Connect with Us

400 kg kokainë/ Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

Kronika

400 kg kokainë/ Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

Publikuar

-

Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar tek ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Hajdarmataj, tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.

“Unë them që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.

Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.

Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 85 mijë paund në Portin e Durrësit/ Ndalohet një person

Publikuar

-

Nga

85 mijë paundë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Mësohet se 85 mijë paundët janë gjetur në një mjet, i cili ishte bllokuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë është ndaluar edhe një person.

Kujtojmë këtu se dje, në Portin e Durrësit u kap edhe një sasi prej 324 kg kokainë që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë

Publikuar

-

Nga

Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.

Mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Ukës.

Uka ka bërë me dije se automjeti është përfshirë në flakë për shkak të një defekti elektrik.

Zjarrfikesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane bere të mundur shurjen e flakëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunë, drogë dhe alkool/ Policia aksion kundër të ‘fortëve’, 10 të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Dhunë, drogë dhe alkool/ Polica aksion kundër të ‘fortëve’, 10 të arrestuar

10 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, si drogë, dhunë dhe alkool.

Mes të arrestuarve është edhe një 25-vjeçar, i cili ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

LEXO EDHE:  Shenjat e ujit/ Pika më e fortë dhe e dobët e Gaforres, Akrepit dhe Peshqve

LEXO EDHE:  Peshqit e rrezikshëm të ujërave të ëmbla

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXO TE PLOTE