Connect with Us

Vodhi një lokal në fshatin Çermë/ Arrestohet 42-vjeçari

Aktualitet

Vodhi një lokal në fshatin Çermë/ Arrestohet 42-vjeçari

Publikuar

-

U gjet me armë me vete/ Policia arreston 27 vjeçarin

Policia e Divjakës ka arrestuar 42 vjeçarin i cili grabiti një lokal në fshatin Çermë. Dyshohet se shtetasi me inicialet J.S. është autori i dy grabitjeve të tjera të ndodhura në këtë fshat.

Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

LEXO EDHE:  I jepte motorit në gjendje të dehur/ Arrestohet 35-vjeçari

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

CDU/CSU: “Program për stabilitetin dhe rigjenerimin”

Publikuar

-

Nga

Një program pas epokës së Merkelit: Gati 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, partitë qeverisëse aktuale, CDU/CSU paraqitën programin zgjedhor mes ndryshimit dhe vazhdimësisë.

“Gjermania është një shtet i fuqishëm.” Me këto fjalë hapet programi i përbashkët zgjedhor i partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Në titull flitet për “programin e stabilitetit dhe rigjenerimit”. Markus Söder, kreu i CSU u shpreh, se “ky nuk është çfarëdolloj programi, por program për qeverisje”. Söder dhe kreu i CDU-së, Armin Laschet, të cilët u grindën ashpër me javë për kandidaturën për kancelar, e paraqitën në harmoni programin në Berlin të hënën (21.06). Madje disa herë Markus Söder e lëvdoi Armin Laschet.

Pas Merkelit

Bëhet fjalë për një program pas epokës së kancelares Merkel. Kryetarja për vite me radhë e CDU-së, që pas 16 vitesh largohet nga parlamenti, përmendet në këtë program me emër, por kur përmendet historia. “Me europianë të bindur si Konrad Adenauar, Helmu Kohl, Franz-Josef Strauß, Theo Waigel dhe Angela Merkel ne kemi formësuar bashkimin europian.”

Në 139 faqe partitë konservatore theksojnë vazhdimësinë e politikës së deritanishme, por edhe ndryshimet. Ato nuk duan rritje tatimesh, parashikojnë madje lehtësime për qytetarët. Kreu i CDU-së Armin Laschet u shpreh, se njerëzit presin një “hov modernizimi për Gjermaninë”. “Ne duam të jemi liderë në drejtim të teknologjive të reja.” Pikërisht këtij hovi duan t’i japin formë partitë e Unionit.

Digjitalizimi – Nocioni që bie në sy

Për të kuptuar prioritetet e programit të ndihmon kërkimi me nocione të ndryshme; kështu psh. nocioni “digjital” shfaqet në kontekste të ndryshme 196 herë, deri në “Ministrinë e Digjitalizimit” të përmendur dy herë. Nocioni “modern” shfaqet 112 herë në program, ai “social” 94 herë, “me drejtësi” 34 herë.

Më shumë punë dhe ekonomi se klima dhe familje

Përmes kësaj forme kërkimi mund të kuptosh, se tema e klimës nuk është dominuese. Më shpesh se nocioni “klimë” 91 herë, gjenden nocione të tjera si, “puna” 262 herë apo “ekonomia” 201 herë, “Europa” gjendet 138 herë, e më pak nocioni “familje”, 70 herë.

Unioni pranon objektivin final: Gjermania duhet të bëhet vend neutral në drejtim të klimës deri në vitin 2045. CDU/CSU dëshirojnë të zgjerojnë tregtimin e certifikatave të emetimit të CO2-it, por në program nuk përmendet ndonjë çmim konkret për certifikata të tilla. Laschet bëri fjalë për “mbrojtjen konsekuente të klimës me fuqi ekonomike dhe siguri sociale.”

