Connect with Us

Dhjetëra të zhdukur nga stuhia në Indi

Bota

Dhjetëra të zhdukur nga stuhia në Indi

Publikuar

-

Dhjetëra të zhdukur nga stuhia në Indi

Më shumë se 90 njerëz u zhdukën, pasi anija me të cilën lundronin, u fundos në brigjet e qytetit Mumbai të Indisë, si pasojë e një cikloni të fuqishëm.

Flota detare indiane tha se ka shpëtuar 177 nga 270 personat në bord dhe se përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë po vazhdojnë.

Anija, në pronësi të Korporatës së Naftës dhe Gazit Natyror të Indisë, po transportonte personelin për shpime në det të hapur.

Flota detare indiane organizoi një mision masiv të shpëtimit ajror dhe detar për punonjësit e zhdukur të naftës, por që po pengohet nga valët e mëdha.

“Ka valë nga 20 deri në 25 metra, erërat janë të fuqishme dhe dukshmëria e ulët”, tha zëdhënësi i marinës, Vivek Madhwal.

LEXO EDHE:  Indi, mbi 4200 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Tri anije të tjera tregtare, me rreth 700 persona në bord, janë bllokuar po ashtu në det, pas ciklonit Tauktae, i cili goditi bregun perëndimor të Indisë.

Tauktae zbarkoi të hënën në shtetin Gujarat, me erëra deri në 160 kilometra në orë.

Stuhia është duke u dobësuar, por së paku 19 njerëz tashmë kanë humbur jetën dhe rreth 200,000 të tjerë janë zhvendosur nga disa rajone.

Stuhia ka goditur në kohën kur India po përballet me një valë shkatërruese të pandemisë së koronavirusit.

Për disa javë, ky vend ka regjistruar mbi 300,000 raste të reja në ditë dhe mbi 4,000 viktima.

Shifrat kanë nisur të bien pak këtë javë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Publikuar

-

Nga

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për vënie të embargos së armëve në Mianmar.

Kjo thirrje është pjesë e një rezolute jodetyruese që dënon juntën ushtarake në shtetin e përfshirë nga dhuna, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Rezoluta është miratuar të premten nga 190 shtete, ndërsa 36 kanë abstenuar, përfshirë Kinën, aleaten kryesore të Mianmarit.

Vetëm Bjellorusia ka votuar kundër rezolutës.

Kjo rezolutë ka ardhur në ditën e njëjtë kur Këshilli i Sigurimit ka mbajtur bisedime jozyrtare për situatën në Mianmar, ku ushtria përmes një puçi ka rrëzuar më 1 shkurt lideren civile Aung San Suu Kyi.

Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Autobusi përfundon në kanal, ndërrojnë jetë 40 persona

LEXO EDHE:  Video- Aksident i frikshëm/ Të rinjtë shpëtojnë për mrekulli

Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna në Mianmar

Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike.

Ajo është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes puçit.

Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar.

Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim.

“Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin.

“Ndonëse ekziston ndjenja në netët e nxehta të verës se kjo tashmë ka kaluar, mund ta shihni nga shembulli i Lisbonës se gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

Autoritetet portugeze kanë ndaluar të enjten udhëtimin brenda dhe jashtë rajonit të kryeqytetit në fundjavat e ardhshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të koronavirusit.

Çfarë është varianti indian i koronavirusit?

Më herët gjatë kësaj jave, edhe kryeministri britanik Boris Johnson, ka shtyrë datën e heqjes së masave për katër javë, pasi autoritetet kanë regjistruar mijëra raste të reja të infektimit, kryesisht edhe variantin Delta.

LEXO EDHE:  Përdhunuesi indian akuzon viktimën: Duhej të heshtte

LEXO EDHE:  Indianja me flokët më të gjata në botë

Merkel ka folur para një darke pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo është hera e parë që ajo ka pranuar një zyrtar të lartë në Gjermni, prej vitit të kaluar.

Macron ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të jenë vigjilentë, teksa Bashkimi Evropian do të diskutojë në samitin e ardhshëm si të harmonizojë më mirë kufizimet për udhëtime në kohën e pandemisë.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë afër dhënies së një doze të vaksinës pothuajse gjysmës së popullsisë, ndërsa një e treta e popullsisë besohet se ka marrë të dyja dozat.

Britania e Madhe, e cila është larguar nga blloku evropian vitin e kaluar, ka shkallë më të lartë vaksinimi./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?

Publikuar

-

Nga

A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?

Njoftimi fundjavën e kaluar se G-7a do të mbështeste një propozim të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të krijuar një alternativë ndaj Iniciativës tetëvjeçare “Një Brez Një Rrugë” të Kinës u prit me optimizëm të matur nga ekspertët ndërkombëtarë të zhvillimit.

Ekspertët mirëpritën fokusin për të ndihmuar kombet me të ardhura të ulëta dhe të moderuara që të zhvillojnë infrastrukturën e nevojshme, por ngritën shumë pikëpyetje për zbatimin që nuk morën shpjegime të menjëhershme.

Plani synon të “nxisë një total prej qindra miliarda dollarë investimesh në infrastrukturë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në vitet e ardhshme”, thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë. Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë që po promovohet nga Presidenti Joe Biden, i cili tha se G-7a dhe demokracitë e tjera anembanë botës janë angazhuar në një betejë me regjimet autokratike si Kina dhe Rusia për të ushtruar ndikim në vendet në zhvillim.

Kërcënimet nga Kina dhe Rusia në qendër të samitit të grupit G-7

Përpjekja, e quajtur “Partneriteti Botëror i Rindërtimit Më Mirë”, ka për qëllim “bashkimin e demokracive të botës për të përmbushur sfidat me të cilat përballet bota dhe për të dhënë rezultate për njerëzit tanë dhe për njerëzit sinqerisht kudo”, tha Presidenti Biden.

‘Një hap jashtëzakonisht pozitiv’

“Sigurisht, fakti që Shtetet e Bashkuara ishin të pranishme dhe shumë të angazhuara në G-7 ështe një hap jashtëzakonisht pozitiv”, tha Lisa Bos, drejtore e marrëdhënieve qeveritare për World Vision, një organizatë e krishterë humanitare globale. “Fakti që ne treguam inciativë ishte një hap jashtëzakonisht pozitiv. Por tani, a do të udhëheqim për të arritur rezultatet dhe objektivat dhe për t’i bërë ato objektiva vërtet domethënëse?”, tha ajo.

Zonja Bos tha se rrethanat aktuale, në të cilat pandemia ka përqendruar vëmendjen tek bota e ndërlidhur dhe vlera e institucioneve të forta, kanë krijuar edhe një lloj mundësie.

“Tani ekziston momenti kohor kur ne mund të… ringjallim dhe rigjallërojmë punën që shumë nga vendet më të zhvilluara po përpiqen të bëjnë për krijimin e një bote më të sigurt, më të begatë, më të shëndetshme”, tha zonja Bos. “Nëse nuk do të ndodhë tani, atëherë kur do të ndodhë? Jemi në një moment vërtet kritik dhe … tani nuk është koha të tërhiqemi. Tani është koha për t’i dhënë gaz”.

Ndjekja e vazhdueshme është e domosdoshme

“Mendoj se është me të vërtetë pozitive që vendet e G-7ës ta njohin çështjen dhe të njohin nevojën për të reaguar”, tha Eric Farnsworth, nënkryetar i Shoqërisë së Amerikave / Këshillit të Amerikave. “Ka nevoja të vërteta që duhet të plotësohen. Dhe njerëzit në tregjet në zhvillim dhe gjetiu, gjithashtu nëse nuk shohin zgjidhje që vijnë nga demokracitë, do kërkojnë një zgjidhje kudo që të mund ta gjejnë një të tillë. Dhe Kina, natyrisht, ka shumë para”.

Nga projekti kinez “Një brez një rrugë” në Pakistan

Për të qenë e suksesshme, iniciativa B3W, siç po e quan administrata e Presidentit Biden, do të kërkojë përpjekje të qëndrueshme nga të gjitha vendet e përfshira, tha zoti Farnsworth. G-7a përbëhet nga kombe të pasura, shumë të industrializuara – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Njoftimi mund të bëhet, por çelësi do të jetë jo thjesht ndjekja, por ndjekja kuptimplotë, e qëndrueshme, në mënyrë që të mos jetë vetëm për një herë,… por që të jetë në fakt një përparësi”, tha ai. “Qëndrueshmëria, për mendimin tim, është thelbësore gjithashtu, sepse, ju e dini, kjo duhet të jetë diçka tek e cila njerëzit të dinë se mund të mbështeten … që nëse regjistrohen në një marrëveshje kompakt, ose diçka të tillë, me Shtetet e Bashkuara ose BE-në, do të jetë ende në funksionim tre vjet më vonë ose pesë vjet më vonë”.

Jo saktësisht konkurrencë me Pekinin

Ndërsa u prezantua nga Presidenti Biden si një sfidë e qartë për Kinën, është e dukshme se fushat në të cilat do të përqendrohet plani – klima, shëndetësia dhe siguria shëndetësore, teknologjia dixhitale, dhe barazia gjinore, sipas Shtëpisë së Bardhë – nuk janë në të vërtetë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me pjesën më të madhe të asaj që Kina ka bërë përmes programit “Një Brez Një Rrugë”.

LEXO EDHE:  Aktori i njohur harxhon 500 mijë euro/ Paguan kreditë e 1398 fermerëve

LEXO EDHE:  Alarmante, 80 të zhdukur në Vlorë/ Vendi në emergjencë kombëtare

Fokusi i Kinës ka qenë kryesisht në projektet e mëdha të kategorisë së investimeve tradicionale të infrastrukturës, përfshirë portet, autostradat, aeroportet, digat, etj.

