.

Uroj të kemi një debat më të frytëshëm herës tjetër.?-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga