LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate në mbledhjen e KAS për Gjirokastrën/ Braho: Jemi në kushtet e një vepre penale

18 Maj 2021, 09:26, Politikë CNA
Debate në mbledhjen e KAS për Gjirokastrën/ Braho: Jemi në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në lidhje me pretendimet e opozitës për shkelje në zgjedhjet, në qarkun e Gjirokastrës.

Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate mes anëtarëve të KAS.

Anëtari i KAS, Ledio Braho është shprehur se në dijeninë e tij jemi në kushtet e një vepre penale, ndërsa përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji, tha se nga shqyrtimi i raportit , konkluzioni është i paqartë dhe sipas tij ka mangësi.

?Në dijeninë time jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë. Administrata e KQZ-së duhet të procedojë nëse nuk ka proceduar ende?.-tha Braho.

Salianji gjithashtu kërkoi të jenë prezent në seancë kryekomisionesit, pra personat përgjegjës që kanë administruar raportin e PEI.

Nga ana tjetër, avokati i LSI theksoi se ?Ne e gjejmë shumë të qartë këtë tabelë, është sqaruar me hollësi që kanë qenë raste 73. 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa ose votim për 70 persona. Po ashtu është një listë emërore, rezulton të jetë vetëm inicialet e personit, datëlindja, nr. I votimit, dhe qarkut përkatës. Është shumë e qartë kjo gjë.?.

Ndsërsa Ivi Kaso deklaroi se ?Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj që të dhënat janë të qarta, ajo çka i mbetet këtij Komisioni të vlerësojë, është nëse kjo paligjshmëri është e tillë që të shkaktojë pavlefshmëri. Ndikon në ndarjen e mandateve? Duhet të përsëritet procesi në të gjithë zonën zgjedhore apo jo?

Si përfundim Braho kërkoi nga KQZ që të zbatojë detyrën për raste e komisionerëve apo administratës zgjedhore që është konstatuar në kushtet e votimit të dyfishtë.

Lajmet e fundit nga