Connect with Us

Ulja e infektimeve/ Spitali Covid 2 drejt mbylljes

Shëndeti

Ulja e infektimeve/ Spitali Covid 2 drejt mbylljes

Publikuar

-

Ulja e infektimeve/ Spitali Covid 2 drejt mbylljes

Duket se situata nga Covid në vendin tonë po vjen drejt përmirësimit.

Prej disa javësh, numri i infektimeve dhe viktimave ka qenë shumë i ulët, çka tregon se po shkohet drejt imunizsimit të tufës.

Në kulmin e pandemisë, u hapën katër spitale Covid, përpos atyre rajonal. Por me përmirësimin e situatës dhe me uljen e shtrimeve këto spitale po shkojnë drejt mbylljes.

Pas Covid 3, edhe spitali i Sanatoriumit po shkon drejt mbylljes si spital COVID, sipas News24.

Në tre ditët e fundit spitali COVID 2, ka pritur vetëm një urgjencë nga rrethet, ndërsa numri i të shtruarve është reduktuar në 25. Burime nga ky spital pohojnë se sanatoriumi po shkon drejt mbylljes si spital COVID.

Pacientët me covid 19 janë grupuar në dy pavione të katit të tretë ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po deziinfektohen. Të njëjtat burime pohojnë prej disa ditësh reanimacioni i covid 2 po punon me gjysmë kapaciteti, ku nga 10 shtretër 5 janë me pacient në gjendje tepër të rëndë, njëri prej tyre i intubuar.

Por ulja e shtrimeve në sanatorium nuk po ndikon aspak në uljen e vdekshmërisë në mesin e personave të shtruar ku në 24 orët e fundit mësohet se kanë humbur jetën 2 pacientë. Mjekë të spitalit pohojnë jashtë kameras se vdekshmëria e lartë është pasojë e keqëmjekimit fillestar të pacientëve në banesë si dhe e kohe qëndrimit të gjatë në shtëpi dhe më pas në spitalet bashkiake dhe rajonale derisa rastet referohen në spitalet terciare 3 javë pas infektimit kur komplikacionet në mushkri ndodhen në fazën terminale.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Epidemiologia: Nëse bie numri i infektimeve për dy javë do hapen universitetet

E ndërsa spitali i Sanatorimit vijon të mbajë statusin covid 2 për vetëm 25 të shtruar, nga 250 shtretër që ka ky spital, me mijëra të sëmurë kronik që vuajnë nga patologji të shumta në mushkri kanë një vit që kanë mbetur pa një spital të dedikuar dhe I falen rreth 30 shtretërve të huazuar në ish godinën e vjetër të kirurgjisë në QSUT ku shërben një nga tre klinikat pneumologjike të transferuara nga sanatoriumi.

Nga ana tjetër spitali i parë covid, infektivi, numëron rreth 20 të shtruar nga 120 shtretër kapaciteti, dhe mesatarisht 3 urgjenca ditore nga rrethet e jugut dhe kryeqyteti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë”/ Manastirliu mirënjohje SHBA

Publikuar

-

Nga

“1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë”/ Manastirliu mirënjohje SHBA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohjen ndaj SHBA për dhurimin e 1 milion dollar pajisje mjekësore për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Manastirliu shprehet se SHBA na është gjendur në krah në momentet më të vështira të kësaj pandemie.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Me Ambasadoren Yuri Kim, për një tjetër mbështetje të vyer e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, për forcimin e kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë.

#Mirënjohje partnerëve dhe miqve tanë që na janë gjendur krah në momentet më të vështira të kësaj pandemie dhe vijojnë të jenë pranë nesh, me mbështetje dhe inkurajim të pakursyer./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jetë nga Covid, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ 14 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Situata e COVID 19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

LEXO EDHE:  “Çmenduria e orës 11”/ Vasili paralajmëron Ramën: Do ketë pasoja tronditëse
LEXO EDHE:  Pas 41 vitesh punë/ Kriza e Covid-19 mbyll hotel “Tirana International”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,962

Testime totale 765,938
Raste pozitive 132,476
Raste të shëruara 129,888
Raste Aktive 134
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Udhëtime me kushte për shqiptarët/ Alimehmeti: Arsye diplomatike, jo epidemiologjike

Publikuar

-

Nga

Udhëtim me kushte për shqiptarët/ Alimehmeti: Arsye diplomatike, jo epidemiologjike

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë e cila duhet se po shkon drejt fundit.

Në një prononcim për ABC neës, u shpreh se arsyet që shumë shtete vijojnë ti kërkojnë testin negativ apo  dokumentin e vaksinimit shqiptarëve që udhëtojnë, janë më shumë diplomatike se sa epidemiologjike.

“Këto janë edhe diskutime të marrëdhënieve me jashtë, incidenca javore ka shkuar 4.6, Greqia e ka 182. Pra kemi diferencë të stërmadhe,” shprehet mjeku.

Përmirësimi  sipas mjekëve vjen për shkak të motit, imunizimit natyral dhe atij përmes vaksinimit. Madje personat që e kanë kaluar koronvirusin referuar studimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë të nevojshme vaksinën anti-Covid.

LEXO EDHE:  Dalin nga spitali 10 pacientët e shëruar nga COVID-19/ Manastirliu: Kujdes! Jemi ende në fillimet e luftës

LEXO EDHE:  “Në 50 vite s’kisha qëndruar aq shumë me gruan“/ Bujar Kapexhiu tregon luftën me COVID dhe frikën e përjetuar

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti i cili dhe më herët është shprehur se imuniteti natyral zgjat me vite ka ardhur  koha  për rishikimin e protokolleve të vaksinimit.

Të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin sipas mjekut Alimehmeti janë të mbrojtur dhe ndaj varianteve të reja të  Covid 19, qoftë dhe atij Indian me transmetueshmëri të lartë, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE