Connect with Us

Vrasja e 33 vjeçarit në Shkodër/ Policia jep njoftimin zyrtar

Aktualitet

Vrasja e 33 vjeçarit në Shkodër/ Policia jep njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Policia e shtetit ka reaguar për trupin e pa jetë të Endrit Mustafës në Shkodër. Sipas policisë, 33 vjeçari është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri.

Ndër të tjera policia njofton se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarejs.

 Njoftimi i policisë

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Plagosja me armë në Kinostudio/Reagon policia

Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ngacmoi seksualisht tre të mitura/ 61 vjeçari humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Publikuar

-

Nga

Seanca gjyqësore ndaj 61 vjeçarit, Vasil Mulla, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me tre minorene,  është shtyrë.

Shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi ka humbur ndjenjat, në sallën e gjyqit në Gjirokastër.

Mullaj u arrestua para 2 ditësh, ndërsa sot do të njihej me masën e sigurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD mbledh Kryesinë/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Publikuar

-

Nga

PD mbledh Kuvendin/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Partia Demokratike, ka mbledhur sot Kryesinë, ndërsa në datë 17 Korrik do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë, hapi i radhës është mbledhja e Kuvendit Kombëtar që në rendin e ditës ka tre pika, që pritet që të miratohen nga Kryesia ditën e sotme.

E para do të jetë, sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 Prill.

E dyta ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar, që do të thotë largim edhe i kreut te ketij institucioni, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani ka pasur qëndrime mjaft kritike ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

VENDIMI I KRYESISE

1. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
2. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ringritja e PD/ Kadilli zbardh propozimin, për një parti të pastër dhe të hapur

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli ka treguar kërkesën që do të shtrojë në mbledhjen e Kryesisë së PD, që do të mbahet pas pak.

Ai ka thënë se do të kërkojë që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.

“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastë, të hapur, të bashkuar dhe fituese! “, ka thënë Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE