LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duhet fitorja ndaj Bylisit, ja si shpëton Kastrioti

18 Maj 2021, 20:35, Sport CNA
Duhet fitorja ndaj Bylisit, ja si shpëton Kastrioti

Nga mesi i tabelës në fazën e tretë te zona e rënies në fund të kampionatit. Kastrioti është vetëm një pikë më tepër se Bylisi i vendit të parafundit, por kalendari i fazës së katërt është me fat për krutanët, pasi e presin ekipin ballshiot.

Këtë të premte, pikërisht për javën e 35-të, në stadiumin e Kamzës do të luhet praktikisht një finale mbijetese, me krutanët duan ta shmangin rënien direkte dhe të paktën të jenë në ?play out?, aty ku do të luajnë ndaj Burrelit ose Tomorit.

Megjithatë, Kastrioti ka ende shanse për ta kaluar Skënderbeun nëse fiton të dyja ndeshjet e mbetura dhe nga ana tjetër, korçarët nuk marrin më shumë se tri pikë. Megjithatë, një fitore të premten ndaj Bylisit do t?i jepte një shans në ?play out? Kastriotit dhe nga ana tjetër ballshiotët do të binin direkt nga Superiorja. Në rast të ndonjë rezultati tjetër, atëherë rreziku është i madh.

Lajmet e fundit nga