Një e pesta e programit i kushtohet aspekteve të politikës së jashtme, globalisht e në nivel europian. Duke iu referuar Kinës dhe rreziqeve për të drejtën ndërkombëtare bëhet fjalë për “ndërrim epokash në nivel botëror”. Partitë CDU/CSU duan një “arkitekturë sigurie” strategjike të koordinuar më mirë dhe “aleancë të demokracive”. Ndër të tjera flitet edhe për partneritetin transatlantik dhe zgjerimin e ndjeshëm të shkëmbimit me SHBA në “nivel shoqëror”, për NATO-n si “bashkësi vlerash dhe aleancë të sigurisë”, për lidhjen me Izraelin.

Më shumë Europë

Duke iu referuar Europës, Unioni CDU/CSU kërkon “më shumë Europë në politikën botërore” dhe përmend edhe njeherë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurmit të OKB. Edhe në shtjellimet për çështjen e Europës përmendet tema e klimës dhe qëndrueshmëria, por ky është një aspekt ndër mjaft të tjerë. Më me hollësi në rubrikën Europë flitet për temën e migracionit, ku kërkohet që ai të kontrollohet me “efektivitet” si edhe  reformim i thellë i politikës së azilit dhe refugjatëve.

 Pak Bavari për Bavarezët

Si në programet e mëparshme elektorale, edhe në këtë program, partia e vogël CSU, në fakt një parti rajonale bavareze dëshiron të miratojë krahas programit të Unionit edhe një “plan të Bavarisë”. Por këtu nuk bëhet fjalë për “kundërshti”, tha Söder, por për “përthellime” dhe “shtojca”. CSU në temën tradicionale të pensionit për nënat kërkon të shkojë më larg se CDU, marrjen në konsideratë edhe të fëmijëve të lindur para vitit 1992. Përfaqësuesit kryesorë të CDU/CSU në prezantimin e programit ishin luftarakë. “Ne do ta tundim Gjermaninë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Markus Blume. Kurse kreu i CSU, Markus Söder bëri të qartë, se kundër cilës parti drejtohet fjala e tij. “Gjermanët nuk u besojnë Të Gjelbërve postin e kancelarit”, tha ai. Të Gjelbrit kanë “shumë ide, por pak përvojë.”/DW

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koreja e Veriut me mesazhe të përziera për bisedimet me Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Koreja e Veriut minimizoi të martën mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi që udhëheqësi i saj Kim Jong Un, la të nënkuptohet një mundësi e tillë.

Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara duket të kenë pritje “të gabuara” lidhur me komentet e fundit të vëllait të saj.

“Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e interpretojnë situatën në një mënyrë të tillë që të kërkojnë ngushëllim për vete. Pritja, të cilën ata zgjodhën të krijojnë në mënyrë të gabuar, do t’i zhysë ata në një zhgënjim më të madh”, tha aji në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Shtetërore Koreane e Lajmeve.

Në një takim të partisë javën e kaluar në Phenian, Kim Jong Un tha se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur për të “bisedimet dhe përballjen”.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, i tha të dielën programit të lajmeve të rrjetit televiziv ABC “This Week”, se komentet e Kimit ishin një “sinjal interesant” por ai donte shenja më të qarta nga Pheniani. Ai përsëriti gjithashtu se Uashingtoni dëshiron të rifillojë negociatat e drejtpërdrejta për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përfundoi rishikimin e politikës ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar, duke thënë se ishte e hapur për bisedime, por këmbëngulë që Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga armët bërthamore.

Gjatë një vizite këtë javë në Seul, Sung Kim, i dërguari amerikan për Korenë e Veriut, tha se ai shpreson që Koreja e Veriut të përgjigjet pozitivisht për t’u takuar “në çdo kohë, kudo dhe pa parakushte”.

I dërguari amerikan po takohet këtë javë me homologët e tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të portretizuar një qëndrim të bashkuar mbi çështjen e Koresë së Veriut.

Pavarësisht nga vrulli i aktivitetit diplomatik, deklarata e Kim Yo Jong lë të kuptohet se ka pasur pak përparim në rinisjen e bisedimeve, thonë disa analistë.

“Ne kemi qenë duke pritur për sinjalet vijuese nga Pheniani pas deklaratave të fundit të Kim Jong Unit për të ndihmuar në sqarimin e asaj çfarë është thënë. Deklarata e Kim Yo Jong fillon ta bëjë këtë. Ndërsa ajo nuk e mbyll plotësisht idenë se diplomacia mund të rifillojë, ajo duket se sugjeron se nuk ka gjasa tani për tani”, tha Jenny Town, një specialist për Korenë në Qendrën Stimson me seli në Uashington.

LEXO EDHE:  Kërcënuan katër përsona me armë zjarri/ Pranga të rinjëve

LEXO EDHE:  I jepte motorit në gjendje të dehur/ Arrestohet 35-vjeçari

Koreja e Veriut ka bojkotuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019. Në një takim me Kim Jong Unin në shkurt të atij viti, ish presidenti Donald Trump refuzoi një ofertë sipas së cilës Pheniani do të shpërbënte një kompleks bërthamor të rëndësishëm në këmbim të heqjes së shumicës së sanksioneve nga Uashingtoni.

Që atëherë, pandemia e koronavirusit përmbysi gjithçka. Koreja e Veriut hyri në një bllokadë të rëndë në janar të vitit 2020, duke ndërprerë pothuajse të gjitha kontaktet me botën e jashtme dhe madje duke ndaluar tregtinë me Kinën.

Në një takim me udhëheqësit e lartë, Kim Jong Un javën e kaluar zyrtarisht pranoi se vendi i tij po përballet me një situatë ushqimore “të tensionuar”.

Disa raporte të mediave të huaja, duke cituar burime brenda Koresë së Veriut, flasin për rritje masive të çmimeve dhe mungesa të ushqimit. Sidoqoftë, konfirmimi i rrëfimeve të tilla është i vështirë pasi që shumica e të huajve, përfshirë punëtorët e ndihmës dhe diplomatët, janë larguar nga vendi gjatë pandemisë.

“Kim ndjen nevojën për të trajtuar vuajtjet e brendshme duke thirrur mbledhje të profilit të lartë të qeverisë më shpesh sesa babai dhe gjyshi i tij. Këto takime janë kryesisht teatër politik për të mbuluar dështimet e planifikimit ekonomik dhe kontrollin shtypës shoqëror”, tha Leif-Eric Easley, profesor në Universitetin Ewha në Seul.

Koreja e Veriut këmbëngul para botës së jashtme se nuk ka gjetur raste të të prekurve nga koronavirusi brenda kufijve të saj – një pohim pothuajse i pamundur që është diskutuar gjerësisht nga ekspertët. Një shpërthim i madh i pandemisë mund të jetë shkatërrues për Korenë e Veriut, një vend i varfër që nuk ka infrastrukturë të përshtatshme shëndetësore dhe furnizime mjekësore./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjen “Mbretëresha”/ Gjigantët e botës bëjnë “lufte” në Mesdhe

Publikuar

-

Nga

Një numër i madh anijesh dhe avionësh të SHBA-ve dhe Britanisë së Masdhe kryen manovra ushtarake gjatë ditëve të fundit përballë ujërave siriane duke shqetësuar jo pak aviacionin rus.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tensioni është i lartë në këtë rajon të Mesdheut ku tashmë gjenden të dislokuara një numër i madh anijesh dhe avionësh nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.-raporton abc.

Madje, sa i përket britanikëve, pak orë më parë kaloi nëpër Gjibraltar edhe aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elisabeth”, fjala më e fundit e teknologjisë, e cila mban avionët e famshëm F-35.

LEXO EDHE:  Grabitet pika e dhënies së kredive në Durrës/ Roja lajmëron policinë pas 40 minutash

LEXO EDHE:  Zbulohen amendamentet/ Konsensusi PS-LSI ndikoi në ndryshimin e procedurave të Vettingut

Gjatë stërvitjeve të amerikanëve dhe britanikëve, në ajër janë ngritur edhe disa avionë rusë nga baza e tyre në Sirinë veriore duke ndjekur veprimet e aleatëve të NATO-s.

Më herët, Rusia kishte dërguar disa bombardues bërthamorë në Siri, një veprim ky që u lexua si tregim force që Putin i bën administratës Biden sa i përket prezencës në Mesdhe.

LEXO TE PLOTE