Kjo nuk do të thotë se fushat e identifikuara si fokusi i programit B3W nuk kanë nevojë për investime të konsiderueshme.

Jetësore dhe të ndërlidhura

“Secila prej këtyre katër fushave është e rëndësishme dhe ato janë të ndërlidhura”, tha Michelle Brown, drejtore e asociuar në organizatën “Veprim kundër Urisë”.

“COVID-i ka demonstruar se mungesa e investimeve në infrastrukturën jetësore në shëndetësi dhe sigurinë shëndetësore mund të ketë pasoja shkatërruese. Mungesa e shërbimeve themelore përkeqësoi ndikimin e pandemisë në vendet e pasura dhe ato të varfëra. Pabarazitë sociale, ekonomike dhe gjinore thelluan më tej ndikimet negative të COVID-it”, tha ajo.

Efektet e ndryshimit të klimës dhe mungesa e infrastrukturës dixhitale në pjesët më të pazhvilluara të botës, shtoi ajo, vetëm se e shtuan më tej dëmin e shkaktuar nga pandemia.

OKB-ja paralajmëroi se për shkak të pandemisë, miliona njerëz janë më të rrezikuar edhe nga uria

Më shumë kufizime

Është shumë e vështirë që programi B3W të jetë në gjendje të veprojë me aq pak kufizime sa ka regjimi një-partiak i Pekinit.

Iniciativa “Një Brez Një Rrugë” shpesh ka përfshirë marrëveshje dypalëshe financimi mes bankave kineze dhe vendeve në zhvillim, me vetë projektet e infrastrukturës që shërbejnë si kolateral për kreditë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere që veprojnë në demokraci me kufij të qartë mes shtetit dhe bizneseve private, nuk do të jenë në gjendje të orientojnë fondet me atë lloj preçizioni.

Projektit B3W do t’i duhet të mobilizojë agjenci private dhe ndërqeveritare, ndoshta përmes programeve të garancive të huasë dhe masave të tjera të financimit që kërkojnë shumë më tepër për sa i përket transparencës dhe shmangies së riskut, sesa ka kërkuar Pekini.

Kompleksiteti mund të jetë një gjë e mirë

Liria e Pekinit për të vepruar siç e sheh të arsyeshme në arritjen e marrëveshjeve në kuadrin e iniciativës “Një brez një rrugë” nuk ka qenë gjithmonë e dobishme, qoftë për Kinën apo për vendet që supozohet se kanë përfituar nga programi.

Në një numër rastesh, vendet e kanë gjetur veten në pamundësi për të shlyer huatë që u ka dhënë Kina, duke krijuar shqetësime se statusi i Pekinit si kreditor i jep një influencë të pazakontë mbi vendimet e politikës së brendshme që mund të prekin firmat kineze.

Në raste të tjera, projektet janë ndërmarrë pa përfshirjen e komuniteteve që do të preken më shumë prej tyre. Disa, si një projekt në vazhdim për një port në Peru, kanë dëmtuar mjedisin lokal dhe kanë prishur jetesën e njerëzve të cilët supozohej se duhej të ishin përfituesit.

Projekte të tjera, si diga Coca Codo Sinclair në Ekuador, kanë shkaktuar turpërimin e të gjitha palëve të përfshira për shkak të planifikimit të dobët dhe ekzekutimit të dobët që bëri që projektet të mos përmbushnin premtimin e përfitimeve ekonomike që ishte arsyeja primare për ndërtimin e tyre.

Mundësia ekziston

Sipas zotit Farnsworth të Shoqërisë së Amerikave, “Partneriteti i Rindërtimit Më Mirë” ka të paktën shansin për të rikonfirmuar pozicionin e kombeve demokratike si alternativa më e mirë për zhvillimin e kombeve në të ardhmen.

Ai thotë se kjo do të jetë kështu nëse Presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë mund ta paraqesin si një përfitim strategjik për votuesit e tyre ndërmarrjen e një roli udhëheqës global ndërsa bota rimëkëmbet nga pandemia COVID-19, në vend që të lihet Kina të ndihmojë vendet në zhvillim që të marrin veten.

“Kjo nuk është vetëm një çështje financash, shlyerje borxhesh dhe gjëra të tilla, por ekziston një këndvështrim strategjik këtu – nëse Perëndimi do të mund të reagojë, apo nëse Kina do të mbetet huazuesi de facto i mundësisë së minutës së fundit”, tha zoti Farnsworth.

Diplomatët kinezë nuk i pranuan rezultatet e samitit G-7, me një zëdhënës nga ambasada kineze në Londër që tha për agjensinë e lajmeve Reuters se “ditët kur vendimet globale diktoheshin nga një grup i vogël vendesh kanë kaluar”, dhe shtoi se, “Ne gjithmonë besojmë se vendet, të mëdha apo të vogla, të forta ose të dobëta, të varfra ose të pasura, janë të barabarta dhe se çështjet botërore duhet të trajtohen përmes konsultimit me të gjitha vendet”.

LEXO TE PLOTE