Connect with Us

Debat mes Sul Starovës dhe Olsi Ramës në emision

Sport

Debat mes Sul Starovës dhe Olsi Ramës në emision

Publikuar

-

Problematika e gjykimit në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit ka qenë sot temë diskutimi në studion e “Skaner” ku janë “ballafaquar” drejtori teknik i durrsakëve, Sulejman Starova si dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar si të pazakontë caktimin e gjyqtarit Ferataj që nuk ishte një nga emrat kryesorë të arbitrimit në Shqipëri, nga kishte rrjedhur edhe paragjykimi për të e më pas edhe dyshimi duke parë disa statistika të ndeshjes.

“Përtej penalltisë e kartonëve të verdhë, ku është edhe një Brojës i paqenë, nëse flasim me statistika Teuta ka marrë 24 faulle dhe Partizani 10, në një ndeshje të luftuar, ndër të cilat tre janë vërshëllyer ku topi është nxjerrë jashtë apo ishte në vazhdimësi aksioni premtues për ne. Pra janë dhënë vetëm 7 faulle në një ndeshje të tillë e çdo kontrast shoqërohej me vërshëllimë në favor të Teutës”, tha Rama për gjyqtarin,

Ndërkohë, Starova insistoi se lista e gjyqtarëve të mundshëm ishte “holluar” për shkak të refuzimeve që kishin dy palët për gjyqtarë të veçantë. “Jorgji sa te ketë jetën nuk do të prekë bilbil me Teutën. Meta sa të ketë jetën gjithashtu. Daja kundërshtoi katër herë rresht Hamitin, iku edhe ai. Juxhin Xhaja ishte protagonist kundër Teutës në 2 ndeshje”, tha Starova.

“Atëherë paskan qenë me kërkesë të Teutës”, u kundërpërgjigj Rama. “Ne nuk kemi asnjë kundërshtim, thjesht kemi thënë se Hamiti na ka arbitruar disa ndeshje radhazi. Për Jorgjin e mësova sot, Xhajën nuk e dija. Meta edhe mund të ishte, por do të kishte konflikt interesi meqë e kemi dërguar në Prokurori, por nuk kemi bërë kundërshtim për të në Federatë”, tha drejtuesi i Partizanit.

Më pas, ky i fundit u ngacmua se kishte komunikuar me gjyqtarin në pushimin e ndeshjes dhe sipas Starovës, një nga drejtuesit e Teutës e kishte dëgjuar duke ofenduar e kërcënuar gjyqtarin. “Nuk mohoj asnjëherë gjërat që kam bërë, por nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse i kam kërkuar drejtësi. Ka ndodhur kur dola pas pushimit nga dhomat e zhveshjes dhe isha në tunel para se të ngjitesha lart. I kam thënë vetëm “Mbaje drejt”, pasi kam përgjegjësinë si drejtues i Partizanit që të mbroj djersën e mundin e skuadrës. Nëse të kërkosh drejtësi quhet t’i bësh presion…”, shpjegoi Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Llogaritë në grupin “e ferrit”, Gjermania e ka të ndaluar humbjen me Portugalinë

Publikuar

-

Nga

Situata në grupin e ferrit ne Europian eshte kjo sa i perket pikeve: Hungari (0) – Francë (3), Portugali (3), Gjermani (0). Të mërkurën mbyllet me Portugali-Francë dhe Gjermani-Hungari. Portugalia kualifikohet nëse mund Gjermaninë.

Kampionët në fuqi konfirmohen në 2 vendet e para nëse fitojnë dhe Hungaria nuk e mund Francën. Franca kualifikohet nëse mund Hungarinë. “Gjelat” konfirmohen në 2 vendet e para, nëse fitojnë dhe Gjermania nuk e mund Portugalinë.

Gjermania nuk mund të renditet më në 2 vendet e para po humbi përballë Portugalisë dhe Hungaria nuk mposht Francën. Hungaria nuk mund të renditet në 2 vendet e para nëse humbet me Francën dhe Gjermania nuk e thyen Portugalinë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skocia “kockë e fortë”, Anglia nuk shkon dot më shumë se barazimi

Publikuar

-

Nga

Derbi i Britanisë së Madhe, mes Anglisë dhe Skocisë nuk prodhon fitues dhe as gola. Edhe pse favoritë absolutë në letër, “Tre Luanët” e trajnerit Southgejt, nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë në përballjen e zhvilluar në “Uembli”, të vlefshme për Grupin D.

Edhe pse shumë larg shkëlqimit të pretenduar, me pikën e marrë ndaj Skocisë, Anglia përsëri ndodhet në pozita komode, teksa ka arritur të grumbullojë 4 pikë në 2 ndeshje dhe momentalisht renditet në vendin e dytë.

