Connect with Us

Ekzekutimi në Shkodër/ Kush është Ibrahim Liçi, vrasësi i dy vëllezërve Bilali

Kronika

Ekzekutimi në Shkodër/ Kush është Ibrahim Liçi, vrasësi i dy vëllezërve Bilali

Publikuar

-

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Liçi, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar edhe një i mitur, 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

Shqiptarja.com shkruan se Liçi dhe 15-vjeçari Malja dyshohet se janë personat që kanë qëlluar mbi Mustafën, i cili mori 6 plumba, 1 në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. I mituri u arrestua në flagrancë nga policia.

Kush është Ibrahim Liçi

Ibrahim Liçi është një person i njohur për policinë, ku emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.  Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Liçi u shpall në kërkim.

LEXO EDHE:  Droga “mbyt” Shqipërinë/Arrestohen 3 trafikantët në Shkodër, ja emrat

Ai është djali i Mustafa Liçit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Kujtojmë se Endri Mustafa ishte pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër, i cili prej kohësh ishte në konflikt me familjen e famshme të kryeqendrës së veriut, Liçajt.

Ai ka qenë një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. Viktima Mustafa ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

Mustafa, baba i dy fëmijëve, u gjet i vdekur në zonë e Livadheve dje në Shkodër, tre ditë pasi familja e kishte denoncuar si të zhdukur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas fëmijën e mitur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq". Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç.  Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Droga “mbyt” Shqipërinë/Arrestohen 3 trafikantët në Shkodër, ja emrat

LEXO EDHE:  Basha publikon foton me kampionen shkodrane/ Optimizmin dhe shpresën e saj e shoh ngado

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humb jetën një pushues norvegjez në Ksamil

Publikuar

-

Nga

Humb jetën një pushues norvegjez në Ksamil

Një pushues i huaj ka humbur jetën në Ksamil.

Mësohet se viktima është Frank Ëestgard , 56 vjeç nga Norvegjia.

56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të  Ksamilit ku ka humbur jetën.

Sipas asaj që raporton ABC neës, mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.

LEXO EDHE:  Basha publikon foton me kampionen shkodrane/ Optimizmin dhe shpresën e saj e shoh ngado

LEXO EDHE:  “Kokat e njëri tjetrit hëngshin”/ Artan Hoxha “masakron” Ramën

Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore. Policia po kryen hetimet për ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vinin nga Italia/ Kapet një sasi e madhe paundësh në Portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Vinin nga Italia/ Kapet një sasi e madhe paundësh në Portin e Durrësit

Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në portin e Durrësit.

Mësohet se paratë janë gjetur në një furgon që vinte nga Italia.

Kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar paratë e fshehura, ndërsa raportohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonut ku u gjetën paratë.

LEXO TE PLOTE