Connect with Us

VIDEO/ Lojtarët e Partizanit festojnë, Stivi Frashëri shpërthen në lot. Shikoni çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes në “Niko Dovana”

Sport

VIDEO/ Lojtarët e Partizanit festojnë, Stivi Frashëri shpërthen në lot. Shikoni çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes në “Niko Dovana”

Publikuar

-

Partizani mposhti rivalin direkt për titull, Teutën dhe afrohet kështu akoma më shumë me titullin kampion.

Ishte Erald Çinari që vendosi ndeshjen, me golin e tij, i cili e dërgoi topin në rrjetë me kokë, pas një dalje të gabuar të Stivi Frashërit.

Pikërisht ky i fundit pas fishkëllimës së gjyqtarit në fund të 90 minutave, ka shpërthyer në lot, pasi ndihej fajtor për golin e pësuar. Ndërkohë krejt ndryshe ishte situata në kampion tjetër atë të Partizanit, ku lojtarët e kuq, festonin me të madhe fitoren e arritur.

PANORAMASPORT.AL

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Brazili i pandalshëm në Kupën e Amerikës, shkatërron Perunë

Publikuar

-

Nga

Brazili ka marrë një fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Perusë në kuadër Grupit B në Copa Amercia.

‘Selecao’ ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në Copa America, ku edhe kësaj radhe përveç golave të shumtë, mbajti edhe portën e paprekur.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por golin e gjeti vetëm Brazili. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte mbrojtësi Alex Sandro, i cili shënoi për 1-0 pas asistit të Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë, Brazili ishte dominues, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar edhe tri gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 68-të me anë të Neymar, i cili shënoi për 2-0 pas asistimit Fred.

Në fund, Selecao shënoi dy gola, ku fillimisht ishte Everton Riberto (89’) që tundi rrjetën për 3-0, ndërsa Richarlison (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore, Brazili e sheh veten në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Peruja e fundit pa pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Selecao luan me Kolumbinë me 24 qershor, ndërsa Peruja me Kolumbinë me 21 qershor.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tre sfidat e radhës, ja ekipet që luajnë sot në Euro 2020

Publikuar

-

Nga

Sot është radha e tre sfidave të tjera në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020.

Në fushë sot zbresin Suedia, Kroacia dhe Anglia, të cilat sfidojnë respektivisht Sllovakinë, Cekine dhe Skocine.

Ja kur luhen sfidat:

15:00 Suedi-Sllovaki
18:00 Kroaci-Ceki
21::00 Angli-Skoci

LEXO TE PLOTE

Sport

Operohet me sukses Kristian Eriksen, sot del nga spitali

Publikuar

-

Nga

Christian Eriksen ka përfunduar operacionin me sukses. Doktorët i kishin sugjeruar danezit që të implantojnë një defibrilator tek zemra e tij pasi në rast që një arrest kardiad do të ndodh në të ardhmen, pajisja do të reagojë menjëherë për ta rikthyer zemrën e tij në funskion.

Sipas La Gazzetta dello Sport, një kontroll tjetër do të bëhet pas katër apo pesë javësh në Milano.

Gazeta zbulon se Erikseni do të rikthehet në shtëpinë e tij në Kopenhagë sot. Eriksen kishte ndjekur nga spitali ndeshjen ndaj Belgjikës ku në grupin e Whats App iu kishte thënë bashkëlojtarëve që: “Keni qenë të mrekullueshëm”.

LEXO TE PLOTE