Për sa i përket ndeshjes, vlen të theksohet forma e dobët e Herri Kejn, si dhe shtylla e goditur nga Ston në pjesën e parë. Takimi ishte tepër i luftuar dhe me duele të shumta, kryesisht në mesfushë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memelli: Takaj më ka lënë dorë të lirë, ja si do jetë Skënderbeu i sezonit të ri

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu do të jetë një ekip kompetitiv dhe tejet i vështirë për t’u kaluar. Ky është zotimi i Migen Memellit në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. Numri një i pankinës bardhekuqe ka treguar arsyet e suksesit me të në pankinë, por edhe ambiciet për sezonin e ri.

Si është të drejtosh Skënderbeun?

Shumë komode, pasi shkalla e hierarkisë është mjaft e qartë dhe kjo ka rëndësi për çdo trajner. Që në momentin e parë që erdha këtu, por edhe nga sa kisha dëgjuar, te Skënderbeu punohet qetë. Askush nuk merr kompetenca që nuk i takojnë dhe është një klimë tejet paqësore ku presioni nuk ndihet fare.

Çfarë menduat kur Takaj ju telefonoi dhe ju bëri ofertën për të drejtuar Skënderbeun?

Ajo çka ishte e rëndësishme dhe nga shumë trajnerë të tjerë më parë që më kishin folur, janë kushtet e punës. Është një bashkëpunim me një president tejet pasionant si Ardjan Takaj. Futbolli është diçka që ai e njeh mirë dhe di të vlerësojë profesionistët. Të lë dorë të lirë dhe kjo për një trajner është maksimumi.

Në atë moment duhet të ishit shumë i guximshëm për të marrë përsipër mbijetesën e Skënderbeut. Çfarë ju bindi më tepër?

Klubi në tërësinë e vet ishte bindja ime e parë. E them këtë, pasi është një klub që ka dhënë prova se në anën profesionale merr notën 10. Së dyti, ishte përbërja e lojtarëve, ekipi ka pasur kualitet dhe këtë unë asnjëherë nuk e kam fshehur. Më pas puna e palodhshme që bëhet nga të gjithë komponentët e klubit dhe tifozëria e mrekullueshme.

Takaj ka deklaruar se ia gjetët çelësin Skënderbeut. Cili ishte sekreti që ekipi mbijetoi?

Puna. Unë e kam thënë edhe më parë në një intervistë tjetër për gazetën tuaj. Është puna e mirë që ka bërë gjithsecili, por edhe serioziteti i përbashkët i të gjithëve.

Ndryshimi i skemës a mund të themi se ndikoi direkt në psikologjinë e ekipit?

Skema është ajo që një trajner duhet ta përshtasë në varësi të lojtarëve. U munduam të luanim më hermetikë, duke parë edhe cilësitë që kishim në ekip. Zgjodhëm atë rreshtim, sepse na përshtatej më shumë. Më pas gjithçka erdhi në ngritje.

Çfarë prisni tani pas rinovimit, si do të jetë Skënderbeu i ri?

Ajo çka pres është që ne, dhe këtë e them me bindje, do të jemi një skuadër jashtëzakonisht kompetitive, që do të thotë serioze, e guximshme dhe do të bëhet një punë e mirë në terren.

Synimi konkret cili do të jetë?

Nuk mund të flasim për synime, pasi nuk është një parim i punës sonë. Ne do të ndërtojmë ekipin dhe për këtë të jeni të bindur që do të jetë një ekip rivalizues me çdokënd. Por, për momentin nuk mund të themi asnjë emër pasi duam që të respektojmë lojtarin dhe klubin. Jemi seriozë dhe vetëm kur të zyrtarizohen do të themi emrat. Do të tregohemi të kujdesshëm.

Largimet dhe afrimet zyrtare deri më tani cilat janë?

Dajsinani dhe Taipi, i cili ka shfaqur dëshirën e tij për të ikur dhe Mara që është në pikëpyetje.

Për cilin nga lojtarët keni vendosur veton dhe kërkoni të qëndrojë patjetër në ekip?

Të gjithë futbollistët që kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivit për Skënderbeun për mua kanë qenë të rëndësishëm dhe mbeten të tillë. Nuk mund të veçoj askënd.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Duka flet për Europianin: Shqipëria ka mbrojtje në nivel me Italinë, luks për ne të merrnim Mançinin

Armand Duka ka qenë i ftuar për një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Euromania” në “Neës 24”. Presidenti i FSHF-së ka dhënë mendimet...

Prezantohet Bledi Shkëmbi: Ja objektivi i Dinamos

Dinamo ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të ekipit, Bledi Shkëmbi. Tekniku korçar në konferencë për shtyp, ka theksuar se Dinamo do të...