E hoqi Ledjanën nga Instagrami/ Mevlani zbulon arsyen

18 Maj 2021, 13:30, Lifestyle CNA
E hoqi Ledjanën nga Instagrami/ Mevlani zbulon arsyen

Mevlan Shaba është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar të momentit. I ftuar në Top Albania Radio, Mevlani ka treguar arsyen pse e ka hequr Ledjanën nga ndjekësit në Instagram.

Ai është shprehur se si në çdo çift ka zënka dhe hatërmbetje, si pasojë edhe heqje nga Instagrami.

?Do kesh parë ndonjë fanpage se ska mundësi. Pastaj të jemi pak të qartë, se është e vërtetë ngaqë na ndiqni, jemi në syrin e të gjithëve këto gjëra ndikojnë. Gjërat që ndodhin mes meje dhe Ledjanës komentohen shumë por që si në jetën reale si aty është njësoj sepse në një çift nuk mund të shkojë çdo gjë perfekt, do ketë zënka, do ketë hatërmbetje, do ketë heqje nga Instagrami. Sigurisht që edhe ne kemi ato zënkat tona, se nuk shkon çdo gjë perfekt. Edhe nuk do të thotë se është tallje për publikun, se thonë po talleni me ne?, shprehet Mevlan Shaba./ CNA.al

Lajmet e fundit nga