Connect with Us

“E vranë me plumb në gojë”/ Hajdarmataj dëshifron kodet mafioze të autorëve, Mustafa nuk duhej të fliste

Kronika

“E vranë me plumb në gojë”/ Hajdarmataj dëshifron kodet mafioze të autorëve, Mustafa nuk duhej të fliste

Publikuar

-

“E vranë me plumb në gojë”/ Hajdarmataj dëshifron kodet mafioze të autorëve, Mustafa nuk duhet të fliste

Ish- drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po flitet për vrasjen e Endri Mustafës në qytetin e Shkodrës.

Viktima është gjetur i vrarë në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.

Hajdarmataj ka dëshifruar dhe kodet që përdorin vrasësit në këto raste, ku tha se plumbi në gojë tregon se personi ka folur ose nuk duhet të flasësh.

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Shkodrën/ Dyshohet për të plagosur

“Autorët duket se kanë qenë të qetë, kanë patur kohë mjaftueshëm për të kryer krimin.

Një plumb në gojë presupozon se ti ke folur ose nuk duhet të flasësh.

Pistoleta mund të jetë dhe që të akuzojnë të ndjerin se ka pasur një armë, apo ka patur shkëmbim zjarri.

Ajo është një armë që mund të ketë qen e autorit, ose armë që mund të ketë lidhje me një vrasje tjetër”, tha Hajdarmatja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Shkodrën/ Dyshohet për të plagosur

LEXO EDHE:  Vodhën dy biznese dhe një makinë/ Arrestohen autorët në Durrës

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasjet në vend/ Urdhër i ri për drejtuesit e policisë

Publikuar

-

Nga

Persona të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, apo edhe në konflikte për motive banale, do t’u  sekuestrohet arma e zjarrit, nëse e disponojnë një të tillë me leje. Ky është urdhri më i fundit që drejtues të Policisë së Shtetit u kanë dhënë vartësve të tyre në të 12 qarqet e vendit.

Sekuestrimi i armëve, edhe pse me leje, do të bëhet ndaj atyre personave që policia ka humbur besueshmërinë. Kjo, në rastet kur një qytetari rezulton i denoncuar apo kallëzuar në polici.

Ky urdhër vjen menjëherë pas vrasjeve të ndodhura muajt e fundit, disa prej të cilave kanë qenë për motive të dobëta apo konflikte banale.

Dy javë më parë, Policia e Shtetit vendosi që të shtyjë afatin e regjistrimit të armëve të zjarrit që nga viti 1993, kryesisht ato të gjahut e sportivet.

Afati i fundit për t’i regjistruar në sistemin elektronik SIMA është deri në fund të vitit. Fillimisht ishte parashikuar parashikuar që afati përfundimtar të ishte deri më 31 Maj.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht/ Autorët “mesazh” pronarit të hotelit

LEXO EDHE:  “E terrorizuar duke mbrojtur vrasësit e të shoqit”/ Artan Hoxha ‘shkund’ policinë: Kjo është fytyra juaj e vërtetë!

ABC mëson se gjithsej në të gjithë vendin rezultojnë të regjistruara 103.459 armë me leje. Ato janë të regjistruara vetëm në procesverbalet e uniformave blu.

Ndërsa deri më tani, në sistemin elektronik SIMA janë regjistruar 65.071 armë.

Numrin më të lartë të armëve me leje e mban Tirana, me 18.400. pasohet nga Fieri me 16.200armë, e duke vijuar me Durrësin me 10.200. Me numër më të vogël vijojn qarqet e tjera si Shkodra, Lezha, Vlora dhe Elbasani me nga 8 dhe 9 mijë armë. Ndërsa qarku që ka numrin më të vogël të armëve me leje është Kukësi, me 2.131.

Nga ana tjetër, policia ka planifikuar të bëjë edhe një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve që nga 1997-ta. Ky projektligj pritet të miratohet nga parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

ARMËT ME LEJE NË QARQE

Tiranë 18400 armë

Fier 16200 armë

Durrës 10200 armë

Shkodër 9200 armë

Lezhë 9000 armë

Vlorë 8200 armë

Elbasan 9750 armë

LEXO TE PLOTE