Connect with Us

“E terrorizuar duke mbrojtur vrasësit e të shoqit”/ Artan Hoxha ‘shkund’ policinë: Kjo është fytyra juaj e vërtetë!

Kronika

“E terrorizuar duke mbrojtur vrasësit e të shoqit”/ Artan Hoxha ‘shkund’ policinë: Kjo është fytyra juaj e vërtetë!

Publikuar

-

Aksioni në Ministrinë e Brendshme/ Artan Hoxha publikon videon dhe jep mesazhin e ‘koduar’

Shkodra u trondit ditën e djeshme nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Endri Mustafa.

I riu ishte denoncuar i zhdukur prej tre ditësh nga familjarët e tij, teksa pas kërkimeve u gjet i pajetë i qëlluar me armë zjarri në zonën e Livadheve.

Bashkëshortja e të ndjerit, Ingrid Mustafa ka dalë sot disa herë para mediave duke dhënë detaje për krimin dhe natën e fundit që ai doli nga banesa.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha i cili e quan si të turpshem dhe ulëritëse, ‘detyrimin’ e saj për të dalë në konferencë për shtyp e terrorizuar, ndërsa përpiqej të justifikonte vrasësit e të shoqit.

Hoxha  i bën thirrje autoriteteve të marrin në mbrojtje familjen e Endri Mustafës  në mënyrë që të mos mbetet peng i kriminelëve të paprekshëm prej vitesh në këtë qytet.

“Kjo është fytyra e vërtetë e sigurisë në Shkodër shkruan Hoxha, ndërsa i bën thirrje autoriteteve ta marrin në mbrojtje nënën e tre fëmijëve.

Kjo qe ka ndodhur sot ne Shkoder me bashkeshorten e të vrarit Endri Mustafa, as nuk eshte pare dhe as eshte degjuar ndonjehere.

Pa u mbushur ende 24 ore nga zbulimi i kufomes se masakruar të burrit në periferi te qytetit, nena e tre femijeve tashme te mbetur jetime, u detyrua të jap jo nje, por dy konferenca shtypi.

Kjo nuk eshte e turpshme, kjo eshte uleritese. Pasi te rrembejne ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, ta flakin kufomen si qen i ngordhur në Livadhe, të lene femijet jetime, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet…

Pamja e terrorizuar e bashkeshortes se Endri Mustafes, ndersa perpiqej të justifikonte para mediave vrasesit e te shoqit, eshte fytyra e vertete e sigurise në qytetin e Shkodres tashme të marre peng nga krimi i organizuar…

Në keto kushte, qe kjo grua e mbetur me tre femije jetime, të mos detyrohet të jap nje konference të trete shtypi për ndonje tjeter grup kriminal në Shkoder, duhet qe në menyre urgjente dhe te menjehershme,

Prokurori i Pergjithshem i Republikes dhe Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, të marrin nen mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre qe të mos mbetet peng e krimineleve te paprekshem prej vitesh në kete qytet…”/CNA.al

May be an image of 1 person

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Llalla, manovra për të mos shkuar në burg/ GJKKO “kërcet” dhëmbët ish-Kryeprokurorit

Publikuar

-

Nga

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është bërë telenovelë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Sot ishte seanca kur do të jepej vendimi për Llallën nëse do të shkonte në burg ose jo.

Por edhe kjo seancë, ashtu si e radhës së kaluar ka dështuar. Shkak për dështimin është bërë mungesa e Llallës dhe e avokatit të tij,

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se përse ish kryeprokurori ka munguar, ndërkohë që avokati pretendon se është sëmurë.

Për të shmangur zvarritjen, GJKKO ka ndërmarrë të tjerë hapa, duke caktuar një avokate shtetërore që është Gentiana Qendro.

Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Llalla në listën e zezë të DASH

Adriatik Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Nëntor 2012, ku qëndroi për pesë vite radhazi derisa dha dorëheqjen në vitin 2017.

Dy muaj pas dorëheqjen bë Shkurt 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, e futi atë dhe familjen e tij në “listën e zezë” duke  e shpallur non-grata.

LEXO EDHE:  E ekzekutuan shumë pranë familjarëve të tij/ Çfarë i nxori zbuluar vrasësit e Hekuran Billës

LEXO EDHE:  Tronditet Malësia e Madhe/ Dyshohet se janë vrarë tre persona për parcelat me kanabis, policia në kërkim të trupave

Ndërsa, një muaj më vonë, në mars 2018, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  njoftoi se kishte hapur hetimet ndaj tij për pastrim parash në përmasa të mëdha, përmes blerjes së tokave me çmime të ulta dhe shitjes 20-30 herë më shtrenjtë.

Në të njëjtin vit Llallës iu sekuestrua apartamenti në Tiranë dhe rreth 5.4 hektarë tokë me  një vlerë totale prej më shumë se 98 milionë lekë ose rreth 900,000 dollarë.

Pas tre vitesh proces gjyqësor, në prill të vitit 2021, Llalla kërkoi që nga gjykimi i shkurtuar të kalonte në një process normal, pasi do të çonte prova të reja para drejtësisë.

Pas disa seancave radhazi, GJKKO e shpalli atë fajtor, e dënoi me me dy vite burgim dhe sekuestrim të disa pasurive,  të cilat ai nuk mundi t’i justifikonte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prokurori i blerë nga trafikantët e drogës?/ Apeli i GJKKO, lë Maksim Sotën në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, ka dështuar të ndryshojë masën e sogurisë në Apelin e GJKKO-së.

Sota  ka kërkuar  zëvendësim mase me pretendimin se ka problem  arsye shëndetësore.

Por, është lënë në arrest shtëpie nga shkalla e parë e GJKKO-së, vendim i cili u la sot në fuqi nga Apeli i të njëjtës Gjykatë.

Kujtojmë se prokurori i Vlorës u arrestua nga SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë që ka nxjerrë emrin e prokurorit Sota, pasi sipas tij kishte qëndruar në të njëjtën shtëpi me Ilirjan Duçellarin, kreun e grupit kriminal që merrej me trafikimin e drogës.

LEXO EDHE:  Vrasja e biznesmenit në Tepelenë/ Shoqërohet një person

LEXO EDHE:  AMA dhe AKEP si bandë e kamikazëve të Fugës

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Sota ishte angazhuar për të ndihmuar Duçellarin që të zgjidhte problemet me drejtësinë. Prokurori Sota ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK, me pretendimin se nuk ka asnjë provë kundër tij.

Sotës pak ditë më parë i është sekuestruar makina nga SPAK me dyshimin se automjetin prokurorit ia kenë blerë trafikantët e drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përdhunoi të miturën/ Arrestohet, pas tre vitesh 20 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me 12-vjeçaren

Një 20 vjeçar është prangosur në Durrës, pasi ishte në kërkim për përdhunimin e një të miture

K.Xhura, 20 vjeç, është dënuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE