Connect with Us

VIDEO/ 8 gola në pesë ndeshje! Partizani, Laçi dhe Vllaznia fitore të arta. Kukësi e Skënderbeu nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Sport

VIDEO/ 8 gola në pesë ndeshje! Partizani, Laçi dhe Vllaznia fitore të arta. Kukësi e Skënderbeu nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Janë mbyllur 5 ndeshjet  javës së 34-t në Kategorinë Superiore, ku nuk munguan sfidat spektakolare.

Partizani triumfoi ndaj Teutës në Durrës, duke marrë kështu kreun e renditjes, në kuotë të barabartë pikësh me skuadrën e Martinit.

Laçi triumfoi ndaj Tiranës, duke nxjerrë këta të fundit nga gara për Europë dhe duke i bërë presion kreut të renditjes. Vllaznia ka mposhtur minimalisht Kastriotin, duke u ngjitur në renditje dhe shikojnë kreun 2 pikë larg.

REZULTATET: 

TEUTA-PARTIZANI 0-1

Çinari 25′

VLLAZNIA-KASTRIOTI 1-0

Dilaver 78′ 

TIRANA-LAÇI 0-1

Mazrekaj 66′ 

SKËNDERBEU-APOLONIA  2-0

Meksi 26′, Pusi 30′

KUKËSI-BYLIS  2-1

Eze 67′ Limaj 90’/ Ntephe 14′ 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ Partizani prezanton një tjetër futbollist të Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Dajan Shehi ka firmosur me Partizanin për dy vite me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Lajmi është konfirmuar nga të kuqtë në kanalet e komunikimit, teksa “rrëmbejnë” kështu lojtarin e dytë nga Vllaznia pas Herald Markut.

Mbrojtësi 24 vjeçar për dy vit ka qenë pjesë e Vllaznisë, teksa u aktivizua 34 herë sezonin që lamë pas. Lojtari është vendosur në dispozicion të trajnerit Daja në Ohër, aty ku “Demat” po zhvillojnë fazën përgatitore.

Njoftimi:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Dajan Shehin. Mbrojtësi 24 vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Shehi i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe menjëherë është vënë në urdhrat e traineri Ilir Daja në Ohër.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi dhe Italia në zi, ndahet nga jeta legjenda Boniperti

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës, Italia ka marrë lajmin e keq se është ndarë nga jeta legjenda, Xhampiero Boniperti si pasojë e një insufiçience kardiake.

Në muajin korrik, Boniperti do të mbushte plot 93 vjeç, por që për fat të keq nuk ia doli. boniperti është një emër i rëndësishëm për Italinë, por veçanërisht për Juventusin. Ai ka qenë një futbollist i bardhezinjve dhe më pas si drejtues.

Ndërkohë, Boniperti ka mbajtur edhe titullin e presidentit të Nderit. Lajmi për ndarjen nga jeta e Bonipertit është dhënë nga familja e tij dhe ka sjellë reagime të shumta nga njerëzit e sportit në Itali.

LEXO TE PLOTE

Sport

Derbi në merkato, Partizani kërkon t’i rrëmbejë futbollistin Tiranës

Publikuar

-

Nga

Pas zyrtarizimit të Emiliano Mustës dhe Herald Markut, Partizani është gati për të bërë prezantimin e radhës. Edhe pse jo ende zyrtare, të kuqtë kanë arritur akordin me qendërmbrojtësin e njohur. Sakaq në mediet e shkruara bëhet me dije se Partizani është futur vrullshëm edhe për Redon Xhixhën.

Sulmuesi kurbinas kishte arritur akordin me Tiranën, por tarifa e formimit që duhet paguar në klubin e Laçit, duket se ka tërhequr 25-herë kampionët e Shqipërisë. Edhe Marku ishte në planet e bardhebluve, por në fund ishte Partizani që nënshkroi me mesfushorin shkodran. Zhvillime të reja priten në vazhdim sa i përket të ardhmes së 16-herë kampionëve të vendit.

LEXO TE PLOTE